Petriç: Kurti “zbut” qëndrimin rreth BKS, zgjedhjet pa sërbët nuk kanë legjitimitet
Marrëveshja në Ohër solli përshpejtimin e procesit të negociatave me qëllim arritjen e normalizimit të marrëdhënieve mes Sërbisë dhe Kosovës, vlerëson ish i dërguari i BE për Kosovën, Volfgang Petriç dhe pret që të hënën, në takimin e negociatorëve kryesorë, të diskutohet rreth implementimit të marrëveshjes.
"Më duket se vijimi i dialogut të vazhdueshëm i të dy palëve, e veçanërisht tani Prishtina, ose Albin Kurti, po tregojnë zhvendosje prej qëndrimeve të tyre, mbi të gjitha për themelimin e Bashkësisë së Komunave Sërbe për të cilën është dakordësuar kohë më pare” ka thënë Petriç për Kosovo Onlajn.
Bëhet e ditur se tani pala prishtinase është flekslibël, çka vlerësohet si mjaft pozitive.
Petriç tregon se dhe procesi i dialogut tashmë sërish është formësuar nga ana e Bashkimit Europian nën mbështetjen e SHBA.
“Qëllimi është se mbi gjithçka, të sigurohet implementimi i marrëveshjes. Tani vëmendja do të jetë tek implementimi çka është i saktësuar. Nevojitet të perparohet hap pas hapi drejt normalizimit të marrëdhënieve" ka sqaruar Petriç.
Në lidhje me takimet e planifikuara të negociatorëve kryesorë të hënën, ai tha se e rëndësishme është që të "mos humbet momenti aktual"
"E rëndësishme është të bisedohet, pasi negociatat vërtet çojnë në arritjen e diçkaje të mirë dhe për komunitetin sërb" ka shtuar Petriç.
Sipas fjalëve të tij, takimet e shpeshta, janë reflektim i padurimit të Brukselit e Uashingtonit, të cilët dëshirojnë përparim të shpejtë e me këtë rast edhe takime të shpeshta.
Në këtë kuptim ai kujton se edhe BE ka theksuar se nëse do të ketë përparim në implementimin e marrëveshjes, mund të ketë përparim edhe në procesin e anëtarësimit.
Kur është fjala për zgjedhjet e shpallura në veri të Kosovës, Petriç tha se do të ketë probleme nëse ato mbahen pa pjesëmarrjen e sërbëve.
"Nëse sërbët nuk marrin pjesë, zgjedhjet nuk do të kenë kuptim. Pala sërbe duhet të mendojë se cilat janë avantazhet dhe cilat janë disavantazhet nëse nuk marrin pjesë dhe anasjelltas. Komuniteti sërb në Kosovë, ka dëshmuar se pjesëmarrja, pra hyrja në institucionet e Kosovës, ka ofruar diçka. Por për pjesëmarrjen në zgjedhje duhet të vendos lidershipi i sërbëve në veri” ka speguar ai.
Petriç theksoi se sigurisht organet e zgjedhura, do të kishin vetëm legjitimitet të cunguar, nëse në përgjithësi do t’a kishin, pra nëse zgjedhjet do të kalonin pa pjesëmarrjen e sërbëve.
"Jam i mendimit se duhet të ndiqet shembulli i Millorad Pupovacit i cili udhëhoqi një politikë inteligjente për komunitetin e vet në Kroaci ku mori pjesë në institucione. Megjithatë, kjo sigurisht varet nga gatishmëria e qeverisë për kompromis dhe në këtë rast të Prishtinës” ka thënë Petriç.
Ky i fundit shtoi se Kurti, duke pranuar themelimin e Bashkësisë së Komunave Sërbe, tregoi njëfarë "gatishmërie për të hequr dorë nga mosgatishmëria për kompromis".
Kur bëhet fjalë për BKS, Petriç është i bindur se me pjesëmarrjen në institucione, sërbët do të mund t'i përmirësonin ato "nga brenda", sepse nga jashtë kjo është e pamundur.
0 komentet