Rakiq: Kurti sot në mbrëmje dërgon ROSU-n në veri të shkaktojë Stuhinë, KFOR dhe EULEKS të ndalin kaosin

Goran Rakić
Burim: Ministartsvo za zajednice i povratak

Kryetari i Listës Sërbe Goran Rakiq deklaron se në "bazë të informacioneve qe kam, Albin Kurti sot në mbrëmje në veri të Kosovës do të dërgojë forcat e ROSU të armatosur deri në dhëmbë dhe njësi të tjera me qëllim persekutimin e sërbëve dhe shkaktojë Stuhinë".

"Përmes apelit tonë për paqe dhe bazuar tek informacionet që zotërojmë, Albin Кurti në takimin me forcat e strukturave te tij te sigurisë ka thënë se mbrëmjen e sotme do të dërgojë në veri të Kosovës dhe Metohisë forcat speciale te ROSU si dhe pjestarë të njësive të tjera policore të armatosura deri në dhëmbë për të persekutuar popullin tonë dhe shkaktojë kësisoj  STUHINË", vë në dukje Rakiq.

Ky i fundit ka ftuar KFOR të ndalojë sulmin e ROSU në veri të Кosovës, duke i'u rikujtuar se prania e tyre në këto troje është në kundërshtim me gjithë marrëveshjet në fuqi.

"Ky është momenti kur përgjegjësia e KFOR dhe EULEKS është të ndalin  kaosin e përgatitur prej Kurtit", deklaron Rakiq.