Rajiq: Sërbët i pret periudhë e vështirë, Kfor dhe Euleks kanë treguar se Kurtit i kanë dhënë dorë të lirë

Predrag Rajić
Burim: Kosovo online

Këshilltari i ministrit të mbrojtjes së Sërbisë Predrag Rajiq është i frikësuar pas incidentit të djeshëm në Banjskë në të cilën humbi jetën polici shqiptar dhe katër persona të etnisë sërbe, se para komunitetit sërb në Kosovë qëndron periudhë shumë e vështirë në të cilën do të përballen me presione të shtuara prej regjimit të Albin Kurtit.

Rajiq për Kosovo onlajn paralajmëroi se është mjaft e mundur se terrori i Albin Kurtit jo vetëm që do të vazhdojë, por dhe do të forcohet pavarësisht se Kfor është i detyruar për sigurinë në Kosovë, pasi nuk dëshirojnë në përgjithësi të përmbushin mandatin e vet për të mbrojtur sërbët.

"Para së gjithash, duket se KFOR i cili është garantues sipas Rezolutës së KS të KB 1244 dhe sipas dokumenteve të tjera dhe ka për detyrë të ruajë paqen, nuk dëshiron t’a përmbushë plotësisht mandatin e vet dhe kjo është ajo çfarë konstatojmë. Diku, në vend që të qëndrojë mes dy palëve kur ka situata incidentesh, KFOR qëndron në anë dhe e lë regjimin e Kurtit të bëjë si të dojë”, tha Rajiq.

Ky i fundit kujtoi se Sërbia pati paralajmëruar në kohë për më shumë se një vit se veprimet e Kurtit, të cilat filluan me incidente në lidhje me targat dhe kartat e identitetit, do të eskalohen në incidente me pasoja të mëdha, me përfundim fatal, ashtu sikurse ndodhi dje kur u vranë shqiptarë edhe sërbë.

“Është veçse çështje kohe se kur do të ndodhte pasi një pjesë e serbëve në K&M, nuk donin të vuanin më terrorin e Kurtit. Sigurisht nuk mundemi të themi se ishte mirë ajo që ndodhi përtej kësaj edhe mua me të vërtetë më vjen keq për policin shqiptar që humbi jetën. Mendoj se edhe ai është viktimë e aventurizmit dhe ekstremizmit të Kurtit pasi nxiti besnikët në të tilla situata të rrezikshme ku në çdo moment të dilte nga kontrolli. Më vjen keq sigurisht, veçanërisht edhe për të rinjtë sërbë që humbën jetën” tha Rajiq.

Ky i fundit tha se ngjarja e djeshme në Banjska “është një situatë e trishtueshme që rrezikon të eskalohet sërish në ndonjë moment”.

Rajiq thekson se ka frikë se ajo që ndodhi dje nuk do të jetë dhe nuk është një incident i izoluar përderisa njësitë speciale Rosu në veri të Kosovës, përderisa Kurti insiston që komunat në veri të qeverisen nga shqiptarët që nuk kanë legjitimitet, përderisa kemi radikalizmin e tij dhe për sa kohë që komuniteti ndërkombëtar hesht, nuk ndërmerr asgjë apo eventualisht del me ndonjë deklaratë.

Rajiq beson se bashkësia ndërkombëtare nuk bën atë që është detyrë e saj-të parandalojë eskalimin në terren.

“Kur shkohet në të tillë incident, kemi parë që si Kfor, si Euleks qëndrojnë anash dhe i japin dorë të lirë Kurtit për të bërë atë që mendon se duhet të bëjë dhe ai duket se nuk mendon asgjë të mirë për komunitetin sërb” përfundoi Rajiq.

Ky i fundit kujton se përfaqësuesit e BE dje kanë dalë publikisht me vlerësimin se Policia Kosovare në Banjskë organizoi “operacion legjitim antiterrorist”.

Sipas fjalëve të tij, BE beson se Kurti dje ka vepruar në përputhje me ligjet kosovare të cilat me sa duket janë të vetmet të vlefshme për të.

"Për ta ligjet sërbe nuk kanë shumë rëndësi. Më duket se as rregulloret ndërkombëtare nuk kanë rëndësi për ta. Për ta, këta sërbë që u ngritën në veri të K&M të cilët nuk mundën të duronin, i konsiderojnë terroristë”, tha ai.

Rajiq, duke marrë parasysh të gjitha rrethanat, nuk shikon rrugëdalje pozitive nga kjo situatë në Kosovë dhe thekson se do të vazhdojë të jetë shumë e tensionuar.

Ai thotë se sërbëve në Kosovë e vetmja gjë që u ka mbetur është që të shmangin sa më shumë provokimet.

