Radojeviq: Sërbët do bojkotojnë zgjedhjet e ardhshme në Kosovë

Milan Radojević
Burim: Kosovo Online

Millan Radojeviq nga Lista Sërbe ka thënë sot se sërbët e Kosovës për 10 vite, ofruan shanc për dialog dhe u përpoqën t'i zgjidhin të gjitha problemet dhe çështjet e hapura përmes institucioneve të Prishtinës, por dështuan pasi nuk kishte vullnet në anën tjetër, transmeton RTV.

Ai në një intervistë për Tanjug, ka thënë se qytetarët prej përfaqësuesve politikë, kanë kërkuar përgjegjësi, por edhe të largohen nga këto institucione që nuk mund t'i ndihmojnë.

Duke folur për braktisjen e institucioneve, Radojeviq thotë se nuk ishte vetëm një vendim politik, por një hap i provokuar.

“Nëse policët vendosën të largoheshin nga këto institucione, ishin të vetëdijshëm se nuk mund t'i ofronin ndihmë në terren qytetarëve të tyre. Nëse punonjësit e gjyqësorit, gjykatësit, prokurorët që gjithashtu braktisën institucionet edhe ata kanë qenë të vetëdijshëm se nuk ka drejtësi ndaj sërbëve në Kosovë e Metohi. Kështuqë ka qenë një hap i provokuar dhe nuk ka qenë një trill, ndërkohë që për 10 vjet u dhamë shancin këtyre institucioneve dhe dialogut, por edhe komunitetit ndërkombëtar të ushtronte presion të nevojshëm ndaj Prishtinës për formimin e Bashkësisë së Komunave Sërbe. Fatkeqësisht, asgjë nga këto nuk ka ndodhur”, tha ai.

Pyetjes se çfarë mendon për zgjedhjet e ardhshme në katër komunat në veri të Kosovës, Radojeviq thotë se qëndrimi i Listës Sërbe është i qartë, nuk do të marrim pjesë në to derisa të formohet Bashkësia e Komunave Sërbe si dhe tërheqjen e njësive speciale nga veriu i Kosovës.

“Jam absolutisht i bindur sepse Lista Sërbe përcjell zërin e popullit, ne këtë radhe dëgjuam qëndrimin e popullit, i cili është absolutisht kundër daljes në zgjedhje, kështu që jam absolutisht i bindur se sërbët do të bojkotojnë zgjedhjet e ardhshme”, tha Radojeviq.

I pyetur nëse dikush mund të ushtrojë presion ndaj kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti që të formojë BKS dhe largojë forcat speciale nga veriu, ai thotë se kjo është një pyetje për komunitetin ndërkombëtar, pasi edhe Bashkimi Europian ishte garant për zbatimin e marrëveshjes së Brukselit.

“Fatkeqësisht, në 10 vitet e fundit, përveç disa deklaratave të shkurtëra, disa deklaratave në media, do jem pak më i drejtpërdrejtë të them, disa mesasheve ne tviter dhe shkrimeve në rrjetet sociale, nuk kemi ndjerë ndonjë presion konkret që të jetë ushtruar ndaj Prishtinës dhe Albin Kurtit për të zbatuar marrëveshjen e Brukselit dhe formuar Bashkësinë e Komunave Sërbe. Përgjegjësia për moszbatimin e BKS, nuk është e sërbëve në Kosovë, ashtu sikurse dikush përpiqet t’ua faturojë atë. Me faktin se sërbët nuk marrin pjesë në zgjedhje dhe Lista Sërbe nuk merr pjesë në zgjedhje, dikush po përpiqet t'ua faturojë përgjegjësinë atyre pasi më vonë do të jemi pengesë për formimin e BKS. Kjo nuk është e vërtetë”, tha ai.

