Petronijeviq: Kërkesat e Prishtinës joreale, ekstradimi i Radoiçiqit nuk do të ndodhë

Beograd_231019_Goran Petrojonijević_01
Burim: Kosovo Online

Avokati Goran Petronijeviq tha se shumë nga kërkesat e Prishtinës janë joreale përfshirë dhe kërkesën për ekstradimin e Millan Radoiçiqit dhe shtoi se Kosova është pjesë integrale kushtetuese-juridike dhe ndërkombëtare-juridike e Sërbisë dhe se “çfarëdolloj ekstradimi as që bëhet fjalë".

Duke folur rreth Rezolutës së miratuar nga Parlamenti Europian, Petronijeviq tha për Kosova Onlajn se dokumenti duket i “balancuar”.

"Rezoluta duket e balancuar pas një kohe të gjatë. Prishtina nuk është mësuar me balancime, ajo është e zhytur në përkëdheljen viktimizuese dhe presin që gjithçka që ndodh dhe thotë të jetë fuqishëm antisërbe. Në këtë situatë, kjo nuk ndodhi dhe sigurisht që Prishtina mesa duket qartazi është e indinjuar. Megjithatë, shumë kërkesa të tyre janë joreale, mes të cilave dhe kërkesa për ekstradimin e Radoiçiqit. Ne e dimë se cili është statusi i Kosovës së vetëshpallur, se është ende pjesë integrale e Sërbisë sipas të drejtës kushtetuese dhe ndërkombëtare pasi ende nuk është shtet i njohur ndërkombëtarisht. Çdo ekstradim në këtë drejtim, nuk do të finalizohet” ka thënë Petronijeviq për Kosova Onlajn.

Ky i fundit shton se Prishtina është mësuar me “favorizim shprehur qartësisht nga ana e bashkësisë ndërkombëtare, apo në këtë rast të BE”.

“Sa herë që dëgjohet ndonjë ton i balancuar, siç është të themi dhe detyrimi i tyre për formimin e BKS në përputhje me vendimet e marrëveshjeve të Brukselit të vitit 2013 dhe 2015, çka është e qartë se çfarë do të thotë, nuk u pëlqen dhe menjëherë bëjnë zhurmë. Në këtë moment do të thoja se ekuilibri është problem për Prishtinën”, thotë Petronijeviq.

Ky i fundit thekson se është e rëndësishme të theksohet se rezolutat e Parlamentit Europian nuk kanë karakter detyrues, por rekomandues.

“Nuk duhet neglizhuar aspak përmbajtja e tyre, ato janë domethënëse për shumë çështje të rëndësishme miratohen dhe janë imponuese në PE si aktuale në këtë moment, si p.sh. në këtë moment ka pasur eskalim apo njoftim për eskalim në Kosovë e Metohi. Kur shikohet pak më mirë ajo çfarë shkruhet në rezolutë, për mua ajo ka për qëllim të përgatisë atmosferën për de-eskalim dhe se Beogradi dhe Prishtina siç thonë ata, të kthehen tek dialogu në tryezë, të kthehen tek negociatat çka Beogradi ka pas këtë qëndrim qysh prej momentit fillestar. Përmbajtja e rezolutës e cila i referohet kërcënimit të mundshëm ndaj Sërbisë apo Beogradit për një lloj shpalljeje për vendosjen e sanksioneve, është proces shumë i gjatë dhe shumë më kompleks, sesa çka mund të shikohet në pamje të parë” thotë Petronijeviq.

Ky i fundit shton faktin se Beogradi nuk ka lidhje me ngjarjet në Banjskë.

"Fakt i tillë nuk do të thotë se Beogradi është i përfshirë në atë çfarë ndodhi poshtë, dimë saktësisht se çfarë ndodhi aty. Madje sikur të kishte ndonjë rekomandim të tillë dhe miratimin e një lloj vendimi për sanksione, do të shqyrtohej përmes konsensusit të BE. Pothuajse jemi të sigurtë konsensus të tillë në këtë moment nuk mund të ketë dhe përmes këtyre sanksioneve të trembësh popullin nuk duhet kuptuar në këtë mënyrë dhe nuk duhet menduar shumë seriozisht rreth kësaj. Kjo është mënyrë do të thoja kërcënim i dorës tjetër” vlerëson Petronijeviq.

Ky i fundit thekson se Rezoluta fton Beogradin dhe Prishtinën t'i kthehen negociatave, por gjithashtu i jep detyrime të caktuara dhe Prishtinës jo vetëm Beogradit.

“Japin detyrën të hetojnë se çfarë ka ndodhur në Banjskë, që hetimi të shkojë deri në fund çka është dhe qëndrimi ynë. Fatkeqësisht, aq sa kemi parë deri më tani, bashkëpunimi me autoritetet prishtinase në këtë drejtim nuk është i mirë dhe ata padyshim e kuptojnë se është privilegj i tyre. Të dhënat dhe detajet dhe çdo gjë tjetër që duhet t'i ndajnë me autoritetet hetuese të Sërbisë, ata këtë nuk e bëjnë madje edhe me komunitetin ndërkombëtar. Është e qartë për ne se përse këtë nuk e bëjnë, pasi do të mundohen në çdo mënyrë që të ndërmarrin manipulime kudo që të mundin në dëm të Sërbisë. Shpresojmë që të mos jetë e këtij karakteri që të mos munden të mos demontohet gënjeshtër e tillë“ thotë Petronijeviq.

Ky i fundit shtoi se Prishtina obligohet që të hetojë dhe me ndërgjegje të bëjë hetime për të gjitha incidentet dhe t'i sjellë para drejtësisë të gjithë ata keqbërës që kanë kryer shumë incidente dhe sulme ndaj sërbëve, siç është sulmi në Krishtlindje, pra në prag të Krishtlindjes.

“Këto janë të gjitha gjëra që me sa duket parlamentarët e PE të cilët votuan i kanë pasur parasysh si një lloj ekspozeje për atë që ndodhi në Banjskë. Do të thoja që pas një kohe të gjatë mesazhi që po dërgohet është i balancuar, sepse ata thonë-ftojnë Beogradin dhe Prishtinën. Thonë të hetojnë se çfarë ka ndodhur në Banjskë, por edhe të hetohen të gjitha incidentet dhe sulmet e tjera ndaj sërbëve, çka me fjalë të tjera, do të thotë se ato incidentet e mëhershme kanë sjellë deri tek kjo lloj situate, pra akti që ndodhi në Banjskë”, ka theksuar Petronijeviq.

Ky i fundit shton se beson se rezoluta për tani ka një lloj toni pajtues.

“Nuk duhet kuptuar seriozisht përmendja e disa masave që mund të zbatohen në lidhje me Sërbinë, pasi deri tek ato jam pothuajse i sigurt se nuk do të realizohen”, përmbyll Petronijeviq.