Protesta e shqiptarëve në Nju Jork me flamujt e “Shqipërisë së Madhe” dhe UÇK

Protest Albanaca u Njujorku
Burim: Kosovo Online

Dhjetëra shqiptarë të SHBA janë tubuar sot para godinës së Kombeve të Bashkuara në Nju Jork ku po mbahet seanca e Këshillit të Sigurimit të KB për Kosovën, duke protestuar kundër “terrorizmit dhe aksioneve luftarake të Sërbisë".

Të pakënaqur si pasojë e pjesmarrjes së përfaqësuesit të Sërbisë në seancën e Këshillit të Sigurimit të KB.

Tubuesit mbanin flamuj të Shqipërisë dhe Kosovës, por edhe të UÇK ashtu sikurse dhe flamurin e “Shqipërisë së Madhe” me konture pa kufi jo vetëm të Shqipërisë dhe Kosovës, por edhe me territore të Maqedonisë së Veriut, Malit të Zi dhe Greqisë.

Tubimi nisi me himnet e SHBA, Shqipërisë e Kosovës.

Organizatorët kanë vendosur flamuj të mëdhenj të SHBA, Kosovës, Shqipërisë, “Shqipërisë së Madhe” dhe UÇK në gardhin para parkut në të cilën mbahet protesta. Por kjo megjithatë nuk i ka pëlqyer policisë amerikane, e cila ka kërkuar heqjen e flamujve.

Gjithashtu dhe kamioni me ekranët LED në të cilat emetoheshin mesazhe kundër Sërbisë u hoq nga trotuari para parkut, ndërsa policia hoqi të gjitha fletushkat të cilat tubuesit i patën ngjitur në pemë.

Në tubim u lexuan në anglisht dhe shqip akuzat ndaj Sërbisë dhe kërkesa që SHBA të veprojë kundër Beogradit.

Organizatorët i bënë thirrje SHBA dhe bashkësisë ndërkombëtare që "të përdorin të gjitha mjetet e nevojshme për t’a detyruar Sërbinë të ndalë dhe të përmbahet nga veprimet dhe politikat që minojnë stabilitetin e Kosovës dhe Ballkanit".

Protesta u organizua nga anëtari i Këshillit Bashkiak të Nju Jorkut, Mark Gjonaj, me mbështetjen e disa shoqatave të shqiptarëve në SHBA.