Rakiq: KFOR-i i vendosur në pesë pika të qytetit, serbët nuk kanë asnjë problem me ta

Goran Rakić na protestu u Zvečanu
Burim: Kosovo Online

Lideri i Listës Serbe,Goran Rakiq, së bashku me minatorët e Trepçës, kanë mbërritur mëngjesin e sotëm në objektin e Komunës së Zveçanit, ku edhe sot vazhdon protesta e serbëve.

Me atë rast Rakiq tha se pjesëtarët e KFOR-it janë vendosur në pesë pika të qytetit, në udhëkryqe, me qëllim të parandalimit të incidenteve. Ai vuri në dukje se serbët nuk kanë asnjë problem me KFOR-in dhe u bëri thirrje qytetarëve që të bashkëpunojnë.

“Pas takimit të djeshëm me komandantin e përgjithshëm të kësaj pjese, kolonelin amerikan e Kfor-it, morëm garanci dhe shohim që sot e kanë përmbushur premtimin. Ata vendosën forcat e tyre në pesë pika të zonës, për të parandaluar hyrjen e njësisë speciale të policisë për të parandaluar një incident. Shfrytëzoj rastin të falenderoj kolonelin. Populli serb nuk ka asnjë problem me pjesëtarët e KFOR-it, i bëj thirrje popullit serb që të sigurojë çdo lloj ekzistence dhe ndihmë për anëtarët e KFOR-it”, tha Rakiq.


Rakiq ka theksuar se bashkë me qytetarët po protestojnë edhe minatorët e Trepçës, të cilët nga e premtja nuk kanë mundur të kryejnë punën e tyre.