Petriq: Propozim interesant nga Stub për të dërguarin e BE për Ukrainën, kjo do të ishte një rrugë e mire

Volfgang Petrič
Burim: Kosovo Online

Propozimi i presidentit finlandez Aleksander Stub se Evropa duhet të ketë një të dërguar special për krizën ukrainase, siç bëri Marti Ahtisari për Kosovën, është interesant, thotë ish i dërguari special i BE-së për Kosovën Volfgang Petriq, i cili pajtohet se do të ishte një rrugë e mirë.

"Ky është një propozim interesant. Me Ahtisarin, edhe pse Beogradi nuk pranoi gjithçka që në fillim, u përpoq për të gjetur një kompromis të drejtë. Askush nuk është kurrë i kënaqur me gjithçka. Unë mendoj se kjo do të ishte një mënyrë e mirë. Që nga fillimi i luftës në Ukrainë, kam thënë se BE-ja duhet të emërojë një figurë të fortë politike që do të merrej me vendosjen e paqes, me trajtimin e shkeljeve të të drejtave të njeriut në Ukrainë”, tha Petriq për Kosovo online.


Ai thekson se bisedimet me Moskën duhet të tentohen, sepse detyra e diplomacisë është të bisedojë me të gjithë ata që e shkaktuan problemin, përfshirë Rusinë dhe Vladimir Putinin.

"BE nuk veproi mirë atje. Ndoshta Stub do të jetë në gjendje të imponohet dhe ndoshta dikush do të emërohet për t'iu përkushtuar kësaj detyre," tha Petriq.

Ai beson se nuk do të ishte mirë të kërkohej një zgjidhje për Ukrainën pa ukrainas.

Petriq së fundi organizoi një konferencë për Afganistanin në Vjenë, dhe për shembull, theksoi se në rastin e atij vendi, ekziston një problem për shkak të një marrëveshjeje të dobët paqeje, e cila u arrit në mënyrë të njëanshme vetëm me talebanët.

“Kjo është sikur negociatat në Kosovë të ishin vetëm me UÇK-në. Kjo nuk është e mundur. Duhet të përfshihen të gjithë përfaqësuesit legjitimë politikë. Nuk do të jetë e mundur ndryshe në Ukrainë. Kievi duhet të përfshihet, ka të bëjë me Ukrainën," beson Petriq.