Petriç: Kriza më e thellë dhe më e rrezikshme në Kosovë prej vitit 2008, gjërat lehtësisht mund të dalin nga kontrolli

Volfgang Petrič
Burim: Kosovo Online

Diplomati austriak Volfgang Petriç ka thënë se momentalisht në Kosovë ka krizë të thellë dhe të rrezikshme qysh prej shpalljes së pavarësisë së njëanshme të vitit 2008 dhe këto gjëra mund të dalin lehtësisht nga kontrolli dhe të shemben gjithçka që është arritur në dialog mes Beogradit dhe Prishtinës nën kujdesin e Bashkimit Europian (EU) në dhjetë vitet e fundit, transmeton Danas.

Ajo çka na nevojitet tani është tentativa e re e Brukselit për të kthyer të dy palët në tryezën e negociatave, ka thënë Petriç për Demostat.

Petriç ka qenë ish i dërguari special i Bashkimit Europian për Kosovën dhe ish përfaqësuesi i lartë i bashkësisë ndërkombëtare për Bosnjë-Hercegovinën. Gjithashtu mori pjesë në emër të BE si ndërmjetësues në negociatat në Rambuje mes delegacionit të Beogradit dhe Prishtinës në mars të vitit 1999.

Dikur në një anë gjendeshin sërbët, ndërsa në tjetrën shqiptarët kosovarë, ndërsa ndërmjetësues ishin SHBA, Rusia dhe Unioni-Kristofer Hill, Boris Majorski dhe Petriç.

Duke folur për ngjarjet tragjike të cilat ndodhën së fundi në fshatin Banjskë në veri të Kosovës, ai paralajmëroi se konfrontimi vetëm do t’a kthente prapa rajonin.

“Normalizimi ka rëndësi thelbësore pasi do të krijonte parakushtet për përparim ekonomik. Kjo është ajo që njerëzit dëshirojnë, jam i sigurt. Ka shumë qytetarë të rinj dhe të talentuar që braktisin shtëpitë e tyre për të emigruar në vende më paqësore, si Austria, Gjermania dhe Zvicra. Por Europa dëshiron të shikojë prosperitet, jo konflikt në vendet e ish-Jugosllavisë. Ka përfunduar epoka e luftërave. Tani na duhet të rindërtojmë ekonominë dhe të garantojmë jetë më të mirë për qytetarët" tha Petriç.

Ky i fundit thotë se nga rritja e tensioneve në Kosovë mund të kthehet në konflikt të armatosur.

“Është prezent rrezik i tillë, por Brukseli dhe Uashingtoni janë të gatshëm të ndalin çfarëdolloj eskalimi. Nuk duhet të kthehemi në luftërat e së kaluarës”, theksoi ai.

I pyetur se kush është fajtori për përkeqësimin e situatës së sigurisë në Kosovë, Petriç tha se në çdo tension “gjithmonë ka dy palë”.

“Unë këtë e shikoj si vëzhgues i huaj dhe më duhet të them se BE duhet të veprojë me vendosmëri dhe të mos lejojë ashpërsimin e mëtejshëm të situatës” ka thënë ai dhe shton se bashkësia ndërkombëtare sidomos BE dhe SHBA, duhet të shtrëngojnë të dy palët që t’i kthehen dialogut.

Është çështje kohe tha ai, që të zbatohen ato që janë dakordësuar në Ohër dhe Bruksel. „Propozimi franko-gjerman vazhdon të jetë udhërrëfyes për qetësimin e tensioneve. Shpresoj që Parisi dhe Berlini të kthehen në rolin e tyre aktiv të mbështesin BE dhe përpjekjet e saj për normalizimin e marrëdhënieve mes Beogradit dhe Prishtinës. Nuk egziston asnjë plan tjetër i cili do të ishte i suksesshëm” pretendon Petriç.

Pyetjes nëse aktorët ndërkombëtarë si Rusia dhe Turqia mund t’a shfrytëzonin tensionin aktual në Kosovë si përfitim në favor të tyre, Volfgang Petriç vlerëson se përherë egzistojnë rreziqe nga aktorë të huaj për të përdorur teknikat e tyre dëmtuese për të përfituar pikë politike.

“Kjo duhet të ndërpritet pasi shkon në dëm të Sërbisë dhe Kosovës. Rajoni i Ballkanit Perëndimor duhet të bëhet pjesë e Bashkimit Europian, kjo më herët duhej të kishte ndodhur. Ajo çfarë është e nevojshme është që sërish të fokusohemi në politikën europiane të procesit të zgjerimit në mbarë këtë rajon. Vetëm në Bashkimin Europian do të ketë më shumë përfitime ekonomike, dhe shoqërore për qytetarët” ka thënë Petriç.