A do të fitonte politikisht Osmani apo do të humbte nëse do të rrëzonte qeverinë e Albin Kurtit?

Vjosa Osmani i Aljbin Kurti
Burim: Facebook/Predsedništvo Kosova

Për rrëzimin e qeverisë së Albin Kurtit opozita në Kuvendin e Kosovës nuk ka numra të mjaftueshëm votash, ndërsa një prej skenarëve sesi mund të shkonte deri në rënien e qeverisë e cila është lançuar së fundi nga qarqet opozitare, është që presidentja e Kosovës Vjosa Osmani përmes deputetëve të listës GUXO mund të jetë faktor vendimtar. Bashkëbiseduesit e Kosovo onlajn megjithatë besojnë se nëse do të ndërmerrej i tillë akt Osmani më shumë do të humbiste sesa do të mund të përfitonte politikisht.

Deputeti i Partisë Demokratike në opozitë Bekim Haxhiu ka konstatuar së fundi se Kurti dhe Osmani nuk kanë atë komunikim që kanë patur në fillim dhe nuk e përjashtoi mundësinë që Osmani përmes deputetëve të listës Guxo e cila ka qenë themeluese, t’a rrëzojë kryeministrin sepse Kurti “po e çon Kosovën në humnerë”, si dhe për arsye të marrëdhënieve me SHBA.

“Deputetët e listës GUXO që nuk mbështesin vendimet e qeverisë së Kurtit dhe projektligjet janë tetë deri në 12 deputetë, çka është numër i nevojshëm për rrëzimin e qeverisë, pasi vetë opozita nuk ka deputetë të mjaftueshëm. Ndoshta Vjosa Osmani do të bëjë një hap sepse Kurti po e çon vendin drejt humnerës”, tha Haxhiu.

Osmani nuk është më në krye të listës Guxo qysh prej kur u bë presidente e Kosovës në vitin 2021 ndërkohë që në shkurt të vitit 2022 lista është regjistruar si parti politike dhe prej shtatorit të atij viti Guxo drejtohet nga Donika Gërvalla ministrja aktuale e punëve të jashtme. Në zgjedhjet parlamentare të shkurtit 2021, Guxo doli në listën zgjedhore të Vetëvendosjes, e cila mori pak më shumë se 50% të votave. Pas këtyre zgjedhjeve, Osmani u zgjodh presidente e Kosovës, ndërsa anëtarëve të shquar të listës Guxo, Gërvalla dhe Lulzim Peci, i’u dhanë poste ministrore në qeverinë e Kurtit.

Analisti politik Leart Hoxha thotë për Kosovo onlajn se presidentja e Kosovës Vjosa Osmani nuk do të përfitonte politikisht nga kjo kur përmes deputetëve të listës Guxo, do të rrëzonte qeverinë e Albin Kurtit. Spekulimet të këtij lloji Hoxha i konsideron formë presioni ndaj Osmanit.

“Numrat këtë e japin si mundësi, por ky është veçse shans matematikor. Dyshoj se ajo do të përfshihej në kalkulime të tilla. Gjithashtu kjo nuk varet vetëm nga deputetët e Listës Guxo, aty janë edhe deputetë të Listës Sërbe dhe minoriteteve tjera e së fundi dhe gjithë opozita, kështu që nëse të gjithë dakordësohen kjo do të ishte e mundur. Nuk besoj se deri te kjo do të arrihet marrëveshje, sepse të gjithë kanë thënë shprehimisht se Kurtin nuk do t‘a rrëzojnë me votat e Listës Sërbe. Dyshoj se ndonjë parti mund t'ia lejojë vetes ndryshimin e këtij qëndrimi dhe nëse LS del jashtë kësaj përllogaritjeje, atëherë do të jetë edhe më e vështirë të gjesh diku vota të tjera”, bën të ditur Hoxha.