“Tashmë është e qartë se në çdo situatë të ngjashme pasuese KFOR dhe EULEKS do të reagojnë njësoj, duke i lënë dorë të lirë Kurtit. Ndërsa ky i fundit do të përdorë të gjithë forcën që ka në dispozicion, e cila falë partnerëve të tij koha kohës po forcohet për t’u ndeshur me sërbët në K&M” theksoi Rajiq.

Ky i fundit shton se qëllimi i vetëm i Kurtit është Kosovë etnikisht e pastër, pa sërbë dhe në fund do të provokojë dhe sjellë shtetin e Sërbisë në konflikt dhe përplasje direkte me NATO-n, për të përsëritur vitin 1999.

"Kjo është ëndrra e tij-që Sërbia dhe NATO sërish të ndeshen. Ky është plani djallëzor i Albin Kurtit që nuk do të realizohet dhe për të cilin shteti i Sërbisë nuk do të pajtohet. Ky është kurthi i vetëm që Kurti po i përgatit Sërbisë prej më shumë se një viti ku Sërbia vazhdimisht po i shmanget. Për këtë është e rëndësishme që sërbët në K&M të qëndrojnë të bashkuar me njëri-tjetrin, të qëndrojnë të bashkuar me Beogradin zyrtar, të mos marrin vendime të nxituara dhe që mos të bien pre e provokimeve” tha këshilltari i ministrit.

Rajiq tregon se përveç kësaj populli sërb nuk ka zgjidhje tjetër sepse në terren, siç thotë ai, Kurti dhe elementët e tij radikalë që kryejnë terror, si dhe bashkësia ndërkombëtare, e cila pak a shumë nuk e dënon. por përkundrazi, diku i jep mbështetje veprimeve të tilla të regjimit në Prishtinë.

Rajiq i’u referua edhe familjes së policit të vrarë Afrim Bunjakut, i cili i tha kryeministrit të Kosovës që të mos përdorë policinë në veri dhe t'i kthehet dialogut sa më parë, duke theksuar se apeli i tyre është i kuptueshëm dhe se Kurti me vdekjen e policit dëshiron të mbledhë pikë politike. “Mendoj se skena politike shqiptare nuk është unike në këtë kuptim. Kjo është e qartë, Kurti ka pasur shumë rezistencë sepse ka dëmtuar marrëdhëniet e Prishtinës me Perëndimin vitin e fundit. Procesi i shkarkimit të tij është nisur dhe do të shikojmë si do të vazhdojë. Është gjest plotësisht i kuptueshëm dhe i familjes së policit të vrarë pasi i ati i tyre, djali, vëllai, bashkëshorti u vra, ai në shtëpi kurrë nuk do të kthehet dhe Kurti dëshiron me këtë të përfitojë pikë politike. Për ta, këto pikë nuk janë të rëndësishme pasi kanë humbur dikë të dashur dhe të afërt. Gjithçka është shumë e trishtueshme”, tha Rajiq.

Megjithatë, pavarësisht nga të gjitha dënimet, thekson ai, Kurti do të provojë të përfundojë mandatin e tij deri në vitin 2025, kur janë edhe zgjedhjet e reja në Kosovë.

Në atë periudhë, kryeministri kosovar do të përpiqet, thekson Rajiq, që të radikalizojë më shumë situatën pasi siç sqaron ai, nuk ka asgjë më shumë për t'u ofruar zgjedhësve nga ajo që premtoi kur erdhi në pushtet.

“Ai erdhi në pushtet mbi të gjitha me retorikën me të cilën premtonte luftë me krimin e organizuar, korrupsionin, papunësinë e madhe, rrogat e ulëta, infrastrukturën e keqe…Asgjë nga këto nuk ka bërë në K&M për komunitetin shqiptar, ndërsa tashmë atyre u ofron populizëm veresije, demagogji, nacionalizëm dhe shovinizëm. E gjithë kjo drejtohet ndaj komunitetit sërb në K&M dhe Beogradit zyrtar. Ai shqiptarëve pak a shumë u thotë se “të gjitha problemet tuaja do të zhduken, kur sërbët të zhduken nga K&M”, thotë Rajiq.

Fatkeqësisht, retorika e Kurtit për rastin e sërbëve në Kosovë, thekson Rajiq, po i shkon mirë.

“Kam frikë se ai nuk do të heqë dorë nga kjo dhe nëse forcat politike opozitare në Kosovë do të kenë fuqi të merren me të në kuptimin politik dhe mundësisht të provokojnë zgjedhje të parakohshme, kjo do të thotë ndonjë e ardhme e afërt. Aty është situatë mjaft komplekse, por pikërisht për këtë ai provokon incidente për t’a portretizuar këtë opozitë si dikush që e rrëzon pikërisht në momentin kur ai “përllogarit terroristët sërbë”. Për këtë ai në thelb provokon incidente të tilla dhe prandaj atij në thelb i shkojnë të gjitha në dorë” përmbyll Rajiq.