Taktikë e re e BE në dialog, a duan të paktën të shkohet deri tek formimi i BKS?

Lajčak i Borelj
Burim: Kosovo Online

Raundi i fundit i dialogut në nivelin teknik i cili u mbajt dje në Bruksel, u mbyll pa rezultate konkrete, por me „bisedime të dobishme“ në takime të veçuara me kryenegociatorët e Beogradit dhe Prishtinës, vlerësoi i dërguari europian Mirosllav Llajçak. Megjithatë mesazhet që u dëgjuan pas takimit, dëshmojnë se pozicionet e të dy palëve rreth çështjeve thelbësore ngelen të njëjtat: për Beogradin dhe sërbët në Kosovë është Bashkësia e Komunave Sërbe, për Prishtinën rreth kësaj nuk ka bisedime derisa Sërbia nuk e njeh defakto. A do të japin fryte taktikat e reja të BE në dialog dhe pas më shumë se një dekade më në fund do të rezultojnë në formimin e BKS?

Bashkëbiseduesit e Kosovo Onlajn theksojnë se pasi BE palëve u prezantoi propozimin e saj për statutin e BKS dhe pas bisedimeve të djeshme në Bruksel, duket se ka disa tregues pozitiv, por që duhet patur kujdes në parashikime, duke marrë parasysh qëndrimin “e palëvizshëm” të kryeministrit kosovar Albin Kurti, i cili qysh nga ardhja në pushtet, hodhi poshtë çdo indikacion se do të mund të shkohej në drejtim të formimit të Bashkësisë çka është detyrim i Prishtinës prej Marrëveshjes së Brukselit të vitit 2013.

Llajçak pas takimeve me kryenegociatorët e Sërbisë, Petar Petkoviq dhe Besnik Bislimi, kryenegociatori i Kosovës, theksoi se bisedimet kanë qenë të dobishme për progres në lidhje me shumë çështje të rendit të ditës. Llajçak ka biseduar me Petkoviqin dhe Bislimin në takime të ndara, por deri në takim trepalësh nuk u shkua. Bashkëbiseduesit tanë vlerësojnë se është dukshëm vlerësimi i ndërmjetësuesve të Brukselit se takimet trepalëshe, siç ka ndodhur deri më tani, vetëm sa do ta ngadalësojnë mbarë procesin dhe se me sa duket janë të vendosur të provojnë një taktikë të re për të rënë dakord fillimisht për të gjitha detajet në takime të veçanta, para se të dy palët të mblidhen në të njëjtën tryezë.

Drejtori i Zyrës për Kosovë e Metohi Petar Petkoviq ka thënë se tema kryesore e bisedimeve e delegacionit të Beogradit me Llajçakun dhe ekipin e tij në Bruksel, ishte draft-statuti i Bashkësisë së Komunave Sërbe ku siç tha, duhet të paraqesë shtyllën kurrizore të BKS dhe duhet të jetë në përputhje me marrëveshjet e vitit 2013 dhe 2015. Petkoviq tha se delegacioni i Beogradit mbërriti në Bruksel me 18 eskpertë nga fusha të ndryshme të cilët ishin në rendin e ditës çka flet rreth seriozitetit dhe përgjegjshmërisë në procesin e dialogut me Prishtinën.

"Në rendin e ditës ishte draft-statuti i BKS, si hapi i parë konkret në drejtim të formimit të BKS të cilën populli sërb në K&M e pret prej më shumë se 10 vitesh. Bisedimet do të vijojnë“ ka thënë Petkoviq dhe tha se në rendin e ditës kanë qenë dhe çështje të tjera të rëndësishme si energjitike, dhe çështja e personave të zhdukur rreth të cilës pritet përparim i caktuar.

Nga ana tjetër Bislimi shprehet se me Llajçakun nuk u bisedua rreth drasft-statutin e Bashkësisë së Komunave Sërbe ndonëse konfirmoi se ishte në rendin e ditës. Ai tha se Prishtina nuk do të nisë punën për formimin e BKS pa nënshkrimin e tre marrëveshjeve.

