Prorokoviq: Kurti jeton në të kaluarën, çfarë gjenocidi, çfarë marrëzi
Dushan Prorokoviq, bashkëpunëtor i lartë hulumtues në Institutin për Politikë dhe Ekonomi Ndërkombëtare, tha se njoftimet e reja të kryeministrit të Kosovës Albin Kurti se po përgatitet padi kundër Serbisë për gjenocid dhe krime lufte tregojnë se ai ende po jeton në të kaluarën, dhe se përveç disa lobistëve në Uashington apo me disa komisionerë evropianë, ai nuk do të ketë bashkëbisedues në bashkësinë ndërkombëtare për atë temë.
“Ai jeton në një botë që është ende pjesë e së kaluarës. Nuk është as pjesë e së tashmes, e lëre më pjesë e së ardhmes. Çfarë gjenocidi, çfarë marrëzi. Në këtë kontekst, do të thosha - çfarë Këshilli i Evropës, çfarë marrëzi. Është një organizatë ndërkombëtare e vjetëruar që nuk ia ka arritur qëllimit. Rusia dhe Bjellorusia tashmë janë tërhequr nga ajo organizatë ndërkombëtare, Turqia ka pezulluar një sërë rezolutash ose nuk po i zbaton ato”, thotë Prorokoviq.
Të gjitha këto, sipas Prorokoviqit, janë arsye për të cilat Kurti nuk do të mund ta përdorë këtë organizatë si “platformë” për paditë e paralajmëruara apo për disa iniciativa të tjera.
Prorokoviq gjithashtu thekson se çështja e një padie të mundshme të Kosovës kundër Serbisë për gjenocidin e pretenduar është një temë e pavend për komunitetin ndërkombëtar.
“Është një temë kaq e pavend, saqë nuk e di se kujt do ta tërheqë vëmendjen në bashkësinë ndërkombëtare. Nuk duhet të merremi as me pyetjet se çfarë është gjenocidi, sa njerëz u vranë, çfarë ndodhi...Thjesht mendoj se ai nuk do të ketë bashkëbisedues për këtë çështje në një komunitet më të gjerë ndërkombëtar. Ai mund të flasë për këtë me lobistët e tij në Uashington ose me disa komisionerë evropianë, por çështja përfundon atje dhe nuk ndryshon asgjë në thelb”, përfundoi Prorokoviq.
0 komentet