Rakiq Andriq: I pritshëm vendimi i Gjykatës, votimi për nënkryetarin nga radhët e pakicave do duhet të përsëritet “në paketë“

Milica Rakić Andrić
Burim: Kosovo Online

Menaxherja programuese e OJQ Iniciativa Shoqërore, Milica Andriq Rakiq ka thënë se ishte i pritshëm vendimi i Gjykatës Kushtetuese i cili miratoi ankimimin e Listës Sërbe dhe vendosi masë të përkohshme për çështjen e konstituimit të Kuvendit të Kosovës. Pritet që zgjedhja e nënkryetarëve nga radhët e komuniteteve pakicë të përsëritet, dhe kjo "në paketë", duke shtuar se do të ishte mirë nëse Gjykata Kushtetuese do të ofronte sqarime rreth asaj sesa herë mund të votohet për "një paketë" prej dy deputetësh të pakicave të propozuar për nënkryetarë.

"Duke pasur parasysh se Lista Sërbe u ankua për një nga mekanizmat e rëndësishëm për mbrojtjen e të drejtave të komuniteteve jo-shumicë, vendimi i Gjykatës Kushtetuese ishte i pritshëm. Bëhet fjalë për çështje të rëndësishme, për të drejtë të garantuar kushtetuese dhe gjykata duhej, sikurse e spegoi vetë, të mbronte komunitetet jo-shumicë nga vendimet e mundshme të paligjshme ose jokushtetuese të Kuvendit, i cili derimë tani u zgjodh në mënyrë të diskutueshme", tha Rakiq Andriq për Kosovo Onlajn.

Nëse Gjykata Kushtetuese vendos në favor të Listës Sërbe, pra interpreton se zgjedhja e Emilia Rexhepit "jashtë paketës" me nënkryetarin nga Lista Sërbe është jokushtetuese, atëherë, ajo beson se, të paktën, do të kërkojnë përsëritjen e zgjedhjes së Rexhepit "në paketë" me nënkryetarin nga komuniteti sërb.

“Shpresoj se do të ketë dhe disa sqarime për atë që sa herë mund të votohet për ‘një paketë’ prej dy deputetësh të propozuar për nënkryetarë, që të shmangen përsëritja potenciale e pyetjeve dhe vonesat e reja”, tha Rakiq Andriq.

Kjo e fundit kujton se Vetëvendosja këtë e interpretoi në mënyrën e vet, pra, ndonëse vendimi i mëparshëm i Gjykatës Kushtetuese i referohej specifikisht zgjedhjes së kryetarit të Parlamentit, Dimal Basha, pretendonte se i njëjti rregull-votimi jo më shumë se tre herë për propozim, vlen edhe për nënkryetarët.

"Është e mundur që Gjykata të vendosë kështu, por do të ishte mirë dhe të vendosin qartësisht rregullat që të gjithë të dinë se për çfarë bëhet fjalë", shtoi Rakiq Andriq.

Kjo e fundit pret që votimi për zëvendëskryetarët e parlamentit nga radhët e pakicave do të duhet të përsëritet në përputhje me rregullat e përcaktuara nga Gjykata Kushtetuese dhe kujton se është sigurisht e pamundur të ketë zgjedhje të reja pa konstituimin e plotë të Kuvendit.

"Kështu që do të duhet të shkohet në votim. Dhe, nëse gjithçka nga fillimi, nëse eventualisht besohet se zgjedhja e kryetarit është ilegale dhe këtu dyshoj, por minimumi i votimit për paketën e nënkryetarëve e pres. Kuvendi duhet të konstituohet që të shpallen zgjedhjet dhe me konsensus të dakordësohet për shpërndarjen e tij", konkludon Rakiq Andriq.

Gjykata Kushtetuese e Kosovës pranoi ankesën e Listës Sërbe, të cilën kjo parti e paraqiti për shkelje të rënda të të drejtave të popullit sërb në seancat parlamentare, ndërsa në lidhje me zgjedhjen e nënkryetarit, vendosi masa të përkohshme për çështjen e konstituimit të Kuvendit të Kosovës.

Masa e përkohshme do të jetë në fuqi deri më 30 shtator dhe gjatë kësaj periudhe deputetëve u ndalohet çdo veprim ose procedurë për formimin e Qeverisë së Kosovës.