“Zbatimi nuk mund të nisë pa nënshkrim, sepse na duhet garanci që kemi marrëveshje të vlefshme, e cila bart detyrime edhe për palën tjetër" ka thënë Bislimi.
Kryetari i Komisionit për personat e zhdukur në Qeverinë e Sërbisë, Velko Odalloviq, ka thënë se pas bisedimeve të djeshme në Bruksel se Bashkësia e Komunave Sërbe ka qenë temë mbi temat dhe se deri tek ajo sesi do të duket dhe çfarë kompetencash do të ketë, do të varet e ardhmja e sërbëve dhe gjithë raportet e ardhshme dhe stabiliteti në Kosovë. Odalloviq për Kosovo onlajn ka thënë se Prishtina duhet të formojë BKS dhe se këtu nuk ka më dilema.  

"Themelimi i BKS do të ndalte terrorin institucional të cilën Kurti po ndërmerr dhe do të ktheheshim në një lloj normaliteti, që do të nënkuptonte se do të organizohen zgjedhje të reja në veri dhe sërbët të kenë përfaqësuesit e tyre, që të konstituohet Kuvendi i Bashkësisë” tha Odalloviq, i cili ishte pjesë e delegacionit të Sërbisë në bisedimet në Bruksel.

Ai thekson se nuk është vendimtare nëse Bashkësia do të quhet-Bashkësi e Komunave Sërbe apo Bashkësi e Komunave me shumicë sërbe, por si do të funksionojë dhe çfarë kompetencash do të ketë.

Pa BKS, paralajmëron ai, po shkojmë drejt zonës më të rrezikshme, pasi siç thotë ai, "Kurti nuk ka ndërmend të tërhiqet nga gjithçka që bën dhe të fillojë të kthehet në normalitet, por vazhdon me terror ndaj sërbëve".

“Kur ke në funksion vetëqeverisje vendore në veri që është zgjedhur nëpër kontejnerë me prani policore me armë tytëgjata, dogana, polici, gjyqësor pa sërbë, atëherë është problem serioz sesi të mbrohet komuniteti sërb. Ky ishte dhe thelbi i marrëveshjes së parë të Brukselit për të krijuar kornizë që do të mbrojë të drejtat e sërbëve”, thotë Odalloviq.

Ky i fundit beson se tashmë është momenti që të vendoset nëse BKS më në fund do të formohet apo do të shkohet drejt përshkallëzimit të mëtejshëm, i cili mban nën vete shumë sfida dhe rreziqe dhe për askënd nuk është mirë.

“Tani më e rëndësishmja është krijimi i kornizës së duhur, që në veri të bëhen zgjedhje të drejta dhe të zgjidhen përfaqësuesit legjitim të sërbëve, sepse ata janë ata që duhet të zgjedhin përfaqësuesit në Kuvendin e BKS. Mendoj se mënyra më e mirë dhe më e shpejtë që “kryekomunarët e kontejnerëve” të japin dorëheqjen dhe të shkurtojnë rrugën drejt zgjedhjeve të reja në veri”, thekson Odalloviq.

Ky i fundit ka theksuar se gjatë bisedimeve të djeshme në Bruksel, drejtori i Zyrës për K&M Petar Petkoviq, ka paraqitur gjithçka në mënyrë të mirë.

“Pala jonë ka shkuar në mënyrë konstruktive ndaj të gjitha propozimeve të ndërmjetësve në dialog. Shpresoj që edhe Prishtina të fillojë të mendojë konstruktivisht, të mos jetë vetëm dikush që pengon dhe bën hapa që n’a kthejnë pas, ashtu sikurse rasti deri më tani. Këtë e pranojnë të gjithë edhe pse nuk ka ndonjë reagim të fortë prej përfaqësuesve të bashkësisë ndërkombëtare tek kjo, kjo është çështje për ta. Është e sigurt se për shumë gjëra që ka bërë Kurti deri më tani, ka pasur mbështetje direkte apo të heshtur të një pjese të këtij komuniteti europian, i cili bën gjithçka për të përmbyllur shtetësinë e projektit të tyre. Nuk është mirë që t’a bëjnë këtë në mënyrë që nuk do të jetë e zbatueshme, pasi do të çelë shumë probleme të reja. E rëndësishme është që të mos shkohet në situatën siç ka pasur raste, ku shumë marrëveshje të mëdha sillen jo në funksion të zgjidhjes së problemeve, por për të promovuar ndonjë rezultat, dhe nën këtë gjithçka shkrumbohet dhe eskalohet” thotë Odalloviq, i cili kujton rëndësinë e respektimit të së drejtës dhe parimeve ndërkombëtare, në mënyrë që të zbatohet gjithçka për të cilën është dakordësuar.

