Odalloviq rreth bisedimeve në Bruksel: Prishtina duhet të formojë BKS, kjo është e vetmja pengesë e terrorit ndaj sërbëve

Veljko Odalović
Burim: Kosovo Online

Kryetari i Komisionit për personat e zhdukur në Qeverinë e Sërbisë, Velko Odalloviq, ka thënë se pas bisedimeve të djeshme në Bruksel ku delegacionet e Beogradit dhe Prishtinës kryejtën me të dërguarin europian për dialog Mirosllav Llajçak se Bashkësia e Komunave Sërbe është "temë mbi temat" dhe se prej kësaj sesi ajo do të duket dhe cilat do të jenë kompetencat që do të kenë, do të varet e ardhmja e sërbëve dhe gjithë raportet e ardhshme dhe stabiliteti në Kosovë. Odalloviq për Kosovo onlajn ka thënë se Prishtina duhet të formojë BKS dhe se këtu nuk ka më dilema.

"Themelimi i BKS do të ndalte terrorin institucional të cilën Kurti po ndërmerr dhe do të ktheheshim në një lloj normaliteti, që do të nënkuptonte se do të organizohen zgjedhje të reja në veri dhe sërbët të kenë përfaqësuesit e tyre, që të konstituohet Kuvendi i Bashkësisë” tha Odalloviq, i cili ishte pjesë e delegacionit të Sërbisë në bisedimet në Bruksel.

Ai thekson se nuk është vendimtare nëse Bashkësia do të quhet-Bashkësi e Komunave Sërbe apo Bashkësi e Komunave me shumicë sërbe, por si do të funksionojë dhe çfarë kompetencash do të ketë.

Pa BKS, paralajmëron ai, po shkojmë drejt zonës më të rrezikshme, pasi siç thotë ai, "Kurti nuk ka ndërmend të tërhiqet nga gjithçka që bën dhe të fillojë të kthehet në normalitet, por vazhdon me terror ndaj sërbëve".

“Kur ke në funksion vetëqeverisje vendore në veri që është zgjedhur nëpër kontejnerë me prani policore me armë tytëgjata, dogana, polici, gjyqësor pa sërbë, atëherë është problem serioz sesi të mbrohet komuniteti sërb. Ky ishte dhe thelbi i marrëveshjes së parë të Brukselit për të krijuar kornizë që do të mbrojë të drejtat e sërbëve”, thotë Odalloviq.

Ky i fundit beson se tashmë është momenti që të vendoset nëse BKS më në fund do të formohet apo do të shkohet drejt përshkallëzimit të mëtejshëm, i cili mban nën vete shumë sfida dhe rreziqe dhe për askënd nuk është mirë.

“Tani më e rëndësishmja është krijimi i kornizës së duhur, që në veri të bëhen zgjedhje të drejta dhe të zgjidhen përfaqësuesit legjitim të sërbëve, sepse ata janë ata që duhet të zgjedhin përfaqësuesit në Kuvendin e BKS. Mendoj se mënyra më e mirë dhe më e shpejtë që “kryekomunarët e kontejnerëve” të japin dorëheqjen dhe të shkurtojnë rrugën drejt zgjedhjeve të reja në veri”, thekson Odalloviq.

Ky i fundit ka theksuar se gjatë bisedimeve të djeshme në Bruksel, drejtori i Zyrës për K&M Petar Petkoviq, ka paraqitur gjithçka në mënyrë të mirë.

“Pala jonë ka shkuar në mënyrë konstruktive ndaj të gjitha propozimeve të ndërmjetësve në dialog. Shpresoj që edhe Prishtina të fillojë të mendojë konstruktivisht, të mos jetë vetëm dikush që pengon dhe bën hapa që n’a kthejnë pas, ashtu sikurse rasti deri më tani. Këtë e pranojnë të gjithë edhe pse nuk ka ndonjë reagim të fortë prej përfaqësuesve të bashkësisë ndërkombëtare tek kjo, kjo është çështje për ta. Është e sigurt se për shumë gjëra që ka bërë Kurti deri më tani, ka pasur mbështetje direkte apo të heshtur të një pjese të këtij komuniteti europian, i cili bën gjithçka për të përmbyllur shtetësinë e projektit të tyre. Nuk është mirë që t’a bëjnë këtë në mënyrë që nuk do të jetë e zbatueshme, pasi do të çelë shumë probleme të reja. E rëndësishme është që të mos shkohet në situatën siç ka pasur raste, ku shumë marrëveshje të mëdha sillen jo në funksion të zgjidhjes së problemeve, por për të promovuar ndonjë rezultat, dhe nën këtë gjithçka shkrumbohet dhe eskalohet” thotë Odalloviq, i cili kujton rëndësinë e respektimit të së drejtës dhe parimeve ndërkombëtare, në mënyrë që të zbatohet gjithçka për të cilën është dakordësuar.

