Radojkoviq: Zgjedhja e Rashiqit nuk përmban vullnetin e qytetarëve, të shikojmë reagimin e Gjykatës Kushtetuese
Historiani Stefan Radojkoviq ka thënë për Kosovo onlajn se zgjedhja e Nenad Rashiqit për nënkryetar të Kuvendit të Kosovës nga radhët e komunitetit sërb, paraqet ikebanizimin e proçesit politik, demokracisë dhe përfaqësuesit e institucioneve dhe nuk përmban vullnetin e qytetarëve.
Radojkoviq theksoi se mbetet për t’u parë se cili do të jetë reagimi i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës.
"Këtë praktikë që e ka futur Kurti, nuk është praktikë e re mes komunitetit shqiptar kur bëhet fjalë për raportin ndaj komunitetit sërb. Dhe më herët nga koalicioni "Kthimi", ishte praktikë për të gjetur individë që nuk kishin asnjë bazë zgjedhësish në komunitetin sërb ose nëse kishin, këtu zakonisht ishin disa rezultate shumë modeste sikurse zoti Rashiq që fitoi një vend deputeti", tha Radojkoviq.
Sikurse spegoi, çështja e mbarë performancës së sotme në Kuvend, është të tregojë se institucionet e Prishtinës janë shumëetnike dhe se sërbët përfaqësohen në to, ndonëse në thelb, zërat e sërbëve nuk përfaqësohen.
"Shpesh ndodhte që në disa qeveri të mëparshme që nuk ishin qeveri të Vetëvendosjes, të kishte njerëz që merrnin vota nga sërbët e Sërbisë Qëndrore. Kështu që kjo çka po bëhet tani, është vetëm një tjetër, si të themi, performancë e zbehtë ku disa procedura duhet të ndiqen zyrtarisht, por nuk ka përmbajtje. Nuk është realizuar vullneti i qytetarëve dhe ata nuk përfaqësohen në thelb në parlamentin e Prishtinës", vlerësoi historiani.
I pyetur nëse ankimimi në Gjykatën Kushtetuese që e shpalli Lista Sërbe shtyn nisjen e afatit për formimin e qeverisë, Radojkoviq deklaron se egziston mundësia për të konstituar qeveria e re nëse egziston presion i madh nga bashkësia ndërkombëtare.
"Përsa i përket raporteve juridike mes Gjykatës Kushtetuese dhe Parlamentit, nuk jam i sigurt nëse do të vonohet diçka e rëndësishme. Megjithatë, nëse është presioni i bashkësisë ndërkombëtare, para së gjithash nga partnerët perëndimorë të administratës së Prishtinës për të konstituuar një lloj qeverie, atëherë kjo do të bëhet sepse disa parakushte kushtetuese për formimin e kuvendit dhe më pas për zgjedhjen e qeverisë, janë përmbushur zyrtarisht", tha bashkëbiseduesi ynë.
Megjithatë, thekson se e gjithë kjo varet nga rezultatet e zgjedhjeve vendore të 12 tetorit në Kosovë.
“Gjithçka kjo është nën dyshime të mëdha sepse do të shikojmë se cilat janë rezultatet e këtyre zgjedhjeve vendore komunale në Kosovë e Metohi dhe më pas më gjasa do të shikohet nëse do të shkohet në zgjedhje të jashtëzakonshme ku në të vërtetë nuk do të jetë e nevojshme të zgjidhet qeveri, por me gjasa do të shkohet në disa fushata të jashtëzakonshme zgjedhore para zgjedhjeve të reja të jashtëzakonshme në Kosovë e Metohi”, konkludon Radojkoviq.
0 komentet