Me rastin e mesazheve të shefit të ekipit negociator të Prishtinës, Besnik Bislimi, se në bisedimet në Bruksel nuk është folur rreth statutit të BKS dhe se nuk do të ketë derisa të nënshkruhet marrëveshje që nënkupton detyrime për palën sërbe, Odalloviq thotë se mesazhe të tilla janë në funksion të qetësimit të publikut shqiptar në Kosovë.

“Nuk do të kishte takim dje në Bruksel nëse nuk do të ishte temë BKS. Një gjë është se Bislimi dhe Kurti po flasin për konsum të brendshëm sepse ndaj tyre ka presion të madh si nga publiku ashtu edhe nga opozita, e cila pretendon se ata e bëjnë të gjithë këtë pa shumë transparencë, se disa aventura në të cilat bien sipas standardeve dhe kritereve të tyre të 'rrezikut', siç thonë ata, për 'shtetësinë' e tyre. Duhet t’a dinë se ajo që ndonjëherë deklarojnë se nuk është e vetmja gjë që do të jetë autoritative. Mund të kenë qëndrimin e tyre, por ai sigurisht që nuk do të jetë vendimtar” thotë Odalloviq.

Ky i fundit thekson se të gjitha mesazhet e përfaqësuesve të bashkësisë ndërkombëtare qysh prej eskalimit të situatës në veri për shkak të lëvizjeve të Kurtit ishin se BKS duhet të formohet.

“Nëse BKS do të ishte formuar, gjërat do të kishin funksionuar shumë më mirë, do të ishte më mirë për shqiptarët dhe sërbët dhe nuk do të kishte incidente. BKS me kompetencat e parashikuara në marrëveshje, nuk do të krijojë asnjë problem mes bashkëjetesës së sërbëve dhe shqiptarëve. BKS nuk besdis askënd, përveçse në mendjet e më ekstremistëve të cilët mendojnë se fakti që Kosova u njoh nga disa shtete perëndimore, është histori e mbyllur. Epo nëse po, përse zyrtarët tanë 'thyejnë këmbë e duar' kur negociojnë për të nënshkruar ndonjë marrëveshje”, vëren Odalloviq.

Koordinatori i Grupit Punues të Konventës Kombëtare të Bashkimit Europian për kapitullin 35, Dragisha Mijaçiq, beson se egziston progres në negociata kur është fjala rreth Bashkësisë së Komunave Sërbe dhe shton se kjo më mirë mund të shikohet në tonin e mesazheve të kryeministrit kosovar Albin Kurti i cili shumë herë është shprehur pozitivisht rreth dokumentit që është në tryezë.

Mijaçiq për Kosovo Onlajn spegon se rreth dokumentit për BKS, nuk dimë shumë, por javën e kaluar në mediat shqiptare doli drafti i asaj marrëveshjeje, për të cilin thotë se me shumë mundësi është i besueshëm.

“Duke lexuar atë dokument, shikojmë se Sërbia nuk ka shumë argumente që atë të mos t’a pranojë sepse është kryer në përputhje me atë që është dakordësuar në vitet 2013-2015. Ndërsa pala prishtinase patjetër do të kërkojë pranimin zyrtar të marrëveshjes së arritur më herët këtë vit në Bruksel dhe më vonë dhe aneksin e tij në Ohër. Kështu që shumë shpejt mund të presim që si njëra palë dhe tjetra, të angazhohen më shumë për realizimin e të gjitha dispozitave nga Brukseli dhe Ohri. Kështu që shpresoj se shumë shpejt do të shikojmë miratimin e versionit të statutit të BKS si në Beograd ashtu edhe në Prishtinë”, beson Mijaçiq.

Ky i fundit shton se negociatat e djeshme në Bruksel kanë për qëllim të përgatisin raund të ri negociatash mes kryeministrit kosovar Albin Kurti dhe presidentit të Sërbisë, Aleksandar Vuçiq, ku do të finalizohen të gjitha dispozitat e zotuara nga të dyja palët.

“Ai proces negociues rreth parimeve kyçe tashmë ka përfunduar. Këto takime që u mbajtën dje, kanë për qëllim përgatitjen e raundi të ri negociatash mes Kurtit dhe Vuçiqit, ku do të shkohet drejt finalizimit të të gjitha dispozitave për të cilat dy palët janë zotuar. Diku problemi më i madh për Prishtinën dhe Beogradin është komunikimi dhe pranimi i dispozitave, kështu që pas dialogut secila palë të dalë dhe prezantojë qëndrimet e veta se me vendosmëri kanë mbrojtur atë që përfaqësojnë. Megjithatë procesi i dialogut po merr rrugën e vet dhe do të rezultojë në atë për të cilën u angazhuan Kurti dhe Vuçiq” tha Mijaçiq.

