Rankoviq: Osmani e shfrytëzon me mjeshtëri konfliktin e Kurtit me Perëndimin

Hulumtuesi i Institutit për Studime Evropiane, Petar Rankoviq, vlerësoi se marrëdhëniet mes Presidentes dhe Kryeministrit të Kosovës janë dukshëm të dëmtuara dhe se lloji i “ofensivës diplomatike” të Vjosa Osmanit duhet të interpretohet jo vetëm si avokim i saj për më tej integrimit euroatlantik të Kosovës, por edhe si “përdorim i shkathët” fakti që Perëndimi nuk i miraton lëvizjet e njëanshme të kryeministrit Albin Kurti.
“Në muajt e fundit realisht shohim se ka njëfarë mosbesimi, madje edhe shmangie të takimeve zyrtare me Albin Kurtin. Në anën tjetër, presidentja Osmani me mjeshtëri e përdor për të kritikuar politikën zyrtare që po zhvillohet në Prishtinë. Por duhet të jemi të sinqertë dhe të theksojmë se politika e tyre, kur bëhet fjalë për formimin e Asociacionit të Komunave Serbe, kur është fjala për të drejtat e serbëve në Kosovë dhe Metohi, mbrojtjen e trashëgimisë kulturore të Kishës Ortodokse Serbe, përdorimi i dinarit, është krejtësisht identik. Prandaj, dallimet janë vetëm të natyrës teknike, në çfarë mënyre duhet të zbatohen disa gjëra dhe në thelb kur flasim për qëllimet dhe zgjidhjet përfundimtare, ato janë plotësisht të barabarta”, tha Rankoviq për Kosovo online.
Sipas tij, vërehet se raportet mes presidentës dhe kryeministrit janë dukshëm të dëmtuara, por edhe kjo është evidente edhe kur bëhet fjalë për marrëdhëniet brenda qeverisë.
“Aty po flasim për marrëdhëniet mes ministrave në qeveri, duke pasur parasysh se tani po shohim deklarata të ndryshme ku në fakt po flasim për faktin se Kosova nuk është më një partner i besueshëm i BE-së dhe SHBA-së. Në këto deklarata konkurrojnë zyrtarë, veçanërisht ata nga partitë politike opozitare, por edhe përfaqësues të sektorit joqeveritar thonë se Kosova nuk është më partner i besueshëm dhe i qëndrueshëm i SHBA-së”, thotë Rankoviq.
Ai rikujton se këtë e dëshmojnë edhe deklaratat gjithnjë e më të shpeshta të ambasadorëve të Francës, Britanisë së Madhe dhe SHBA-së në Prishtinë se kjo lloj politike e jashtme dhe e brendshme nuk është e mirë për qytetarët e Kosovës.
“Këto presione po shtohen, por nuk jam i sigurt se do të japin fryte dhe se në një moment do të ndryshojë kursi zyrtar i qeverisë së Kosovës për të gjitha këto çështje”, thekson Rankoviq.
Ai posaçërisht thekson paralajmërimin e fundit të ambasadorit amerikan Jeffrey Hovenier se politika e Albin Kurtit është fjalë për fjalë në kundërshtim me interesat e shteteve amerikane dhe të Bashkimit Evropian.
“Në fakt problemi kryesor është mosnënshkrimi dhe moszbatimi i AKS nga njëra anë dhe nga ana tjetër vakumi institucional që u krijua pas ndalimit të përdorimit të dinarit dhe pamundësisë që njerzit të marrin pagat, pensionet dhe mosfunksionimi normal ka sjellë përshkallëzimin e situatës dhe faktin që partnerët perëndimorë tash e shohin ndryshe Kurtin”, ka theksuar Rankoviq.
Ai shton se pyetja kryesore është nëse qeveria e re e Kosovës mund të ofrojë zgjidhje më të mira, sepse sipas të gjitha anketave popullariteti i Kurtit nuk ka qenë asnjëherë më i lartë, prandaj pyetja është se çfarë do të ndryshonte në zgjedhjet eventuale.
“Parashikohet jo vetëm që ai të ruajë numrin e mandateve në parlament, por edhe numri i deputetëve të jetë më i madh. Pra, pyetja është se si të zgjidhet e gjithë kjo situatë. E sigurt është se presidentja Osmani dëshiron të imponojë agjendën e saj në një farë mënyre, por duke pasur parasysh se institucionet dhe sistemi politik janë të tillë që në fakt është qeveria që udhëheq politikën, ajo nuk mund të bëjë shumë në zbatim të zgjidhjeve të arritura në marrëveshjet e Brukselit dhe Ohrit. Qeveria në fakt është ajo që merret me të, dhe fakti është se nuk ka vullnet në qeveri, pra te kryeministri i saj, që të merret me atë që në fakt është obligim i të ashtuquajturës Kosovë nga dialogu i Brukselit dhe dialogu që vazhdoi në Ohër”, përfundon Rankoviq.
komentet