Të arrestuarit M.D. i është caktuar paraburgim një muaji, avokatët pretendojnë se provat e prokurorisë janë të pabazuara

sudija
Burim: Gazeta Express

M.D. nga Babin Most, i cili dje u arrestua në Mitrovicën e Veriut, Gjykata Themelore në Prishtinë i ka caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditësh, kanë konfirmuar avokatët e tij Nebojsha Dançetoviq dhe Bogdan Laziq.

M.D. akuzohet për katër vepra penale për pjesëmarrje në protestën në Zveçan të majit të vitit të kaluar, theksoi mbrojtësi i tij, avokati Nebojsha Dançetoviq.

“Klienti im nga prokuroria akuzohet për kryerjen e katër veprave penale – Sulm ndaj rendit kushtetues, Rrezikim të personit nën mbrojtje ndërkombëtare, Sulm ndaj zyrtarëve, Pjesëmarrje në turmë që ka kryer veprën penale të huliganizmit”, ka theksuar Dançetoviq.

Ai konsideron se provat e prokurorisë janë të pabaza, sepse, siç thekson ai, vetëm prania e klientit të tij në protestën në Zveçan, për shkak të mosmarrëveshjeve politike, nuk mund të cilësohet si sulm ndaj rendit kushtetues.

“Pas seancës, gjyqtari i procedurës paraprake ka marrë vendim për caktimin e masës së paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 ditësh ndaj klientit tim. Mbrojtja do të paraqesë ankesë kundër këtij vendimi në kohën e duhur”, tha Dançetoviq.

Bogdan Laziq, njëherësh mbrojtës i M.D., thekson se prokuroria nuk ka prova adekuate.

“Sa i përket dëshmive të paraqitura nga prokuroria sot, janë rezultuar se janë shumë të pakta, gjegjësisht se në protestë ka pasur të lënduar pjesëtarë të KFOR-it dhe policë, por nuk ka asnjë individualizim se klienti ynë e ka bërë këtë, ka disa fotografi të paqarta, fotografi të cilat sot mund të futen lehtësisht se është ai, dhe shenja e njoohjes vetëm xhup, prokuroria nuk ka paraqitur prova të tjera dhe në bazë të atyre provave gjykata ka caktuar masën e paraburgimit”, ka theksuar Laziq.