Siç shton ky i fundit, Osmani po mundohej që rolin e presidentes t‘a kryente siç duhet dhe sa më shumë të jetë e mundur të distancohej nga marrja me politikën partiake.

“Mendoj se ajo është mjaft e zgjuar dhe figurë politike me mjaft përvojë për të ditur se nuk mund t‘a përballojë këtë. Madje dhe në mes të këtij presioni të bashkësisë ndërkombëtare ndaj kryeministrit, Osmani si presidente e shtetit luan rol solid dhe tenton që të gjithë këtë t’a mbajë nën kontroll dhe se imazhi i Kosovës në sytë e partnerëve ndërkombëtarë nuk do të jetë akoma dhe më i keq“ thotë Hoxha.

As politikologu Ognjen Gogić nuk beson në spekulimet se Vjosa Osmani do të shkaktonte rrëzimin e qeverisë së Albin Kurtit pasi siç thotë ai, mes Osmanit dhe Kurtit egziston dhe lidhje pragmatike ideologjike. Gjithashtu ai bën të ditur për Kosovo Onlajn se lëvizje të tillë nuk do t’i sillte pikë politike Osmanit dhe as listës Guxo, pasi votuesit do t‘a ndëshkonin, ndërsa Vetëvendosja mund t’ia kthente me nisjen e procedurës për shkarkimin e saj.

Gogiq thotë se këtu bëhet fjalë për spin që vjen nga opozita, e cila ka interes të tentojë të provojë të gjenerojë konflikt mes Osmanit dhe Kurtit.

“Nuk besoj në skenar të tillë për shumë arsye. Së pari, sepse Osmani dikur braktisi partinë e vet, LDK, pikërisht për shkak të solidaritetit ndaj Kurtit. Pikërisht kur amerikanët orkestronin rënien e qeverisë së parë të Kurtit, sepse ai ishte i pandershëm me ta, Osmani i qëndroi pranë tij. Ajo atëherë mund të përfitonte politikisht duke e lënë atë dhe atëherë mund të ishte kryeministre po të donte, por qëndroi me të dhe në njëfarë mënyre dhe rrezikoi sepse në atë moment nuk ishte e sigurt që zgjedhjet do të ishin kaq shpejt dhe se ajo do të përfitojë duke e mbështetur atë. Osmani u bë presidente i Kosovës falë mbështetjes së Vetëvendosjes”, kujton Gogiq.

Nëse partia Guxo do të merrte pjesë në rrëzimin e qeverisë së Kurtit, siç shprehet Gogiq, ajo nuk do të mund të jepte kryeministrin në seancën aktuale parlamentare, as nuk do të merrte mandate të mjaftueshme në zgjedhjet e ardhshme për të qenë lider i ndonjë koalicioni.

“Në rastin më të mirë, mund të jetë partner i vogël në ndonjë koalicion dhe do të kishte më pak rëndësi sesa ka tani kur mbështet qeverinë e Kurtit. Përkundrazi, pritet që kur të përfundojnë zgjedhjet e reja parlamentare, të cilat do të jenë më së voni në fillim të vitit të ardhshëm, presioni ndaj partisë që themeloi Osmani do të jetë për t'iu kundërvënë shumicës së re. Edhe pse egziston edhe çështja nëse ajo parti do të kalonte censusin, kjo nuk është e sigurt. Nëse ajo do të hynte në parlament, ndaj saj me shumë mundësi do të kishte presion të hynte në koalicion që do t’a përbënin gjithë të tjerët-PDK, LDK, Aleanca e Haradinajt, ndoshta edhe partia sërbe. Kështu që më parë do të prisja që deri tek kombinacioni i ri të shkohet pas zgjedhjeve”, thotë Gogiq.