Me rastin e mesazheve të shefit të ekipit negociator të Prishtinës, Besnik Bislimi, se në bisedimet në Bruksel nuk është folur rreth statutit të BKS dhe se nuk do të ketë derisa të nënshkruhet marrëveshje që nënkupton detyrime për palën sërbe, Odalloviq thotë se mesazhe të tilla janë në funksion të qetësimit të publikut shqiptar në Kosovë.

“Nuk do të kishte takim dje në Bruksel nëse nuk do të ishte temë BKS. Një gjë është se Bislimi dhe Kurti po flasin për konsum të brendshëm sepse ndaj tyre ka presion të madh si nga publiku ashtu edhe nga opozita, e cila pretendon se ata e bëjnë të gjithë këtë pa shumë transparencë, se disa aventura në të cilat bien sipas standardeve dhe kritereve të tyre të 'rrezikut', siç thonë ata, për 'shtetësinë' e tyre. Duhet t’a dinë se ajo që ndonjëherë deklarojnë se nuk është e vetmja gjë që do të jetë autoritative. Mund të kenë qëndrimin e tyre, por ai sigurisht që nuk do të jetë vendimtar” thotë Odalloviq.

Ky i fundit thekson se të gjitha mesazhet e përfaqësuesve të bashkësisë ndërkombëtare qysh prej eskalimit të situatës në veri për shkak të lëvizjeve të Kurtit ishin se BKS duhet të formohet.

“Nëse BKS do të ishte formuar, gjërat do të kishin funksionuar shumë më mirë, do të ishte më mirë për shqiptarët dhe sërbët dhe nuk do të kishte incidente. BKS me kompetencat e parashikuara në marrëveshje, nuk do të krijojë asnjë problem mes bashkëjetesës së sërbëve dhe shqiptarëve. BKS nuk besdis askënd, përveçse në mendjet e më ekstremistëve të cilët mendojnë se fakti që Kosova u njoh nga disa shtete perëndimore, është histori e mbyllur. Epo nëse po, përse zyrtarët tanë 'thyejnë këmbë e duar' kur negociojnë për të nënshkruar ndonjë marrëveshje”, vëren Odalloviq.

Kur është fjala rreth zgjidhjes së çështjes së të zhdukurve, ai thotë se ky proces “qëndron i bllokuar në Bruksel si pasojë e qëndrimit të paspegueshëm të Kurtit".

Odalloviq kujton se grupi i punës deri atëherë do të zgjidhte më shumë se 1.800 raste të personave të zhdukur prej të cilëve 90% ishin shqiptarë kosovarë. Ngelen edhe 1.615 persona që rezultojnë të zhdukur.

“Më duket se gjatë bisedimeve të djeshme kam ndjerë që për herë të parë ka ‘erë pozitive’ që të zhbllokohet ky proces. Që të mbahet takimi i grupit të punës në të cilin do të përgatiten temat sesi të ecim në drejtim të kapërcimit të problemit. Kjo do të ishte praktikisht plan i përbashkët i Beogradit dhe Prishtinës për vitin e ardhshëm, që operativisht të mund të punohet”, thotë ai.

Nëse kjo do të arrihej, vazhdon Odalloviq, vitin e ardhshëm do të kishim procesin e zgjidhjes së çështjes së të zhdukurve në realizimin e kapacitetit të plotë.

“Pala jonë dha një kontribut të madh në harmonizimin e tekstit të Deklaratës rreth të zhdukurve, e cila në Ohër u pranua nga presidenti i Sërbisë Aleksandar Vuçiq dhe Albin Kurti. Ky është tekst kompromisi i brendshëm, duke marrë në konsideratë madje dhe disa kundërshtime të Prishtinës. Gjëja tjetër duhet të ishte që të vendosen rregullat e punës me të cilat komisioni i përbashkët që formohet në bazë të asaj Deklarate të formohet dhe mbështesë punën e grupit. Më duket se dje ka pasur masë të mirë konstruktiviteti nga pala jonë dhe kjo ishte njëzëri. Kjo krijon kushtet që ai komision i përbashkët përfundimisht t’a vendosë në funksion, çka është veçanërisht e rëndësishme kur bëhet fjalë rreth arkivave të organizmave ndërkombëtare të cilat në fund të viteve ’90, ishin në K&M ku sigurisht ndodhen informacione të shumta me rëndësi në kërkimin e të zhdukurve”, thotë Odalloviq, duke theksuar se Sërbia këtë çështje i qaset jo sipas parimit etnik, por si çështje civilizuese dhe humanitare, sipas së cilës zbulimi i fatit të të gjitha viktimave është po aq i rëndësishëm.

Odalloviq thotë se pakënaqësia e madhe e të gjitha familjeve të të zhdukurve, si shqiptarëve dhe sërbëve, është për shkak të bllokadës që u shkaktua prej “veprimve të paarsyeshme të Prishtinës” në këtë proces.