Samarxhiq për negociatat me Ahtisarin: Ishte në favor të shqiptarëve
Ish i dërguari special i sekretarit të përgjithshëm të KB për negociatat rreth statusit të Kosovës Marti Ahtisari, sipas vlerësimit të Sllobodan Samarxhiq, ish ministër për K&M, nuk ishte për ndërmjetësim pasi ishte paragjykueshëm i prirur dhe favorizues ndaj një pale-shqiptare.
"Më e mira do të ishte që t’a harronim atë", ka thënë Samarxhiq për Kosovo onlajn, duke kujtuar punën me ish-presidentin e Finlandës dhe fituesin e çmimit Nobel për Paqen, i cili u nda nga jeta sot.
Samarxhiq, i cili ishte në ekipin negociues sërb në bisedimet për statusin e ardhshëm të Kosovës që u zhvilluan në vitin 2006, bën të ditur se Marti Ahtisaari u zgjodh si përfaqësues special i Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara dhe se negociatat u zhvilluan në kuadër të KB, meqenëse kjo organizatë solli dokumentin ligjërisht të detyrueshëm-Rezolutën 1244.
"Kjo duhej të ishte dhe kuadër në ato negociata. Ne bisedimet i drejtuam përmes udhëheqësisë së tij gjatë vitit 2006, diku afër fundit, tentoi dhunshëm të ndërpriste ato negociata pasi nuk arriti që pesë vende të mëdha, përfshirë Rusinë, këmbëngulën që bisedimet të vijonin çka dhe u bërën në vitin 2007 në marrëveshjen e "trojkës". Ahtisari më nuk mori pjesë. Thjesht atë, ata e zëvendësuan me format tjetër sepse e panë që me të nuk kishte shumë fat”, thotë Samarxhiq, profesor në Fakultetin e Shkencave Politike.
Për Ahtisarin, thotë se ka qenë i prirur për paragjykime, ashtu sikurse dhe pozicioni i tij ishte që delegacioni sërb të nxitej të pranonte planin që ai hartoi, ku nënkupton pavarësinë e mbikëqyrur të Kosovës.
“Ne kemi qënë në një farë mënyre të detyruar të negocionim, por duke pasur parasysh se vurëm re ai plan për ne nuk vlente asgjë dhe asnjë lloj favori nga ai nuk kishte, veçse krejt e kundërta dhe se do të ishte dëm i madh sepse nënkuptonte që Sërbia njeh statusin e përkohshëm-pavarësinë e mbikëqyrur, ne pranuam bisedime me pozicionin që të bëjmë maksimumin për të mos pranuar atë propozim” tha ai.
Samarxhiq shton se kjo është bërë në mënyrë specifike pasi në tekst Marti Ahtisari i cili është përgatitur me dispozitat që mund të vendosen-duke shtuar 550 të tilla dhe siç thekson “i ndryshoi gjakun”.
“Për të ishte e qartë se ky ishte pozicioni dhe taktika jonë. Fort i nervozuar ishte si pasojë e kësaj dhe shfaqi qëndrim kryelartë dhe arrogant, kështu që për sa i përket atij, ato negociata mund të ndërpriteshin lehtësisht duke pasur parasysh sjelljen e tij, por për fat sekretari i përgjithshëm i KB kishte dhe zëvendës përfaqësues special dhe ai ishte diplomati austriak Albert Roan, i cili kishte shumë më tepër takt dhe falë tij bisedimet vazhduan disi” thotë ai.
Gjatë negociatave, siç rrëfen Samarxhiq, shqiptarët ishin të pranishëm dhe silleshin komodshëm pasi bëhej fjalë për gjëra të inskenuara dhe se kjo do të përfundonte me njohjen nga Sërbia të pavarësisë së Kosovës çka nuk ndodhi.
“Ahtisaari nuk ishte njeri për ndërmjetësim, ai ishte shumë i anshëm nga njëra palë” thekson Samarxhiq.
Ky i fundit thekson se Kuvendi i Sërbisë refuzoi atë plan dhe në fillim të vitit 2006 lejoi zhvillimin e negociatave dhe pranoi platformën e ekipit negociator.
Ai shton se vazhdimisht kanë paraqitur raporte në Kuvend, pas çdo faze dhe se në fund kanë propozuar që plani të refuzohet, çka e pranuan dhe kryeministri, presidenti dhe Kuvendi.
“Ishte fort nervoz si pasojë e kësaj, kishte mossukses të plotë kështu që në shtator të vitit 2006 njërit prej anëtarëve të ekipit tonë negociues-të ndjerit Dushan Batakoviqit i’a tha në sy se sërbët janë fajtor si popull. Këtë e dëgjuan edhe të tjerët të cilët ishin afër, ne nisëm të vëmë në lëvizje të gjithë procesin që ai të dënohej, bërëm mjaft që ai në atë vit nuk mori çmimin Nobel për paqen, por vitin pasues e mori. Ai komitet i Nobelit punon nën shkopin e dirigjentit të Departamentit të Shtetit, por ja të paktën e shtyvën pasi 'plasi' dhe një pjesë e madhe e komunitetit ndërkombëtar vuri re se me cilin njeri kishin të bënin” tha Samarxhiq.
Ky i fundit thekson se Ahtisaari ishte krejtësisht i pasuksesshëm dhe për këtë punoi dhe “trojka”, me format krejtësisht tjetër negociatash ku në krye ishin përfaqësuesit e Rusisë, BE dhe SHBA.
Ato bisedime shkuan shumë më mirë dhe më me sukses dukshëm formal, thotë Samarxhiq, dhe shton se edhe ato u ndërprenë papritmas në dhjetor 2007 pasi urdhëruesit perëndimorë nuk kishin më durim për këtë.
“Politika jonë ishte të shmangnim negociatat, sesa të tentonim të bënim diçka duke besuar që më mirë të negociohet sesa të shkohet drejt konfliktit. Ata në fakt e çuan mbarë situatën në konflikt pasi ndodhi shpallja e pavarësisë së njëanshme të Kosovës në shkurt të 2008. Marti Ahtisaari këtu ka pasur vërtet një rol të pandershëm, këtë mund t’a them sepse kam qenë shpesh me të. Shfaqi vullnet të keq, megjithëse në disa situata ka aktruar”, tha ai.
Samarxhiq tregon se ekipi negociator sërb ishte i përbërë nga ekspertë të fushave të ndryshme, si dhe të Ahtisaarit dhe se negociatat mes ekipeve kanë funksionuar mirë. Samarxhiq përmbyll se Ahtisaari i palëvizshëm "përfaqësoi rrymën më drastike në Departamentin e Shtetit apo Pentagon ku ajo politikë u udhëhoq dhe se rolin e tij e luajti pandershmërisht deri në fund”.
0 komentet