Petkoviq: Sveçla i vizaton shënjestrën në lule të ballit Rakiqit, mos luani me popullin serb në Kosovë e Metohi
Burim: Kancelarija za KiM
Drejtori i Zyrës për Kosovë dhe Metohi, Petar Petkoviq, tha se pasi kryeministri i Kosovës Albin Kurti bëri thirrje për vrasjen e serbëve, ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla vazhdoi me kërcënimet brutale.
Përmes një postimi në Twitter, Petkoviq ka vlerësuar se kërcënimet ndaj ministrit Xhelal Sveçla ishin brutale dhe se me deklaratën e tij ai “viaztoi shënjestrën” në lule të ballit i Goran Rakiqit, kryetarit të Listës Serbe.
“Pas thirrjes së Kurtit për të vrarë serbët, Xhelal Sveçla vazhdoi sonte kërcënimet e tij brutale, i cili i ka vizatuar shënjestrën në lule të ballit i Goran Rakiqit. Këto kërcënime janë më seriozet, sepse Sveçla drejton drejtpërdrejt forcat speciale të Kurtit me armë tytëgjata”, tha Petkoviq.
Petkoviq u tha atyre që të mos luajnë me jetët e popullit serb në Kosovë.
komentet