Sipas tij, sërbët kanë pritur që kjo të ndodhë gjatë 10 viteve dhe për kaq vite kanë ofruar shanc për zbatimin e marrëveshjes së Brukselit, gjë që nuk ndodhi dhe përgjegjësinë më të madhe për këtë, e ka bashkësia ndërkombëtare, sepse inercia e saj në lëvizjet që ndërmori Prishtina, sidomos në dy vitet e fundit kur në krye të qeverisë është Albin Kurti, solli këtë situatë ku jo vetëm që nuk po zbatohet marrëveshja e Brukselit, por edhe institucionet në veri të Kosovës. janë shembur gjithashtu.

Ai kujtoi se pjesa më e rëndësishme e marrëveshjes së Brukselit, është formimi i BKS dhe theksoi se qeveria aktuale e Prishtinës as që dëshiron të diskutojë për këtë temë.

“Në fakt kjo ishte arsyeja më e madhe pse sërbët hyrën në institucionet e Kosovës ndonëse pranuan pjesëmarrjen në zgjedhje si dhe zbatimin e kësaj marrëveshjeje. Pas 10 vitesh mund të themi se ishte i vetmi sukses, por na duhet të pranojmë se më e nevojshme për sërbët në Kosovë e Metohi, ishte paqja. Marrëveshja e Brukselit bleu 10 vjet paqe aty-këtu për sërbët në Kosovë e Metohi. Sigurisht që nuk është ajo paqe që sërbët në Kosovë e Metohi prisnin, por u dha pak kohë” tha Radojeviq.

Sipas tij, sërbët e Kosovës u ofruan shancin që përmes marrëveshjes së Brukselit, të dilnin në zgjedhje ndonëse kjo nuk ishte mjaft popullore para 10 vitesh, ata hyrën në institucione, me të cilin zbatoheshin absolutisht të gjitha pjesët e Marrëveshjes së Brukselit që kishin të bënin me Sërbinë.

I pyetur për sulmet gjithnjë e më të shpeshta ndaj sërbëve në Kosovë, Radojeviq thotë se arsye për këtë është inercia e  bashkësisë ndërkombëtare.

“Në fakt, duhet bërë diçka më shumë përveçse deklaratave të zakonshme për rastet e sulmeve ndaj pronave të sërbëve, ndaj pronës së KOS dhe sulmeve ndaj sërbëve. Ju e keni vënë re se Lista Sërbe në deklaratat e veta ka kritikuar përfaqësuesit e komunitetit ndërkombëtar sepse, duhet të themi se kanë standarde të ndryshme kur bëhet fjalë për sulmet ndaj sërbëve, sulme me armë, lëndimet, tentativat për vrasje të cilat etiketohen si incidente. Vini re, nëse dikush tenton të vrasë një person dhe po flasim për pjesëtarët e njësive speciale, ky nuk është incident, e kjo është tentativë vrasjeje ndaj karakterizohet prej organeve të drejtësisë që kanë nisur hetimet ndaj këtyre policëve. Kështu që vërtet për ne si parti politike, por edhe për sërbët që jetojnë në Kosovë e Metohi, është jashtëzakonisht tronditëse dhe e pabesueshme të dëgjosh nga përfaqësuesit e bashkësisë ndërkombëtare se gjëra të tilla quhen incidente, në vend që të emërtohen saktësisht” tha ai.

Sipas tij, bashkësia ndërkombëtare duhet të ushtrojë presion shumë më të fortë dhe konkret ndaj Albin Kurtit dhe qeverisë në Prishtinë për t’a parandaluar këtë.

Kur bie fjala për liberalizimin e vizave e cila u miratua dje për qytetarët e Kosovës, Radojeviq thotë se Prishtina është shpërblyer me të.

“Dhe me të vërtetë, qytetarët e Mitrovicës, por edhe të gjithë sërbët në Kosovë e Metohi, shtrojnë pyetjen se a ka drejtësi për sërbët në K&M dhe kjo është me të vërtetë pyetja me të cilën do të vazhdojmë të merremi në të ardhmen, por na takon të vazhdojmë të luftojmë. E vërteta është se po përjetojmë padrejtësinë, por besojmë se drejtësia do të jetë në anën tonë”, ka përmbyllur Radojeviq.