Petkoviq me Frangesh: Prishtina të bëjë konkretisht hapa pas me qëllim de-eskalimin e situatës

Petar Petković i Anžej Frangeš
Burim: Kancelarija za KiM

Drejtori i Zyrës për Kosovë e Metohi Petar Petkoviq është takuar sot me të dërguarin special slloven për Ballkanin Perëndimor Anzhej Frangesh dhe e informoi atë rreth situates së përgjithshme në Kosovë duke theksuar se është e nevojshme që Prishtina të bëjë hapa konkrete pas me qëllim de-eskalimin e situatës në veri.

Siç bëhet e ditur në deklaratën e Zyrës për Kosovë e Metohi, Petkoviq me këtë rast ka thënë se Prishtina duhet të përmbahet nga aksionet e përditshme antiligjore të dhunshme të përditshme ku përditë terrorizon popullin sërb dhe shkakton kriza dhe tensione të reja në terren.  

"Petkoviq bashkëbiseduesve u vuri në dukje dhunën e vazhdueshme institucionale, politike dhe fizike ndaj sërbëve në Kosovë ushtruar prej regjimit të Kurtit, çka më 24 shtator çoi deri në ngjarjet tragjike të Banjskës të cilat regjimi represiv i Kurtit i përdor përditë për përplasje të tjera me sërbët” thuhet në deklaratë.

Gjithashtu, Petkoviq shprehu shqetësimin e vet për arrestimet e shpeshta, të pabaza dhe të paligjshme të sërbëve, si dhe për aksionet e përditshme të policisë speciale në veri të Kosovës.

"Beogradi është i vendosur që të gjitha çështjet e hapura t'i zgjidhë në mënyrë paqësore në kuadër të dialogut nën ndërmjetësimin e BE. Është e nevojshme që Prishtina të formojë Bashkësinë e Komunave Sërbe, të cilën sërbët e K&M e presin prej dhjetë vitesh çka është detyrim i Prishtinës që e ka marrë në dialogun e Brukselit, por Albin Kurti përmes veprimeve të tij të përditshme dhe deklaratave nxitëse, shemb të gjitha marrëveshjet e nënshkruara të deritashme” ka thënë Petkoviq.

Në deklaratë shtohet se Petkoviq tërhoqi vëmendjen se autoritetet në Prishtinë, në krye me Albin Kurtin, po tentojnë në çdo mënyrë që të pengojnë zgjedhjet lokale në veri të Kosovës ndonëse Lista Sërbe ka shprehur gatishmërinë e saj për të marrë pjesë në to.

“Petkoviq në fund të takimit, përmbylli se Albin Kurti është fajtori kryesor për situatën aktuale, të paqëndrueshme në terren, e cila po e çon krahinën dhe gjithë rajonin në tensione të reja dhe situata krize, çka nuk shkon drejt de-eskalimit, por eskalon direkt gjendjen në Kosovë, ndërsa Beogradi dhe sërbët në Kosovë, dëshirojnë paqe të qëndrueshme dhe të zgjatur në hapësirën e krahinës” bëhet e ditur në deklaratën e Zyrës për K&M.

Në takim ka qenë i pranishëm dhe ambasadori i Sllovenisë në Sërbi Damijan Bergant.