Rama: Pres që Prishtina të pranojë draft-statutin e BKS

edi rama
Burim: Kosovo Online

Në intervistën për “Fletoren Zyrtare” të Këshillit Atlantik në Uashington, kryeministri i Shqipërisë Edi Rama shprehu pritshmëritë se autoritetet në Prishtinë do të pranojnë draft-statutin e Bashkësisë së Komunave Sërbe të cilën e ka paraqitur Brukseli, ndërkohë që normalizimi i marrëdhënieve mes Sërbisë dhe Kosovës është mënyra e vetme që të shkohet deri në paqen përfundimtare.  

“Duhet të dyfishojmë dhe trefishojmë përpjekjet për të ruajtur paqen në hapësirën e Ballkanit Perëndimor pasi ngjarjet tragjike të para disa muajve ishin tërësisht shenjë e qartë dhe paralajmërim i rrezikshëm sesi çështjet e pazgjidhura mund të shkaktojnë sfida në rajon” ka thënë Rama dhe shtoi se paqja e qëndrueshme do të vendoset kur Sërbia të njohë pavarësinë e Kosovës.

Ai shprehu kënaqësinë që autoritetet kosovare pranuan draftin e paraqitur të Bashkësisë së Komunave Sërbe.

“Nëse qeveria e Kosovës vijon me atë që pranoi në Bruksel, atëherë progresi do të jetë i madh për mbarë rajonin. Kurti dhe qeveria e Kosovës dëshmuan dëshirë të rëndësishme të ecin përpara dhe të nisin kërkimin e zgjidhjes dhe jo të gjejnë alibi, që të mos shikojnë nga e kaluara por nga e ardhmja” ka theksuar Rama.

Pyetjes nëse e ka parë draftin e BKS ku në javët e fundit po spekulohet, kryeministri i Shqipërisë thotë se nuk e di se çfarë përmban ky dokument, por është i kënaqur pasi i është thënë se disa nga propozimet e tij janë përfshirë në draft.

Kryeministri i Shqipërisë tha se Ballkani Perëndimor sot është krejtësisht ndryshe nga një apo dy dekada më parë dhe se për këtë kanë kontribuar vetë popujt.

“Vazhdojmë të kemi probleme që duhet t’i zgjidhim, kemi ende ‘elefantë në shtëpi’, por rajoni ynë sot, krahasuar me 10 apo 20 vjet më parë-kurrë nuk ka qenë më mirë” tha Rama dhe shtoi se për këtë, kanë kontribuar iniciativa të shumta prej procesit të Berlinit, përmes Ballkanit të Hapur.

Duke komentuar iniciativën e BE “Plani i Rritjes” për Ballkanin Perëndimor, Rama tha se kjo është një tjetër dëshmi se vizioni i anëtarësimit në BE nuk duhet të braktiset dhe se i takon vendeve të Ballkanit Perëndimor të kërkojnë nisma të reja dhe plane të reja zhvillimi që do të sjellin më shumë energji në rajon, përmbylli Rama.