Gogiq: BE dhe SHBA të ndryshojnë qasjen, presionet nuk dhanë efekt, hapi i parë drejt de-eskalimit në Prishtinë

Ognjen Gogić
Burim: Kosovo Online

Politikologu Ognjen Gogiq vlerëson për Kosovo onlajn se presionet e BE dhe SHBA ndaj Prishtinës dhe Beogradit me qëllim de-eskalimin e situatës në veri të Kosovës, qëlluan kundërproduktive, duke thënë se bashkësia ndërkombëtare duhet të mendojë sesa ato patën efekt dhe nëse ndryshuan diçka në qasjen e tyre.

Duke folur për mundësinë e presioneve të reja ndaj Sërbisë pas ngjarjeve në Banjskë, në atë se për çfarë bëjnë thirrje disa vende të BE, shtrohet pyetja se cili do të ishte efekti i tyre në këtë pikë.

“Pyetja shtrohet se për çfarë do të shërbente presioni ndaj Beogradit, për të prishur këtë proces dialogu dhe zbatimin e marrëveshjes, në jëvizje është Prishtina. Kjo e fundit është ajo që duhet të ndërmarrë hapat e parë dhe ata i referohen thirrjes për zgjedhje të reja në katër komunat veriore, fillimin e formimit të Bashkësisë së Komunave Sërbe. Derisa të mos ndodhë kjo, Beogradi nuk është në lëvizje dhe prej tij nuk mund të pritet asnjë lloj gjëje. Në këtë kuptim, presioni mbi Beogradin nuk do të kishte kuptim, sepse priten reagimet e Prishtinës” thotë Gogiq.

Ky i fundit thotë se prej Beogradit mund të pritet më vonë, kur të plotësohen kushtet me të cilat janë para Prishtinës, të mos vendosë ndonjë kriter të ri për kthimin e sërbëve në institucione.

“Në atë moment kur të shpallen zgjedhjet dhe nëse Prishtina vërtet fillon të punojë për formimin e BKS, Beogradi duhet t'i inkurajojë sërbët që të kthehen në institucione para së gjithash përmes pjesëmarrjes në ato zgjedhje dhe të kthehen në strukturat komunale”, thotë Gogiq.

Në këtë moment, siç thotë ai, presioni do të jetë nga të dyja palët, por para së gjithash tek Beogradi, për të përcaktuar rrethanat e incidentit të armatosur në Banjskë.

"Këtu Beogradi mund të ofrojë informacione të caktuara për individët që ishin pjesë e atij formacioni të armatosur, nga erdhën armët. Beogradi mund të presë presione të këtij lloji," thekson ai.

Ai shton se presionet dhe masat janë histori muajsh, se po kërkohet de-eskalohet dhe se, siç thekson ai, “situata në terren shkon keq e më keq”.

“Sa më shumë thirrje për de-eskalim, situata më shumë eskalohet, ky është një hap i ri në të cilin humbën edhe jetë njerëzore, kështu që ky është ende një moment për Brukselin, por edhe për Uashingtonin që të rishikojë politikën dhe qasjen tek dialogu, sepse duket se kjo nuk jep rezultate, për më tepër është kundërproduktive”, thotë ai.

Ai shton se ata që flasin për presione dhe i zbatojnë ato, duhet të mendojnë në fakt nëse këto presione kanë efekt apo, siç thotë ai, çojnë në lëvizje më radikale nga të dyja palët, pra në eskalim dhe incidente.

“Nëse do të shikonim konkretisht se cilat mund të ishin masat, e vetmja masë që mund të ndikonte tek të dy palët, është liberalizimi i vizave, i cili duhet të hyjë në fuqi për Kosovën më 1 janar. Dhe nëse vërtet do të pezullohej, kjo do të çonte në ndryshimin e politikës së Prishtinës. Gjithashtu, nëse do të vihej në pikëpyetje regjimi pa viza për Sërbinë, do të ndikonte që Beogradi të ishte më konstruktiv” përfundon Gogiq.