Punëtori V.K. rreth sulmit të ROSU në Gazivodë: Më drejtuan pushkën në gjoks dhe më pas dogjën flamurin

Specijalna policija krenula ka Mitrovici
Burim: Klan Kosova

Isha duke u larguar nga diga e madhe në Gazivodë pasi mata nivelin e ujit si pasoje e vërshimit të shirave kur ndesha përballë pesë efektivë të ROSU të cilët mbanin kapele. Më drejtuan armën, më pyetën dhe dogjën më pas flamurin. Pas kësaj më dëbuan, kështu e ka përshkruar ngjarjen për Kosova Onaljn punëtori V.K. i cili ndeshi pjestarët e ROSU në digë.

Siç tha ai, në Gazivodë ai ishte për të matur nivelin e uiit pas shirave të rrëmbyeshme çka është detyrë e ngarkuar, ku sipas fjalëve të tij ndeshi me pjestarët e ROSU.

"Pasi më panë erdhën drejt meje, ndoshta nuk e prisnin. Më drejtuan pushkën dhe më pyetën cili isha dhe çfarë po bëja këtu, tentova t'i sqaroja se veçse portjer, kam detyrë të mas dhe nivelin e ujit. Kërkuan të mësonin nëse kishte kamera vëzhguese tek kioska, u thashë që nuk e di, më pas më pyetën nëse këtu është Kosovë apo Sërbi. U thashë se kam lindur këtu dhe më pas më morën flamurin sërb dhe e dogjën. Pasi e dogjën u kthyen duke mu drejtuar të largohesha me "dëshirë" prej këtej", na ka thënë punëtori.