Kongresmenia Teni: Situata në veri të Kosovës thellësisht shqetësuese
Bashkëkryesuesja e komitetit sërb në Kongresin Amerikan Klaudia Teni ka deklaruar se përkeqësimi i situatës në veri të Kosovës, është arsye për të qenë thellësisht të shqetësuar dhe se mosmarrëveshjet e vazhdueshme mes palëve, duhet të zgjidhen paqësisht.
"Ka ardhur koha për ata në rajon që të ndërpresin çdo lloj aksioni i cili mund të nxisë më tej tensionet dhe të konfirmojë edhe një herë angazhimin e tyre ndaj diplomacisë duke u kthyer me mirëbesim në tryezën e bisedimeve” ka deklaruar Teni për radion sërbe Radio Çikago.
Teni ka përsëritur se ka ardhur koha që BE dhe aktorët e tjerë të forcojnë përpjekjet për të ulur në tryezën e bisedimeve Beogradin dhe Prishtinën.
"Me këtë rast po ripësëris thirrjen time si bashkëkryetare e komitetit sërb drejtuar administratës së Bajdenit dhe Unionit Europian apo dhe aktorëve të tjerë rajonalë se duhet të dyfishojnë përpjekjet diplomatike me qëllim që të dy palët të zgjidhin me qetësi mosmarrëveshjet e vazhdueshme duke siguruar mbrojtjen e të drejtave të pakicave" tha Teni.
komentet