Nëse do të ndodhte skenari që Guxo të vendoste në lëvizje çështjen e shkarkimit të qeverisë së Kurtit, Gogiq thotë se do të ishte vetëm ndonjë hile që vetë Kurti do t‘a shfaqte me bashkëpunëtorët e vet për të shkuar në zgjedhje të parakohshme, nëse vlerëson se atij i përshtatet më shumë politikisht sesa të presë zgjedhjet e rregullta në shkurt të 2025.

Pyetjes nëse në dialogun me Beogradin, Osmani do të ishte negociatore e Kosovës më ndryshe se Kurti, Hoxha thotë se në dialog më shumë se kjo nuk varet nga ajo se kush është negociator sesa prej situatës politike e cila shtrihet diçka nga vullneti i një politikani.  

“Në Kosovë kemi pasur katër-pesë negociatorë nga Edita Tahiri e më tej e ndërkohë nga pala sërbe ndonëse Vuçiq ka qenë në pushtet nuk ka udhëhequr dialogun përgjatë gjithë kohës. Ajo që shikojmë është mungesa e vullnetit politik për të zbatuar atë që është nënshkruar në vitin 2013 dhe 2015 dhe për atë që është dakordësuar në 2023. Pa vullnet politik, dyshoj se mund të bëhet diçka më shumë sepse nuk varet nga një person, edhe pse ka ekipet negociuese. Gjithashtu shumë gjëra në Ballkanin Perëndimor kushtëzohen nga situata në Ukrainë, nga ngjarje të ndryshme në Europë, nga ajo se si këto vende qëndrojnë karshi Rusisë dhe NATO-s, kështu që nuk varet shumë nga negociatori kryesor”, beson Hoxha.

Duke folur rreth ngjashmërive dhe dallimeve mes Kurtit dhe Osmanit dhe se si do të ishte kjo e fundit si negociatore e Kosovës në dialogun me Sërbinë, Gogiq thotë se Osmani është po aq radikale kur bëhet fjalë rreth nacionalizmit si dhe Kurti, çka dhe i lidhi, por ndoshta si pjesëmarrëse në dialog do të ishte më e moderuar vetëm sepse nuk do të dëmtonte marrëdhëniet e Kosovës me pjesën perëndimore të bashkësisë ndërkombëtare.

Siç shton ai, Osmani pritej të kishte qasje tjetër sepse përgjithësisht besohet se gratë në politikë janë më të moderuara, pasi është person relativisht i ri dhe e shkolluar në Perëndim.

“Prej saj pritej ndonjë kurs ndryshe, por ajo u bë ndoshta politikania më radikale në skenën politike kosovare. Radikalizmi i saj ka lidhje me Sërbinë dhe sërbët, shpesh në shfaqjet e veta publike, për Sërbinë flet se është 'shtet genocidist'. Ajo nuk është dikush që ka treguar dashuri dhe vullnet për kompromis me sërbët dhe Sërbinë. Ajo ndërton imazhin e vet politik tek nacionalizmi dhe qëndrimi antisërb”, thotë Gogiq.

Ajo që e dallon Osmanin dhe Kurtin, shton ai, është raporti ndaj Perëndimit. Ndonëse Osmani është radikale dhe e pakompromis ndaj sërbëve, nuk është përkrahëse e përballjes së Kosovës me partnerët e saj perëndimorë.

“Eskobar ka thënë gjatë vizitës së tij në Kosovë se Osmani është partneri më i mirë që amerikanët kanë në Kosovë. Ajo nuk do ta ndiqte këtë politikë izoluese dhe politikë që dëmton marrëdhëniet e Kosovës me bashkësinë ndërkombëtare perëndimore me çmimin e njëfarë kompromisi në dialogun me Beogradin. Në këtë kuptim, do të ishte më e ndjeshme ndaj presioneve dhe kërkesave që vijnë nga Perëndimi, të cilat ndonjëherë në fakt funksionojnë në favor të palës sërbe. Kështu që do të ishte pak më e thjeshtë për dialogun dhe ndoshta dialogu do të jepte rezultate më të mëdha”, thotë Gogiq.