Petronijeviq: Pretendimet për lidhjen e Radoiçiqit me laboratorët e marihuanës në veri të Kosovës janë absolutisht të pavërteta

Përfaqësuesi ligjor i Millan Radoiçiqit, Goran Petronijeviq, mohoi pretendimet e BIRN-it për lidhjet e klientit të tij me laboratorët e prodhimit të marijuanës në veri të Kosovës.
“Me rastin e përmendjes së fundit në serinë e klientit tim, Millan Radoiçiq, nga agjencia e kërkimeve mediatike BIRN, siç e quajnë veten, jam i detyruar të reagoj si mbrojtës i tij në procedurën aktuale. Domethënë, lidhja e zotit Millan Radoiçiq me ngjarje të ndryshme nga BIRN-i është një gënjeshtër absolute. Kjo lloj fushate në media është llogaritur qartë se do të shkatërrojë besueshmërinë e Millan Radoiçiqit dhe rrëfimin e tij të pakushtëzuar në lidhje me ngjarjet e 24 shtatorit”, ka thënë Petronijeviq në një deklaratë me shkrim të dorëzuar për media.
Petronijeviq tha se kjo është një fushatë nga e cila përfitojnë të gjithë ata që, thotë ai, po punojnë me gjithë zemër për të shkatërruar Serbinë, “duke filluar nga regjimi i Kurtit në Prishtinë, e duke përfunduar me sponsorët e tyre”.
“Përshtatja e publikut serb me fajtorin në detyrë – Millan Radoiçiq, paraqet një lloj dezinformimi të rëndë dhe të qëllimshëm me synimin përfundimtar për ta kriminalizuar atë personalisht dhe gjithçka që Millan Radoiçiq bëri për bashkatdhetarët e tij në Kosovë dhe Metohi”, shton Petronijeviq.
Ai deklaroi se raportimi në publikun serb në këtë mënyrë, siç bën BIRN, është në kundërshtim me kodin gazetaresk dhe gjithashtu i dënueshëm penalisht.
“Nëse dikush ka dijeni se një person ka kryer vepër penale, atëherë është i obliguar që me të gjitha provat t'ua dorëzojë organeve kompetente, e jo në mënyrë arbitrare dhe joprofesionale t'ia paraqesë publikut pa asnjë provë”, tha Petronijeviq, duke reaguar ndaj shkrimit të sotëm të BIRN-it “Policia e Kosovës: Millan Radoiçiq lidhet me kultivuesit e marijuanës në veri të Kosovës”, për të cilin raportuan disa media.
Në tekst thuhet se policia e Kosovës ka zbuluar 11 laboratorë të kultivimit të marihuanës në veri të Kosovës gjatë një viti e gjysmë të kaluar dhe se policët që i kanë udhëhequr këto veprime pretendojnë se personat e kapur në atë biznes ilegale kanë qenë të lidhur me Millan Radoiçiqin.
0 komentet