Ky i fundit thekson se takimi i ardhshëm i dhjetorit i Këshillit Europian është shumë i rëndësishëm si për Kosovën ashtu edhe për Sërbinë, sepse do të vendosë për rrugën e tyre të ardhshme drejt BE.

“Egziston një takim shumë të rëndësishëm, që është takimi i Këshillit Europian më 14-15 dhjetor dhe në të përfaqësuesi i lartë i BE Zhozef Borelli, do t'u raportojë kryeministrave dhe shteteve të BE, për rezultatet e dialogut mbi bazën e të cilit do të vendoset nëse dhe si do të përparojë Sërbia dhe Kosova drejt BE. Ky është takim shumë i rëndësishëm në këtë pjesë të vitit dhe besoj se nëse do të ketë ndonjë rezultat, do të jetë tek ky takim dhe vetë zbatimi i marrëveshjes do të presë Vitin e Ri dhe muajt pas janarit” spegon ai.

Mijaçiq shton se tentativa rreth formimit të BKS, nuk do të japë fryte nëse nuk shkohet drejt zgjedhjeve të jashtëzakonshme në katër komuna sërbe në veri të Kosovës.

“Sinqerisht, mendoj se nuk do të ketë rezultate konkrete në lidhje me gjendjen e BKS nëse nuk shkohet deri në organizimin e zgjedhjeve të jashtëzakonshme. Kjo është pjesë e këtyre negociatave. E dimë që në Ohër u bë gabim i tillë, se nuk ishin në negociata zgjedhjet, por parimet për zbatimin e marrëveshjes dhe kur erdhën zgjedhjet e jashtëzakonshme, komuniteti sërb, pasi nuk kishte propozim konkret, nuk mori pjesë në zgjedhje. Kështu që edhe tani nëse nuk organizohen zgjedhje të jashtëzakonshme në veri të Kosovës, kam frikë se të gjitha këto përpjekje për të formuar BKS, nuk do të japin fryte. Ndaj tani ajo për të cilën po negociojnë Bislimi dhe Llajçak është një hartë sekuenciale, e cila përcakton paralelisht detyrimet e njërës dhe të palës tjetër në gjashtë muajt e ardhshëm. Diçka do të bëjë Sërbia, diçka Kosova, pritet që hapi i parë të jetë miratimi i draft-statutit të BKS, apo dërgimi i tij në Gjykatën Kushtetuese, pastaj Sërbia do të lëshojë ndonjë koncesion për këtë hap. E pastaj pritet miratimi i statutit dhe zgjedhjet e jashtëzakonshme. Pres që e gjithë kjo mund të organizohet për gjashtë deri në nëntë muaj” përmbyll Mijaçiq.

Sërgjan Graovac nga Qendra për Stabilitet Shoqëror vlerëson se në këtë moment pas edhe një raundi të dialogut mes Beogradit dhe Prishtinës, vështirë të pritet ndonjë përparim i dukshëm pasi është e qartë se palës shqiptare nuk i intereson që Bashkësia e Komunave Sërbe të pranohet si zgjidhje. Ai shton se për kryeministrin kosovar do të ishte më mirë të shkonte në zgjedhje, sesa të pranonte BKS.

"Mendoj se vështirë të pritet ndonjë përparim i dukshëm nëse do të shikojmë të gjithë procesin negociues dhe atë duhet t’a shikojmë në dy aspekte. Aspekti i parë është vetëm ideja që Bashkësia e Komunave Sërbe të pranohet si zgjidhje. Atëherë kuptojmë se mund të jetë shumë e vështirë t’a realizojmë në start pasi duket se palës shqiptare kjo nuk i përshtatet fare, pra është e qartë se nuk i shkon aspak për shtat palës shqiptare” tha Graovac.

Ky i fundit kujton se Albin Kurti popullaritetin e vet e ka fituar me qëndrimin e vendosur se nuk do të ketë Bashkësi të Komunave Sërbe dhe se vështirë të pritet që do të ndryshojë qëndrimin e vet kur ka kaluar gjysmën e mandatit.

