Gogiq: Sulmet ndaj Bashës pjesë e “arkeologjisë politike” në Kosovë
Politologu Ognjen Gogiq ka deklaruar se fushata kundër kryetarit të ri të parlamentit të Kosovës, Dimal Basha, është pjesë e “arkeologjisë dhe forenzikës politike” në Kosovë dhe “balancim i forcave” në kuadër të fushatës politike para zgjedhjeve lokale.
Më shumë parti opozitare e akuzuan Bashën se ka shkelur Kushtetutën duke thënë se Kuvendi është konstituar. Njëkohësisht, veteranët e UÇK-së kërkojnë dorëheqjen e tij, duke e akuzuar se në një punim shkencor ka folur keq për këtë organizatë.
Basha e demantoi menjëherë këtë pretendim, e më pas u kërkoi falje publike për atë tekst.
Gogiq thekson se të gjitha akuzat ndaj tij duhen parë në dritën e faktit që kriza politike nuk është zgjidhur, si dhe që në Kosovë është “blasfemi” përmendja e UÇK-së në çfarëdo konteksti negativ.
“Cilido që do të gjendej në atë pozitë me shumë gjasa do të ishte gjithashtu objekt sulmesh, sepse kriza politike në Prishtinë nuk është zgjidhur. Ende nuk ka raporte të qarta ndërmjet partive në parlament, para së gjithash rreth formimit të qeverisë, dhe tani është në lojë ‘arkeologjia’, ‘forenzika’. Kërkohet çfarë mund të gjendet që të zhvillohet fushata. Kundër Bashës gjetën atë tekst, një artikull shkencor i para 13 viteve, ku ai ishte bashkautor dhe ku UÇK përmendet në kontekst negativ. Natyrisht, kjo mjafton në Kosovë që të ‘ngrihet pluhur’ sepse kjo është ‘blasfemi’ kur dikush, në çfarëdo mënyre, vë në dyshim UÇK-në”, tha Gogiq për Kosovo Online.
Ai thekson se kjo nuk është vetëm fushatë kundër Bashës dhe Vetëvendosjes që e propozoi, por edhe kundër Partisë Demokratike të Kosovës që mbështeti zgjedhjen e tij, ndërkohë që “trashëgon vlerat e UÇK-së”.
“Kjo është gjithashtu një goditje edhe për PDK-në. Është partia që i mundësoi atij të zgjidhet, ndërsa është fjala për një subjekt që duhet të trashëgojë vlerat e UÇK-së. Është krejtësisht absurde që ajo e mbështeti atë. Por kjo është vetëm pjesë e fushatës politike që zhvillohet në Kosovë, si kundër partisë në pushtet, ashtu edhe në kontekstin e matjes së re të forcave që pritet në zgjedhjet lokale”, konsideron Gogiq.
Ai është i bindur se informata të tilla plasohen jo vetëm për të “zbehur” mbështetjen ndaj Lëvizjes Vetëvendosje, por edhe ndaj PDK-së.
“Por kjo është një praktikë legjitime dhe e përditshme në jetën politike. Nuk ka asgjë të pazakontë aty”, thekson Gogiq.
Ky politolog nënvizon se zgjedhja e Dimal Bashës për kryetar të parlamentit “ishte rastësi”.
“Zgjedhja e Bashës ishte rastësi. Edhe ai vetë u befasua që u gjend në atë vend. Fjala është se kishte një bllokadë më të fortë të Kuvendit kur partitë po përplaseshin rreth asaj kush mund të ishte kandidat. Dhe në fund Vetëvendosje e propozoi Bashën ndoshta pa pritur që dikush të votojë për të. Ishte një bllof që nuk kaloi”, saktëson Gogiq.
Ai shton se partitë opozitare pretenduan që në fillim se do të mbështesnin vetëm kandidatin e Lëvizjes Vetëvendosje, i cili nuk është njëkohësisht anëtar i qeverisë teknike.
“Më në fund kanë propozuar një person që nuk është në qeveri, duke menduar se partitë e tjera do ta refuzojnë që të thonë se janë ata që bllokojnë Kuvendin.Megjithatë, ata e vlerësuan gabim. Pra, zgjedhja e Bashës ishte ndoshta një surprizë për të gjithë pjesëmarrësit në jetën politike. Pra, zgjedhja e Bashës ishte ndoshta një surprizë për të gjithë pjesëmarrësit në jetën politike", beson Gogiq.
0 komentet