Rajiq: Temat identitare të përcaktuara nga Kurti do të dominojnë skenën politike shqiptare për një kohë të gjatë
Predrag Rajiq nga Qendra për Stabilitet Shoqror thotë se edhe pse në të kaluarën në Kosovë kishte faktorë politikë shqiptarë të cilët ishin të gatshëm për marrëveshje të caktuara me palën serbe, aktualisht vështirë se ka ndonjë palë me të cilën mund të arrihet një marrëveshje konkrete, e cila do të kërkon që të merren parasysh edhe interesat e vërteta të palës serbe. Siç sqaron ai, Albin Kurti e ka ngritur shumë shiritin në shoqërinë shqiptare në Kosovë dhe çështjet që ai përcaktoi, si tema të karakterit identitar, do të dominojnë për një kohë të gjatë skenën politike shqiptare.
“Duhet të pranojmë se në mesin e shqiptarëve të Kosovës ka pasur opsione politike që së paku kanë dashur të bisedojnë. Ne kemi pasur për shembull Marrëveshjen e Uashingtonit që është nënshkruar në administratën e mëparshme si në Uashington ashtu edhe në Prishtinë. Ka qenë e mundur të pajtohemi rreth disa çështjeve. Nuk po them se është diçka spektakolare ndryshe, por faktorë të tjerë politikë në KdheM kanë qenë të gatshëm, nëse asgjë tjetër, të pajtohen në disa faza dhe për disa çështje specifike. Me Kurtin kjo është e pamundur, edhe për çështje të natyrës teknike”, thotë Rajiq për Kosovo online.
Edhe sikur të kishte ndërrim pushteti pas zgjedhjeve parlamentare në Kosovë, Rajiq nuk beson se kjo do të sillte butësi në fushën e bashkëpunimit me serbët.
“Kurti e ka ngritur shumë shiritin në shoqërinë shqiptare në Kosovë e Metohi. Vështirë se dikush tani mund ta bënte atë që nuk e bëri Kurti dhe ne e kemi parë se si është kur është në opozitë dhe ai dhe partia e tij mezi prisnin të rrëzojnë qeverinë, siç e bënë edhe kur ishin në opozitë, pikërisht për ato çështje, çështjet që ai i përcaktoi si tema me karakter identitar do të dominojnë për një kohë të gjatë skenën politike shqiptare, fatkeqësisht ajo skenë politike do të ushqehet me një lloj nacionalizmi të pashëndetshëm dhe Kurti, i cili ia ngrit kërkesat vetes, ia ngrit në të njëjtën kohë subjekteve të tjera politike në mesin e shqiptarëve të Kosovës. Edhe nëse ekziston vullneti mes faktorëve të tjerë për të përmirësuar marrëdhëniet me serbët, pyetja është a mund ta çojnë deri në fund kur kundër tyre kanë Kurtin apo opsionin e tij politik, që është faktor relevant edhe kur ai është në opozitë”, tha Rajiq.
0 komentet