Predrag Pantiq: Im at ndodhet në paraburgim prej tetë muajsh pa akuzë, shëndeti i tij i rënduar
I biri i ish policit të arrestuar të policisë kosovare Dejan Pantiq, të cilit dje arrestimi shtëpiak i’u zgjat edhe për dy muaj të tjerë, Predrag Pantiq ka thënë për Kosovo onlajn se jeta e familjes së tij është shndërruar në "ferr ku dhe sot vazhdon të jetë e tillë" e pavarësisht pritshmërive të mëdha se i ati i tij do të lihej i lirë për t’u mbrojtur, agonia vijon prej tetë muajsh në "burgun përmes katër mureve" si dhe gjendja e vështirë shëndetësore.
Predrag Pantiq thotë se shumë herë në kokën e vet i "kthehet filmi” dhe pyet sesi në burg mundet të jetë një njeri i tillë i cili asnjëherë nuk ka qenë në konflikt me ligjin madje nuk ka thyer asnjë rregullore rrugore.
“Familjes sime jeta i është shndërruar në ferr më 10 dhjetor dhe ky ferr vijon ende. Ne jemi familje e zakonshme punëtore që nuk kemi pasur asnjë problem me ligjin, Dejani është burrë në moshë, ka tre fëmijë dhe tre nipër e mbesa dhe në vend që të kalojë kohën duke luajtur dhe ecur me nipërit e tij, ai eshte i burgosur përmes katër mureve në të drejtën e Zotit. E përsëris që kurrëndonjëherë nuk ka patur ndonjë shkelje të qarkullimit rrugor e aq më pak të ketë bërë ndonjë gjë të keqe, por as kjo nuk i pengoi t’a ndalonin pa kurrëfarrë provash” thotë Pantiq.
Ky i fundit thekson se përditë kur i afrohet fundi i afatit të paraburgimit të të atit, shpresa e re shuhet ashtu sikurse ka ndodhur më herët përmes njoftimit të njëjtë për zgjatjen e afatit.
“Vendimi i fundit për vazhdimin e paraburgimit na ka goditur rëndë, kemi pasur pritshmëri të mëdha që ky ishte fundi i arrestit shtëpiak, që më në fund të lirohej për t’u mbrojtur në liri, por kjo sërish nuk ndodhi. Të gjithë avokatët dhe njerëzit që njohin ligjin, thonë se arresti shtëpiak është masë që zgjat maksimumi një muaj, dy, tre... Por ja ku po i vazhdohet për herë të katërt edhe për dy muaj, në total do të jetë në arrest shtëpie për tetë muaj me këtë vendim të fundit” shprehet ai.
Pantiq spjegon se çështja e të atit të tij ishte e ndërlikuar qysh prej fillimit dhe habitet që nuk tërhoqi vëmendjen e organizatave të shumta joqeveritare që luftojnë për të drejtat e njeriut.
“Askush nga OJQ-të nuk na kanë kontaktuar. Ju kujtoj se ai për 17 ditë ka qenë i marrë peng pa asnjë informacion për vendndodhjen dhe gjendjen e tij. Nuk e dinim nëse ishte gjallë, janë shkelur të gjitha ligjet dhe të gjitha të drejtat e njeriut. Precedent në shekullin XXI në mes të Europës. Dhe askush, por askush nuk foli, dënoi apo u përpoq të n’a ndihmonte nga ana e OJQ-ve" thekson ai.
Pantiq spegon se babai i tij përkundër alibisë së tij të fortë, ka përfunduar në burg dhe deri më sot nuk është nisur ndonjë hetim dhe as nuk është ngritur aktakuzë.
“Përsa i përket hetimeve, Dejani kishte alibi një për një, njeriu nuk ishte fare pranë ngjarjes për të cilën fajësohet dhe kjo u qartësua prej të gjithëve më vonë. Por kjo nuk i pengon t’a mbajnë në paraburgim pa asnjë prove. Madje e kanë refuzuar propozimin tonë që ai të lirohet për t'u mbrojtur me kusht. Jemi totalisht të pafuqishëm ndonëse nuk ka asnjë provë, ndonëse asgjë nuk po ndodh në asnjë proces hetimor, nuk ka akuzë të ngritur. gjithçka qëndron njësoj si shtatë apo tetë muaj dhe njeriu familja e tërë po rrënohen” thotë Pantiq.
Dejan Pantiq sipas djalit të tij, për shkak të problemeve shëndetësore është shtruar në spital dhe zgjatja e arrestit shtëpiak rrezikon shëndetin e tij dhe për çdo vizitë tek mjeku duhet të paraqesë kërkesa të reja për miratim të kontrollit mjekësor.
“Dejani është në gjendje mjaft të rënduar shëndetësore, përveç problemeve kardiovaskulare që ka, i janë shfaqur edhe probleme urologjike, për të cilat është shtruar për 10 ditë në QKS të Mitrovicës së Kosovës. Avokati ynë për këtë ka kërkuar prej gjyqtarit që ta lërë të mbrohet në liri pasi ka nevojë për kujdes serioz, trajtim shëndetësor, ecje... Edhe kjo nuk mjaftoi që t’a linin të paktën të mbrohej në liri. Tani çdo herë duhet të kërkojmë zyrtarisht leje nga policia për t’a çuar tek mjeku, është fort torturuese. Tortura ndaj tij vazhdon dhe ne jemi mjaft të shqetësuar për gjendjen e tij fizike dhe psiqike, është shumë i paqëndrueshëm. Nuk dimë kujt t'i drejtohemi dhe cfarë të shpresojmë. Është e qartë për ne se im at është zgjedhur si shembull, ku një njeri plotësisht i pafajshëm i akuzuar për keqbërje të tilla. Shembull për të dëbuar mbarë popullin politikisht dhe institucionalisht nga këto troje. Dhe mundemi t’a shikojmë se kjo po bëhet përgjatë këtyre muajve” përmbylli Pantiq.
Dejan Pantiq ishte pjesëtar i Policisë Kosovare të cilën e braktisi në fillim të nëntorit kur sërbët u tërhoqën nga institucionet prishtinase. U arrestua më 10 dhjetor në vendkalimin e Jarinjës kur së bashku me të shoqen po ktheheshin nga Rashka, ndërsa Prishtina e akuzon se ka organizuar “sulm terrorist” në hapësirën e KQZ në veri të Kosovës.
Avokati dhe familja e tij theksuan se Pantiq kishte ditë të tëra pa terapi të nevojshme, pasi është i sëmurë nga zemra dhe se nuk kishin arritur as të dëgjonin për të.
0 komentet