Radakoviq: Pothuajse asnjë pjesëmarrje, problemi është se kamerat janë të vendosura për të regjistruar se kush dhe si voton
Drejtori ekzekutiv i Qendrës për Përfaqësimin e Kulturës Demokratike, Dushan Radakoviq, ka theksuar se pjesëmarrja në votime për shkarkimin e kryetarëve është jashtëzakonisht e ulët në katër komuna në veri të Kosovës, duke shtuar se ka pasur një problem të dukshëm me instalimin e kutive të votimit, sepse ato janë vendosur në mënyrë që kamera të regjistron drejtpërdrejt se si votoni.
“Dita e zgjedhjeve nga ora 7 po ecën e qetë me shumë pak ose aspak dalje. Kemi shtatë vota ku komisionet zgjedhore kanë votuar në vendvotimet e tyre në Leposaviq, të gjithë shqiptarë, tri vota shqiptare i kemi në komunën e Mitrovicës së Veriut në vendet tjera nuk ka fare pjesëmarrje”, ka thënë Radakoviq për Kosovo online.
Siç shton ai, dita e zgjedhjeve ka nisur me një problem për shkak të kamerave të sigurisë.
“Kamerat janë vendosur në mënyrë shumë të çuditshme dhe gabimi më i madh që vihet re është problemi me kutitë e votimit, kutitë që janë të kthyera përmbys, që do të thotë se kamera mund të regjistrojë se si voton dikush. Ne kemi bërë ankesë në qendrën Komisionit Zgjedhor, thonë se i kanë thënë në Shqipëri, ku iu kanë dhuruar kamerat, t'i vendosin ashtu”, thotë ai.
Ai shton se ka edhe një problem tjetër, që është numri i njerëzve në vendvotime.
Sipas ligjit çdo qendër votimi me tre persona mund të hapet, por aty nuk mund të votohet.
“Ka pak ose aspak pjesëmarrje, nuk pres probleme në përgjithësi në të gjithë procesin”, tha ai.
0 komentet