Policia e Kosovës ka arrestuar Dushan Milanoviqin

Kosovska policija
Burim: Kosovo online

Dushan Milanoviq nga Leposaviqi, pronari i kompanisë VIM info në sistemin Kosovar, e cila është themelues i portalit Kosovo online, është ndaluar mëngjesin e sotëm nga Policia e Kosovës.

Sipas dëshmisë së banorëve, rreth 20 pjesëtarë të Policisë së Kosovës, të shoqëruar nga dy autoblinda dhe tre xhipa, mëngjesin e sotëm rreth orës 08:45 kanë hyrë në shtëpinë e Milanoviqit në Leposaviq.

Sipas të njëjtit burim, familjes i është thënë se inspektori kishte urdhër nga prokurori i Prishtinës për arrestimin e Milanoviqit dhe kontrollimin e plotë të shtëpisë. Në orën 9:20 të mëngjesit, Milanoviq u mor dhe policia kontrolloi shtëpinë.

Për momentin nga policia nuk ka informacione se përse është marrë në mbajtje Milanoviq, pasi që Regjioni Verior i Policisë së Kosovës nuk përgjigjet në thirrjet tona.

Ai fillimisht është transferuar në stacionin policor në Leposaviq dhe më pas është transportuar në stacionin policor në Mitrovicë.

Redaksia e Kosovo online apelon, duke mos dashur të paragjykojë dhe ta ndërlidhë arrestimin me pronësinë e mediave tona, tek institucionet kompetente që urgjentisht ta informojnë opinionin për arsyet e bastisjes dhe arrestimit.