Petkoviq: Situata në Hoçë të Madhe ende e tensionuar, Kurti kërkon incidente

Petar Petković
Burim: Kosovo Online

Drejtori i Zyrës për Kosovë e Metohi, Petar Petkoviq, ka bërë të ditur se situata në Hoçë të Madhe është ende e tensionuar dhe se ROSU vjen në një orë me një cisternë për të kapur 42 mijë litra verë.

Petkoviq ka theksuar në Twitter se është e qartë se Kurti dëshiron incidente.

“Situata në Hoçë të Madhe është ende e tensionuar! Telefonova pronarin e vreshtit, Petroviqin, i cili më njoftoi se në një orë ROSU vjen me një cisternë për të sekuestruar 42 mijë litra verë! Policia e Kurtit nuk ka dashur zgjidhje paqësore me pronari edhe sot në mëngjes. Është e qartë se Kurti kërkon incidente”, ka thënë ai.