“Ai në shkurt të 2021 fitoi zgjedhjet çka do të thotë se në fillim të vitit 2025 priten zgjedhjet e ardhshme në K&M. Kur e kemi parasysh këtë, madje duket si opsioni më real që Albin Kurti të shkojë në zgjedhje, sesa të pranojë formimin e Bashkësisë së Komunave Sërbe, por kjo vetëm me kusht që presioni nga perëndimi të jetë kaq i fortë sa ai duhet të formojë Bashkësinë e Komunave Sërbe çka deri më sot nuk ishte rast. Por, nëse kjo do të ndodhte, mendoj se ai do të shkonte madje edhe më shpejt në zgjedhje të jashtëzakonshme dhe eventualisht me mandat të ri, që kur të materializojë këtë mbështetje që ka tani në publik, atëherë do të ishte gati për ndonjë lloj kompromisi”, tha Graovac.

Ky i fundit shton se në të ardhmen do të ketë negociata vetëm për draft-statutin e BKS me vlerësimin se nuk do të jetë as e lehtë, sepse nuk ka mundësi të arrihet lehtësisht konsensus mes palës sërbe dhe shqiptare.

“Dhe nëse eventualisht aty do të gjendej ndonjë marrëveshje, sërish, vetëm rreth zbatimit, nuk do të gjenim marrëveshje kaq të lehtë apo do të ishte e pamundur të gjenim marrëveshje, sepse po e përsëris, Kurti nuk dëshiron atë zbatim. Nga ana tjetër, nëse do të detyrohej në atë zbatim në çdo rast, atëherë do të kushtëzohej, siç tha edhe Bislimi, vetëm me faktin se do të jetë pjesë e ndonjë marrëveshjeje gjithëpërfshirëse në të cilën Sërbia do t’a njohë Kosovën. Kur e gjithë kjo të realizohet, atëherë mendoj se gjerat behen më shumë të qarta dhe të vogla dhe me shumë mundësi të shkohet në ndonjë përparim. Vetë fakti që ju keni diku dy shefa të ekipit negociator që kanë pikpamje tërësisht të ndryshme sesi dukeshin ato procese negociuese dhe kjo është pasojë e faktit se Llajçak, si dikush që moderon ato negociata, veçmas ndërmerr bisedime si me njërin dhe me tjetrin delegacion, madje nuk është shkuar as në ndonjë takim mes dy delegacioneve, e kjo më së miri flet sesa larg jemi nga ndonjë vazhdim i suksesshëm negociatash” tha Graovac.

I dërguari europian për dialog Mirosllav Llajçak, pas përfundimit të takimeve me njërën dhe tjetrën palë në Bruksel, diskutimin e quajti "të dobishëm", ndërsa Graovac mendon se për sërbët dhe shqiptarët nuk mund të reduktohet vetëm në atë fjali.

“Nëse mendojmë pak rreth atyre fjalëve të tij, kuptojmë se ai po kërkon ndonjë shprehje që do t'i jepte inkurajim shtesë si atij dhe zyrtarëve europianë për të vijuar procesin e negociatave, por pa asnjë substancë të qartë. Tek kjo është problemi kyç, pasi thelbi është se tek kjo ju duhet të detyroni palën shqiptare të zbatojë atë që tashmë është dakordësuar, nënshkruar dhe jo vetëm premtuar. Kjo është Marrëveshja e Brukselit e vitit 2013, që është parakusht për vazhdimin e çdo bisede dhe për arritjen e marrëveshjeve të mëtejshme. Dhe në fund të fundit, draft-statuti i BKS.

E gjithë kjo është parakusht që ne të bisedojmë më tej rreth çështjeve të tjera, dhe nëse e keni parasysh këtë, atëherë bëhet e qartë se kjo fjali flet edhe për dobësinë e Llajçakut, dobësinë e administratës së Brukselit. Nëse rastësisht do të kishin fuqi, nëse do të kishin mundësi t’a detyronin Albin Kurtin të zbatonte atë që ishte premtuar, nëse do të kishin dëshirë t’a bënin, patjetër do t’a bënin” tha Graovac.

Problemi kyç, thekson bashkëbiseduesi ynë, është se Bashkimi Europian e ka pranuar parimin të cilin Kurti e pati promovuar “që duhet të diskutohet rreth çështjeve të vështira veçse në fillim”.

