Rakiq: Ftoj qytetarët për paqe dhe përmbajtje
Burim: Printscreen
Kryetari i Listës Sërbe Goran Rakiq ka apeluar dhe ftuar gjithë qytetarët të ruajnë paqen dhe të përmbahen duke u bërë thirrje të mos bien pre e provokimeve.
"Na nevojitet paqe dhe vijim te dialogut për t'i lënë hapësirë bisedimeve të cilat përmes dialogut të shkohet në zgjidhjen e kësaj situate dhe jo zgjidhje të njëanshme", ka thënë Rakiq.
Ky i fundit ka kërkuar nga policia, lirimin e bashkëqytetarëve të tij duke shtuar se të gjithë e dinë se bëhet fjalë për akuza te montuara karshi tyre.
"Kërkojmë ndërprerjen e çdo sulmi te ndërmarrë prej policisë kosovare apo çdo njësie policore në veri të Kosovës dhe Metohisë. I bëj thirrje qytetarëve të mundësojnë qarkullimin e KFOR dhe EULEKS pasi prania e tyre ëahtë konform marrëveshjeve te hershme ndërkombëtare" ka thënë Rakiq.
komentet