Vilimski: Në vend të politikës centralizuese, nevojitet federatë e miqve në Europë pjesë e të cilës është dhe Sërbia

Harald Vilimski
Burim: Kosovo Online

Zgjedhjet e ardhshme për Parlamentin Europian të cilat do të mbahen më 6 deri më 9 qershor janë të rëndësisë së madhe pasi vendoset rreth të ardhmes së Europës-nëse do të vazhdohet me instalimin e pushtetit qëndror apo do të shkohet drejt të ardhmes së mirë përmes mundësisë së demokracisë më të madhe direkte, kthimin e kompetencave shteteve anëtare dhe krijimin e federatës së miqve, theksoi shefi i delegacionit të Partisë së Lirisë së Austrisë (FPO) në Parlamentin Europian Harald Vilimski.

Sërbia tha ai, është-mike dhe pjesë e familjes europiane.

“Fitorja e forcave patriotike do të sjellë ndryshim të politikës së BE. Merr fund politika e mendimit tek ’ngjyrat e tjera’ dhe politika e centralizuar” ka thënë Vilimski.

Nga ana tjetër ai thotë se politika që zotohet, sërish do t'u mundësonte shteteve anëtare të vendosin përmes demokracisë direkte që do të thotë se qytetarët mund të marrin vendime.

"Do të kishte ndryshime dhe në politikën ndaj luftës mes Rusisë dhe Ukrainës, sepse ne dëshirojmë paqe. Dëshirojmë të luftojmë kundër ‘çmendurisë’ së Bashkimit Europian, të cilën po e vërejnë edhe qytetarët. Dëshirojmë kthimin e kompetencave parlamenteve kombëtare. E gjitha kjo është qëllimi ynë dhe për këtë po zotohemi në zgjedhje” ka theksuar Vilimski në prononcimin për Kosovo Onlajn.

Ky i fundit theksoi se partitë liridashëse dhe partitë e djathta dëshirojnë reforma pozitive.

"Nuk dëshirojmë të shkatërrojmë asgjë. Dëshirojmë federatë miqsh në Europë ndërsa Sërbia është mike dhe pjesë e kësaj familjeje europiane”, nënvizoi Vilimski.

Ky i fundit thotë se zgjedhjet janë të rëndësishme pasi do të vendoset rreth të ardhmes së Europës dhe rreth asaj nëse Unioni do të shkojë më tej në rrugën e krijimit të qeverie centriste çka ai nuk e dëshiron dhe po e lufton, apo nëse do të shkojë në drejtim të sovranitetit më të madh të anëtarëve çka është i bindur, çon tek e ardhmja më e mirë.

“Po vendoset gjithashtu nëse regjimi i Ursula fon der Lajen do të vazhdojë, apo çfarë do të dëshironim ne. Ndërsa kjo është Europa që udhëhiqet nga dikush si kryeministri hungarez Viktor Orbán. Sigurisht që e ardhmja e mirë nuk është e mundur me Fon der Lajen”, tha Vilimski.

Ky i fundit shrehu besimin se është i mundur ndryshimi i pushtetit në krye të BE por edhe se liderët aktualë do të luftojnë me të gjitha forcat për të qëndruar në pushtet.

“Ata që pretendojnë se janë parti të djathta konservatore dhe liridashëse, federata e patriotëve që dëshirojnë të mirën për Europën, duan të ndërtojnë të ardhme bashkëpunimi dhe miqësie, pa centralizëm. Nëse arrijmë që të gjitha partitë e djathta, liridashëse dhe patriotike t’i mbledhim nën të njëjtit kulm. ai fraksion do të ishte ose fraksioni i dytë më i fortë në BE dhe mund të merrte drejtimin dhe t’a çonte Europën në të ardhmen e mirë” thotë Vilimski.

Ky i fundit thekson se qytetarët e BE janë të vetmit që vendosin për të ardhmen.

“Qytetarët e të 27 shteteve anëtare do të vendosin nëse do të shkojnë më tej në rrugën e centralizmit të Fon der Lajenit duke mbështetur luftën në Ukrainë, apo në rrugën e paqes, duke u kthyer sovranitetin anëtarëve. Vetëm kështu Europa do të kishte të ardhme patriotike siç e parashikonte Sharl De Gol kur foli për 'Europën e Atdheut'”, përfundoi Vilimski, duke shtuar se vetëm ata që e duan vendin e tyre-kanë mirëkuptim për përfaqësuesit e vendeve të tjera, të cilët dëshirojnë të bëjnë diçka për popullin dhe shtetin e tyre.