“Ju e dini se nëse diskutohet rreth çështjes më të vështirë qysh në fillim, atëherë të gjitha çështjet e tjera do të lihen mënjanë. Sërbia mbrojti pozicionin nga i cili BE ngadalë u tërhoq dhe kjo është arritja e marrëveshjeve për atë që mund të arrihet dakordësia për të relaksuar raportet mes sërbëve dhe shqiptarëve, për t’a bërë jetën e tyre më të mirë dhe normale, dhe më pas ata çështjet e vështira i lënë për në fund dhe më pas bëhen më pak të rënda. Nëse keni çështje të tjera të zgjidhura dhe kjo është çështja kryesore më pak e rëndë, atëherë sigurisht që bëhet e qartë se cili është problemi kryesor. Problemi kyç është pikërisht në lidhje me zgjidhjen e statusit me çështjen e BKS dhe ju në këtë mënyrë e keni bllokuar mbarë procesin, jo vetëm për shkak të Albin Kurtit, por sepse dhe Bashkimi Europian në një mënyrë e pranoi këtë si model” theksoi Graovac.

Ky i fundit kujton në mesin e vitit të ardhshëm do të mbahen zgjedhjet europiane e më pas në fund të vitit ato amerikane, kur presioni do të rritet.

“Nuk duhet të harrojmë se në mes të vitit të ardhshëm vijnë zgjedhjet europiane dhe se ata dëshirojnë sukses të caktuar që të mund t'ua paraqesin zgjedhësve, se presioni do të vijojë, por që realisht, ata instrumente për këtë nuk kanë. Duhet presion vendimtar për të ardhur nga Uashingtoni, i cili përherë ka qenë ai çekiç që ka ndihmuar diplomacinë europiane të zbatojë diçka. Nëse do të jetë ai presion, atëherë mund të pritet që të arrihet ndonjë rezultat, pasi kjo është e vetmja gjë për të cilën Kurti mund të reagojë pozitivisht, kështu që madje do të prisja më shumë që të forcohet pas vitit të ri, madje më tepër së viti që po lëmë pas, pasi në fund të vitit vijnë zgjedhjet amerikane. Dhe administrata Bajdenit do të ketë nevojë për ndonjë sukses në politikën e jashtme përpara zgjedhjeve, kështu që nuk do të habitesha nëse amerikanët rrisin presionin”, pohon ai.

Graovac gjithashtu shton se nuk pret ndonjë përparim rreth shpalljes së zgjedhjeve të jashtëzakonshme në veri të Kosovës.

“Për këtë Kurti e fitoi popullaritetin e vet pasi mbajti qëndrim të qartë, të papajtueshëm me palën sërbe, e cila ka për qëllim të vendosë tërësisht nën kontrollin shqiptar veriun e K&M. Nëse do të mbaheshin zgjedhjet në veri të K&M do të shkohej në çinstitucionalizimin e kryekomunarëve fals të Kurtit. Na duhet t'i quajmë kështu sepse ata me të vërtetë janë kryekomunarë ilegalë dhe ilegjitim në veri dhe kjo do t’a dobësonte pozicionin e tij qysh në nisje. Kështu që më duket se Kurti nuk do t’a mohojë se dëshiron të shkojë në këto zgjedhje, se dëshiron që autoriteti në veri të K&M, të ketë legjitimitet të plotë, se edhe ai do t’i sabotojë në atë mënyrë çka ai flet, se unë këtu pajtohem, duhet të mbahen zgjedhjet, por si parakusht duhet të përmbushni këto e këto, e më pas si parakusht duhet të bëni ndonjë peticion dhe sa firma për atë peticion, e më pas a duan që ai peticion të jetë në përputhje me Kushtetutën e të ashtuquajturës Kosovë….E gjithë kjo do të jetë justifikim për të shtyrë procesin e zgjedhor në veri, pasi po e përsëris, kjo situatë i’u përshtatet. Ai ka kryekomunarët e vet fals në veri, ka forcat e veta speciale policore në veri dhe de facto kontrollojnë veriun dhe në këtë mënyrë fiton popullaritet kur flasim për publikun radikal shqiptar në Kosovë dhe Metohi dhe kjo ne disi na siguron se nuk egziston asnjë shans që të shkojmë në takim. Ose, nëse është i gatshëm të përmbushë dëshirat e bashkësisë ndërkombëtare, Albin Kurti do t’a bëjë këtë, vetëm pas ndonjë vonese të konsiderueshme në varësi të asaj sesa hapësirë ka dhe sa do të jetë i fortë presioni prej Perëndimit” përmbylli Graovac.