Politika: Britania e Madhe dhe Kosova po ndërtojnë bashkarisht bazën ushtarake në veri

Pripadnici KBS na kursu u Velikoj Britaniji
Burim: Twitter

Britania e Madhe dhe Kosova po ndërtojnë edhe dy baza të tjera në veri e gjithashtu deri në prill, do të jenë edhe gjashtë baza policore dhe sipas këtij plani, parashikohet dhe ndërtimi i një baze ushtarake në afërsi të linjës administrative, bën të ditur „Politika“.

„Shembja e izolimit ndërkombëtar të Prishtinës, është një nga prioritetet e politikës së jashtme të Britanisë së Madhe dhe Gjermanisë".

Siç thuhet tek "Politika", mbështetja e fuqishme e Londrës në zhvillimin e mëtejshëm të FSK ka rënë në sy vitet e fundit dhe kjo është reflektuar jo vetëm në stërvitje, por edhe në dhurimin e armatimeve moderne, sistemeve antitanke dhe bateri raketash.

"Ndonëse egzistenca e këtij formacioni është në kundërshtim të plotë me Rezolutën 1244 në të cilën në Kosovë legalisht është vetëm KFOR që merret me këtë punë, Britanisë së Madhe kjo nuk i intereson aspak dhe haptazi shkel të drejtën ndërkombëtare. E ndërkohë që Berlini tenton të lejojë hyrjen e Kosovës në Këshillin e Europës nga dera e vogël, deri atëherë Londra përmes misioneve ushtarake bën gjithçka të „gjallërojë“ FSK. Dhe në ditët kur efektivi i FSK qëlloi duke lënduar rëndë fëmijët sërbë të paarmatosur një natë para Krishtlindjes, tensionet u rriten edhe më shumë", thuhet në tekst.