Radojeviq: Sërbët në Mitrovicën e Veriut ndjehen si nën okupim, i frikëson Policia Kosovare

Milan Radojević
Burim: In4s.net

Sërbët në Mitrovicën e Veriut si pasojë e pranisë së përforcuar të pjestarëve të Policisë Kosovare kanë ndjesinë sikur janë nën okupim dhe si pasojë e frikës në muzgun e parë, mblidhen në shtëpitë e tyre, ka thënë Millan Radojeviq nga Lista Sërbe për Njuzmaks Adria duke shtuar se sërbët kanë përshtypjen se qëllimi i vetëm i policisë me armët tytëgjata është që të demonstrojnë forcë. Ai tha se Lista Sërbe në shumë raste ka kërkuar prej Kfor të marrë kontrollin në veri duke bërë të ditur se sërbët kanë besim tek misioni i Nato, si dhe që Kfor sipas Rezolutës 1244 ka mandat egzekutiv.

“Qytetarët vetë thonë se ndjehen të tmerruar dhe sikur jemi nën okupim, nuk i lënë fëmijët të dalin nga banesat e tyre. Është ndjenjë fort e keqe, kemi polici që as nuk flet e as nuk kupton sërbishten. Kemi përshtypjen se qëllimi i tyre primar është të keqtrajtojë njerëzit e këtushëm, të tregojnë forcë, të demonstrojnë forcë dhe ndonjëherë kam përshtypjen se më shumë kujdesen të bëjnë sa më shumë selfie për të treguar se ishin në veri, sesa t’u ofrojnë ndihmë qytetarëve” tha Radojeviq.

Ky i fundit thekson se qytetarët janë të frikësuar dhe në këtë kuptim bën të ditur se në muzgun e e parë, në rrugë nuk shihet askush prej tyre.

"Nuk ka absolutisht askush në rrugë. Prindërit shfrytëzojnë periudhën gjatë ditës për të shëtitur me fëmijët, në muzgun e parë nuk ka fare njerëz në rrugë sepse policët tek ta shkaktojnë frikë”, shton ai.

Pyetjes nëse e gjithë kjo ishte e nevojshme, Radojeviq thotë se nuk ishte absolutisht e nevojshme dhe se Lista Sërbe shumë herë i ka përcjellë apele KFOR dhe EULEKS që të marrin kontrollin në veri, sepse në veri të Kosovës, sërbët kanë besim tek KFOR.

“Apeluam të marrin kontrollin dhe të kujdesen për sigurinë në veri sepse qytetarët as nuk kanë asnjë besim tek Policia Kosovare, as nuk ndihen të sigurt. Përkundrazi, çdo qytetari në veri të Kosovës e Metohisë mund t’a pyesni që t'ju rrëfejë historinë e tyre personale për traumat që ka përjetuar, qoftë për shkak të ndalimit në vendkalimet administrative apo në urën e Bistricës. Nuk ka qytetar që nuk është ndalur, keqtrajtuar që nuk është ftuar në bisedë informative”, thekson Radojeviq.

Ky i fundit kujton se për çështjen e sigurisë së veriut të Kosovës dhe sipas Rezolutës 1244 të KS të KB, KFOR ka mandat egzekutiv.

Duke komentuar faktin se KFOR refuzoi kërkesën e Prishtinës që në veri të dërgojë pjesëtarët e FSK, Radojeviq thotë se në detin e lajmeve të këqija, ky është një lajm pozitiv që tregon pikërisht se përse sërbët kanë besim tek KFOR dhe përse kërkojnë prej KFOR të marrë nën  kontroll veriun dhe t’u ofrojë siguri qytetarëve.

„Nuk mund të mendoj që të shkohet deri aty që FSK të vijë në veri. Politika e Prishtinës është mëse e qartë, të gjitha hapat e tyre kanë për qëllim të frikësojnë popullin sërb në K&M. Momentalisht është fokusi më i madh në veri të K&M ku po tentohet të thyhet tërësisht dhe rezistenca dhe shpirti i sërbëve vendorë që jetojnë këtu. Thjesht-sa më pak sërbë në K&M, kjo është mirë për Kurtin“ ka thënë Radojeviq.

Pyetjes sesi do t’i komentonte atë çka gazetari nga Lleposaviqi Dushan Millanoviq, pronar i kompanisë VIM info në sistemin kosovar që është themelues i portalit Kosovo onlajn, sot u lirua pasi kaloi 48 orë në paraburgim, Radojeviq tha se Millanoviq është çun i jashtëzakonshëm nga familje e ndershme, bashkëshort, baba, që është „ndaluar padrejtësisht“.

„Është dëshmuar që policia nuk ka asnjë provë bërën ato që dëshironin por në fund donin t’a lëshonin. Megjithatë ato trauma që ai përjetoi për të cilat i përjetoi dhe familja e tij, nuk munden që të kompensohen“ shtoi ai.

Ai bëri të ditur se është i gëzuar me atë që është lënë i lirë pasi është tregues se e drejta triumfon, por tha se ka shumë sërbë që vazhdojnë të jenë ende në burgjet kosovare duke pritur drejtësinë