Blinken: Dialogu rruga e vetme, dëshirojmë të zbatohen të gjitha marrëveshjet

Entoni Blinken
Burim: Kosovo Online

Sekretari amerikan i shtetit Entoni Blinken ka theksuar sot në Vjenë se SHBA mbështesin procesin e normalizimit të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Sërbisë dhe tha se të gjitha marrëveshjet prej dialogut duhet të zbatohen.

"Mbështesim përmirësimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Sërbisë. Dialogu nën ndërmjetësimin e BE është e vetmja rrugë e besueshme për përparim në këtë proces. Dëshirojmë të shikojmë vullnet të mirë dhe qasje konstruktive tek të dy palët", ka thënë Blinken në konferencën e përbashkët për shtyp me kolegun austriak Aleksandër Shalenberg. Ai tha se të dy palët duhet të shmangin tensionet, rrisin transparencën dhe bashkëpunimin me partnerët ndërkombëtarë.

"Të gjitha marrëveshjet prej dialogut duhet të zbatohen", ka thënë Blinken.

Ky i fundit tha se SHBA bashkëpunon me Austrinë përsa i përket Ballkanit Perëndimor dhe falenderoi angazhimin e Vjenës e veçanërisht të Shalenbergut në mundësitë stabilizuese në rajon.

"Ballkani Perëndimor është diçka çka është e afërt në zemrën tonë, veçanërisht të presidentit të SHBA Xhozef Bajden. Presidenti dhe unë ashtu si dhe bota në vitet ’90 kemi qenë të fokusuar në Ballkan, në Bosnjë-Hercegovinë e Kosovë. Ajo çka nuk na duhet e veçanërisht dhe qytetarëve të rajonit, është kthim tek e kaluara, që të kthehemi tek vitet ‘90", ka thënë Blinken.

Ky i fundit tha se falë lidershipit të Austrisë rajoni ka përparuar në drejtim të integrimit europian.

Ai theksoi se SHBA mbështet Ballkanin Perëndimor të paqtë, progresues e demokratik të integruar në BE.

Si rjedhojë e kësaj, shtoi ai, SHBA mbështesin rekomandimet për çeljen e negociatave për anëtarësi në BE të B&H.

"Inkurajojmë liderët e B&H të kapërcejnë ndasitë dhe zbatuar reformat që të çojnë në rrugën drejt BE", ka thënë Blinken.

Ky i fundit shtoi se SHBA bashkëpunon me Austrinë me dëshirën që të dëgjohet fort zëri i brezit të ri në Ballkan.

"Duam të sigurojmë që zëri i brezave të rinj në Ballkan të dëgjohet pasi ky është zëri për paqe, siguri ndërsa do të thotë se është për rrugën drejt BE", ka theksuar Blinken.

Shalenberg tha se me Blinkenin bisedoi dhe për fqinjët e Austrisë çka është Ballkani Perëndimor.

"Në kohën kur shpërthen zjarri në Europë, na duhet të sigurohemi të kemi fqinjësi të hapur. Ose do të eksportojmë modelin tonë të jetës, ose do të rrezikojmë me destabilitet dhe pasiguri me fqinjët", ka paralajmëruar Shalenberg.

Ky i fundit ka thënë se Austria pajtohet për çeljen e negociatave për anëtarësim të B&H dhe nënvizoi se Vjena përherë mbështet integrimin europian të Ballkanit Perëndimor.

I pyetur për pozicionin neutral të Austrisë në këndvështrimin e vendimit të Finlandës dhe Suedisë që t’i bashkohen Nato-s, Shalenberg tha se historia dhe pozicioni gjeografik i këtyre vendeve është i ndryshëm.

"Neutraliteti ynë është veçse ushtarak dhe kjo jo për vlerat dhe principet. Nuk jemi neutral ndaj vendeve që shkelin Kartën e KB dhe principeet e të drejtës ndërkombëtare", shtoi ai. Shalenberg vuri në dukje se Austria në vitin 1956 pas shpalljes së neutralitetit, u bashkua në denoncimin e hyrjes së tankeve ruse në Budapest.

"Ligjet ndërkombëtare nuk janë vetëm dokument, por për ne përbëjnë edhe siguri ndaj është e domosdoshme që të respektohen të gjitha të rregullat ndërkombëtare", ka thënë ai.

Shalenberg tha se neutraliteti ka mbështetje të madhe tek popullsia dhe se 80% e qytetarëve të Austrisë nuk dëshirojnë heqjen e saj.