Krtiniq: Qytetarët e Leposaviqit nuk kanë paraqitur kërkesë për iniciimin e peticionit

Smena specijalne policije u Leposaviću
Burim: Kosovo Online

Sanja Krtiniq, e cila para një grupi qytetarësh ka paraqitur kërkesë për iniciimin e peticionit për shkarkimin e kryetarit të komunës në veri të Mitrovicës, ka thënë për Kosovo online se sot qytetarët nuk kanë paraqitur të njëjtën kërkesë në Leposaviq, sepse në Komunë nuk ka pasur kryesues të Kuvendit Komunal dhe kryetari i komunës nuk ka lejuar që të pranohet kërkesa.

Krtiniqi theksoi se sot kërkesat janë dorëzuar në tri komuna, përkatësisht në Mitrovicën Veriore, Zveçan dhe Zubin Potok dhe se vetëm në Leposaviq peticioni nuk është pranuar.

Ajo ka deklaruar se paraqitja e kërkesës do të përsëritet deri në pranimin e saj.

“Qytetarët kanë shkuar për të paraqitur kërkesë, mirëpo në komunë nuk ka pasur kryesues të Kuvendit Komunal të Leposaviqit dhe kryetari i komunës nuk ka lejuar të merret kërkesa për arsye që nuk i di. Vetëm në Leposaviq nuk është pranuar kërkesa. Pasi që kemi arritur të bëjmë kërkesë edhe në komunat tjera, besoj se kjo do të përsëritet derisa të pranohet kjo kërkesë”, ka thënë Krtiniq.