Qurçiq: Rritja e të djathtës në BE nuk do të ndikonte në ndryshimin e politikës ndaj Ballkanit Perëndimor

Petar Ćurčić
Burim: Kosovo Online

Hulumtuesi në Institutin për Studime Europiane Petar Qurçiq ka deklaruar se padyshim që rritja e të djathtës në Europë, nuk duhet pritur që rezultatet e zgjedhjeve të ardhshme për Parlamentin Europian të ndikojnë në ndryshimin e politikës ndaj Ballkanit Perëndimor dhe në dialogun mes Beogradit dhe Prishtinës.

“Nuk duhet të pritet që rezultatet e zgjedhjeve të ardhshme europiane të ndikojnë tek vetë rrjedha e dialogut mes Beogradit dhe Prishtinës. Megjithatë, ajo që është më realiste është se do të shkohet deri në përfundim të nivelit ndërkombëtar, para së gjithash zgjedhjet në SHBA, çështja e krizës në Lindjen e Mesme, marrëdhëniet Europë-SHBA, por edhe Europë-Rusi dhe Rusi-SHBA”, thotë Qurçiq për Kosovo Onlajn. 

Si arsye kryesore thotë se Parlamenti Europian nuk ka rol domethënës në mekanizmin institucional, por edhe se pjesëmarrja në qeveri e partive të djathta, nuk do të thotë dhe ndryshim në politikën radikale.

“Parlamenti Europian nuk ka kaq rol të rëndësishëm në mekanizmin institucional të BE. Kjo është marrëveshje mes shteteve. Por, në atë drejtim, do të duhet pritur që zgjedhjet individuale në vendet europiane mund të formësojnë politikat e atyre vendeve ndaj BE. Vurëm re shembullin e Holandës se si mund të ndikojë potencialisht ardhja në pushtet e Gert Vildersit. Sërish shembujt nga Italia dhe Suedia na dëshmojnë se kursi thelbësor i atyre vendeve nuk ka ndryshuar shumë. Madje dhe në rastin e Suedisë, me rastin e hyrjes në qeveri të së djathtës ekstreme, u tregua se ata vetëm sa përshpejtuan procesin e integrimit të atij vendi në NATO. Pra, nuk duhet të presim që Parlamenti Europian të jetë reflektim i ndryshimeve, por mund të thuhet se do të jetë indikator i zgjedhjeve të ardhshme”, thotë Qurçiq.

Ky i fundit kujton se vitin e ardhshëm do të mbahen zgjedhjet kombëtare në vende kyçe anëtare të BE.

“Nuk duhet të harrojmë se përveç zgjedhjeve federale në Gjermani, do të pasojnë edhe zgjedhjet në Francë dhe Itali. Italia është vend specifik ku shpesh zhvillohen zgjedhje të parakohshme. Është edhe Spanja, e cila mund të jetë veçanërisht interesante për ne për shkak të rastit të shkëputjes së Katalonjës dhe jo vetëm të saj, por edhe të Baskëve. Këto janë vende që mund të ndikojnë në ngjarjet tek ne”, tha Qurçiq.

Duke folur për zgjedhjet e ardhshme për Parlamentin Europian, Qurçiq thotë se parashikimet janë se mund të arrijnë rezultate domethënëse Identiteti dhe Demokracia (ID) dhe Partia Reformiste Konservatore Europiane, dy parti fort të orientuara nga e djathta me euroskepticizëm të qartë. 

“Megjithatë, pritet që ata të mos vijnë në pushtet, por të jenë opozitë shumë e fortë”, thotë Qurçiq.
Vlerëson se humbësit më të mëdhenj në zgjedhjet për Parlamentin Europian mund të jenë partitë e ekstremit të majtë.

“Pritet që partitë e qendrës së majtë, kryesisht socialistët dhe demokratët, të përsërisin rezultatet e zgjedhjeve të viteve të kaluara. Liberalët, të Gjelbërit dhe Social-Demokratët duhet të qëndrojnë në të njëjtin nivel”, tha Qurçiq.

Ky i fundit thekson se ka shumë arsye për fenomenin e rritjes, forcimin e së djathtës në Europë.

“Rritja e së djathtës ka rrënjë të shumfishta. Para së gjithash, këto janë problemet e definimit institucional të Bashkimit Europian. A duhet ajo të shkojë drejt ndonjë centralizimi solid apo duhet të shkojë drejt decentralizimit të Europës së Kombeve”, thekson Qurçiq.

Ky i fundit paralajmëron dhe se duhet pasur kujdes në vlerësimin e rritjes së të djathtës në BE, sepse në skenën politike janë "tre nuanca" të partive të orjentimit të djathtë. 

“Grupimi i parë i partive të qëndrës së djathtë të grumbulluara rreth Partive Popullore Europiane, megjithatë ato përmes historisë kanë dëshmuar se janë shumë konsistente të mbrojtjes së integrimit europian. Partitë që i përkasin këtij grupimi është Unioni Kristian-Demokrat në Gjermani ku prej shumë vitesh drejtohej prej Angela Merkel“, sqaron Qurçiq. 

Ai shton se dy grupimet-e djathta e palëkundur e mbledhur rreth Identitetit dhe demokracisë (ID) dhe Partia Reformiste Konservatore janë parti që nuk kanë raport të qartë ndaj BE, ndërsa nga ana tjetër janë kritizerë të mëdhenj politik të migracionit dhe vlerave liberale. 

“Ata kanë dëshmuar kritika dhe ndaj eurozonës, ndërsa dhe ndaj modeleve të financimit dhe integrimit ushtarak të BE ku si pasojë e luftës në Ukrainë nuk munden më të realizojnë sepse NATO u dëshmua si nyje qëndrore” ka thënë Qurçiq.