Rangeloviq: Qeveria e re dhe presidentja e Maqedonisë së Veriut do të tentojnë të zbusin marrëdhëniet me Sërbinë
Politikologu Ivo Rangelloviq ka theksuar se presidentja e posazgjedhur e Maqedonisë së Veriut Gordana Siljanovska Davkova mund të kundërshtojë vendimin e qeverisë në lidhje me Rezolutën për Srebrenicën, në vend që të pretendojë se ajo nuk është konsultuar për votimin në Asamblenë e Përgjithshme të KB duke shtuar se ka shumë gjasa që liderët e rinj të Shkupit zyrtar të tentojnë të "zbusin" marrëdhëniet me Sërbinë.
"Ka shumë gjasa që kjo të ndodhë dhe duhet të ndodhë pasi ne nuk i zgjedhim fqinjët, sikurse thotë, përherë do të jemi këtu për njëri-tjetrin. Kështu që mendoj se më e pakta duhet të bëhet vizitë zyrtare në të cilën këto hapa të qeverisë maqedonase të rjedhin përmes komunikimi të caktuar pasi thuhet se presidentja dhe ish presidenti nuk u informuan me asnjë argument me të cilin do të mund të përmirësonin raportet", ka thënë Rangelloviq për Kosovo onlajn.
Ky i fundit ka theksuar se Sërbia dhe Maqedonia e Veriut tradicionalisht kanë ushqyer raorte të mira dhe për të dy palët do të ishte mirë të pakësoheshin tensionet dhe gjendja të kthehej në atë të para votimit të ndodhur në Asamblenë e Përgjithshme të KB.
"Maqedonia dhe Sërbia tradicionalisht kanë patur raporte të shkëlqyera dhe duhet që ato të ushqehen në çdo mënyrë dhe mendoj se jo vetëm presidentja, por edhe qeveria e re pra kryeministri, duhet të realizojnë vizitë zyrtare në të cilën do të bisedohet rreth kësaj teme dhe sqarohet konfigurimi multietnik shtetëror, kontekst në të cilin jetojmë dhe ndodhemi, si dhe mbarë politika shtetërore me synim pakësimin e tensioneve. Kjo nuk është lëvizje që është e domosdoshme vetëm ndaj Sërbisë por dhe ndaj vetë neve pasi në Maqedoni koegzistojnë grupe të mëdhenj etnike dhe kur nuk jemi më në një mendje për deklaratën, duhet të kemi sqarime serioze për opinionin dhe Sërbinë për të mos folur rreth asaj nëse jemi informuar apo jo", ka thënë Rangelloviq.
Pyetjes nëse mesazhi i djeshëm i presidentes së re Davkova se nuk u konsultua në lidhje me votimin në Kombet e Bashkuara shumë mesazhe të politikanëve shqiptarë dhe ish qeverisë apo Sërbisë, Rangelloviq thotë se i tillë qëndrim u përjetua si "distancim nga e gjithë situata”.
“Unë këtë e përjetoj si një lloj gardhi nga e gjithë situata dhe pikërisht për këtë mendoj se është e mundur që presidentja të dalë nga ajo situatë komplekse me një vizitë zyrtare, ku do të diskutohet rreth kësaj teme. Nëse nuk dakordësoheni me vendimin e qeverisë apo nuk jeni informuar, egziston metodologji ku mund të informoheni, të shprehni pakënaqësinë dhe eventualisht të ndryshoni vendimin. Nuk mund t’ia lejoni vetes si president, që është pozicioni më i rëndësishëm hierarkik në vend, të lejoni dikë poshtë jush apo ministrin e punëve të jashtme të marrë vendim arbitrar pa u konsultuar me publikun apo aktorët kryesorë politikë në vend", konkludoi Rangelloviq.
komentet