Radakoviq rreth votimit për shkarkimin e kryekomunarit: Kryesuesit e KZK duhet të jenë përfaqësues të komunitetit sërb

Radaković
Burim: Kosovo Online

Që votimi për shkarkimin e kryekomunarëve në Komunat e Lleposaviqit, Zubin Potokut, Zveçanit dhe Mitrovicës së Veriut ku sipas propozimit të Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve duhet të mbahen më 21 prill, do të ishte transparente dhe demokratike sipas vlerësimit të drejtorit egzekutiv të OJQ Qendra për Përfaqësim të Kulturës Demokratike nga Mitrovica e Veriut Dushan Radakoviq, kryesuesit e Komisionit Zgjedhor Komunal (OIK) duhet të jenë përfaqësues të komunitetit sërb, ashtu sikurse dhe të jenë shumicë dhe në komisionet e qendrave të votimit.

 

“Dimë që në zgjedhjet në këto komuna në prill të vitit të kaluar drejtuesit e komisionit zgjedhor komunal ishin nga Malisheva, Vuçiterna, Sërbica, Mitrovica e Jugut…..Këtu situata është specifike dhe nëse drejtuesi i KZK nuk është përfaqësues i komunitetit sërb, menjëherë nis problemi se nuk do t’u jepet mundësia për votim nëpër shkolla. Opinioni im është se nëse dhënia e verdiktit të qytetarëve bëhet në kontejnerë siç ishte prillin e vitit të kaluar, me njësi speciale të policisë dhe me 6000 persona që votojnë në një vend, kjo vetëm sa do t’a rëndonte këtë proces dhe do t’a kalojë pragun prej 50% të zgjedhësve që kërkojnë shkarkimin e kryekomunarëve” thotë Radakoviq.

Ky i fundit shton se është e rëndësishme që votimi të organizohet nëpër klasa ashtu sikurse e rëndësishme është që përbërja komisioneve të votimit të reflektojë 90% të komunitetit sërb që jeton në veri të Kosovës.

“Ata duhet të jenë përfaqësues të të gjitha partive, shoqatave të qytetarëve, sektorit joqeveritar... dhe jo që dikush nga Malisheva që nuk ka jetuar kurrë në Lleposaviq të jetë në komision. Ai proces duhet të jetë më demokratik dhe ligjor sesa ai i prillit të vitit të kaluar” thekson Radakoviq.

Pyetjes se për de-eskalimin e situatës në veri mjafton vetëm shkarkimi i kryekomunarëve shqiptarë dhe zgjedhja e të rinjve apo ky proces duhet të ndiqet me zgjedhjen e këshilltarëve të rinj në katër kuvendet lokale, bashkëbiseduesi ynë thotë se dhe ky do të ishte një hap drejt qetësimit të situatës.

“Shpresoj që të kalohet pragu prej 50% dhe të kemi ndryshim të kryekomunarit, por ky është vetëm një pjesë e procesit. Dimë se kuvendet komunale sipas ligjeve kosovare kanë kompetenca shumë më të mëdha dhe se çdo vendim i rëndësishëm për Mitrovicën Veriore apo ndonjë komunë tjetër, merret nga kuvendet me propozim të kryetarit apo këshilltarit. Një hap i vogël në qetësimin e situatës do të ishte nëse këshilltarët, çka nuk besoj, do të jepnin dorëheqjen dhe do të kishim zgjedhje të reja të përgjithshme. E më pas, përmes kuvendeve do të merrej pamje më reale e situatës, sipas përqindjes së popullsisë që jeton në veri siç ishte para 7 nëntorit të vitit 2022”, thotë Radakoviq.