Mosmarrëveshje mes Presidencës dhe Qeverisë së Kosovës: Mosmarrëveshje për çështjen e BKS apo luftë për pushtet?
Mosmarrëveshje dhe qëndrime të ndryshme për çështje të rëndësishme shpesh po shfaqen në komunikime mes Presidencës dhe Qeverisë së Kosovës. Një nga çështjet ku ndryshojnë mendimet e kryeministrit Albin Kurti dhe presidentes Vjosa Osmani është drafti i BKS pastaj dhe rasti i fundit i “kakofonisë së zëshme” pasoi pasi ministrja e punëve të jashtme dhe diasporës Donika Gërvalla përcolli letër garancie APKE në prag të votimit për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Europës me të cilin Osmani nuk ishte njohur. Njohësit e situatave politike besojnë se “konflikti” mes Kurtit dhe Osmanit vazhdon prej kohësh dhe se në qarqet e autoriteteve kosovare shtrohet pyetja nëse Osmani “i nevojitet” skenës politike të Kosovës.
Pavarësisht letrës së Gërvallës drejtuar Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës, në të cilën theksohej se Kosova do t’a përcjellë draftin e BKS në Gjykatën Kushtetuese deri në fund të majit, ministrat e vendeve të KE nuk e miratuan anëtarësimin e Kosovës.
Pas rezultateve të votimit, drafti i BKS nuk është dërguar për shqyrtim në Gjykatën Kushtetuese, por lindi një tjetër konflikt mes drejtuesve të institucioneve kosovare.
Pra, kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka thënë se Osmani nuk është njohur me letrën e dërguar, pasi në atë moment nuk ka qenë në Kosovë. Osmani këtë deklaratë të Konjufcës e quajti qesharake duke qenë se në kohët moderne egzistojnë shumë mundësira komunikimi, sikurse telefonat.
Kurtit i duhej më shumë kohë për të folur rreth raporteve me Osmanin, ndaj vetëm një javë pas deklaratës së saj tha se me të ka bashkëpunim të ngushtë, se diskutimet dhe mosmarrëveshjet në qëndrimet politike janë normale, por dallimet nuk janë të pakapërcyeshme.
Ndërsa Kurti flet rreth bashkëpunimit të ngushtë, njohës të situatave politike besojnë se konflikti mes dy liderëve po zgjat prej kohësh dhe se me dërgimin e letrës në APKE vetëm kulmoi. Theksojnë se mendimet e Kurtit dhe Osmanit dallojnë më së shumti për çështjen e BKS dhe qasjen ndaj komunitetit ndërkombëtar, por edhe që Kurti “synon” funksionin presidencial.
Kryetari i Mëmës së shqiptarëve në Sërbi Demo Berisha thekson për Kosovo Onlajn se konflikti mes Qeverisë së Kosovës dhe Presidencës nisi me vizitën e Kurtit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe refuzimin e zyrtarëve amerikanë për t’u takuar me të.
"Konflikti mes Kurtit dhe Osmanit zgjat prej kohësh qysh prej kur Kurti përjetoi dështim në Amerikë kur atë askush nga zyrtarët nuk e priti. Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, përfaqëson politikën e jashtme, e cila ka marrë disa obligime para Qeverisë së Kosovës dhe vetes në raport me Qeverinë e Amerikës për të ndryshuar disa gjëra që bën Kurti, dhe dihet gjerësisht se ai përditë shpik situata të caktuara nga sulmet administrative tek ato fizike ndaj sërbëve. Këtë e shikojmë përditë dhe ja ku Osmani me kërkesë të amerikanëve u përpoq ta amortizonte atë marrëdhënie” ka thënë Berisha.
Osmani me dërgimin e letrës në APKE thekson Berisha, kuptoi se nuk është më në të njëjtën linjë me partnerët aktualë politikë kur është fjala për politikën e jashtme të Kosovës.
"Kulmi erdhi në rastin e votimit në Këshillin e Europës kur qeveria e Kurtit përmes ministrisë përcolli letër garancie pasi kjo u bë kur Osmani nuk ishte në Kosovë. Kështu që ajo konkludoi se nuk është më në të njëjtën linjë kur është fjala për politikën e jashtme", ka thënë Berisha.
Osmani pas largimit nga LDK tërhoqi me vete numër të caktuar votuesish e më pas nuk krijoi vend për t’u rikthyer, thotë Berisha dhe shton se ajo tani gjendet dhe në konflikt me anëtarësinë e partisë GUXO të cilën e formoi me Donika Gërvallën dhe Faton Peci ndërkohë që gjithmonë e më shumë spekulohet se pas mbarimit të mandatit presidencial do të tërhiqet nga politika.
Që Kurti dhe Osmani gjatë ushtrimit të pushtetit dëshirojnë të përcjellin pamje të harmonisë, beson dhe analisti politik Artan Muhaxhiri. Sipas fjalëve të tij, kjo nuk është e mundur pasi vijnë nga anë të ndryshme.
“Në fillim kryeministri Kurti dhe presidentja Osmani donin të tregonin se ishin 100% në harmoni dhe punojnë së bashku, por sigurisht që ishte artificiale, sepse vijnë nga mjedise të ndryshme. Tani këto ndasi janë bërë shumë më të dukshme. Mendoj se ndasia më e rëndësishme në raport me bashkësinë ndërkombëtare pasi Kurti ka mënyra radikale të të sjellurit me bashkësinë ndërkombëtare. Me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe anëtaret më të rëndësishme të BE si Gjermania, Franca dhe Italia. Presidentja Osmani aty ka mënyrë reaaliste pragmatike të të sjellurit" ka thënë Muhaxhiri.
Akoma ndasi e madhe në qëndrimet mes Kurtit dhe Osmanit është drafti i BKS, beson Muhaxhiri.
"Veçanërisht kur është në diskutim Bashkësia e Komunave Sërbe, aty egziston dallim i madh pasi kryeministri pati mundësinë të përcillte draftin në Gjykatën Kushtetuese çka nuk e bëri. Presidentja Osmani ka qenë për një hap më tepër dhe për hyrjen në Këshillin e Europës dhe mendoj se kjo është ndasia më e rëndësishme", shtoi Muhaxhiri.
Ky i fundit theksoi se Osmani me ardhjen tek Vetëvendosja, solli dhe organin e saj votues, kështu që konflikti me Kurtin si kryetar i asaj partie mund të nënkuptojë 300 mijë vota më pak sesa ç’fitoi Osmani në zgjedhjet presidenciale.
"Kur presidentja Osmani, si politikane u bashkua me Vetvendosjen, solli votat e veta dhe për këtë mori 300.000 vota ndërsa LDK fitoi 12,7%. Është e qartë se mori vota prej LDK dhe i çoi tek Vetvendosja. Këto janë votat e saja, por nëse nuk do të jetë në raporte të mira me Vetvendosjen, këta zgjedhës sërish nuk do t’a votojnë këtë parti", ka thënë Muhaxhiri.
Kurti dhe Osmani dërguan pamje të brezit të ri të liderëve që janë të gatshëm të bashkëpunojnë, thotë Muhaxhiri dhe shton se konflikti po dëmton imazhin e tyre dhe po shkakton zhgënjim tek elektorati.
“Gjithashtu egziston problem i madh me imazhin e Kurtit, si dhe me imazhin e raportit mes Kurtit dhe Osmanit, sepse ata pas zgjedhjeve të vitit 2021 krijuan imazhin e një lidershipi të ri, brezi të ri liderësh që janë më shumë. konstruktivë dhe të gatshëm për të bashkëpunuar me njëri-tjetrin sesa me brezin e vjetër të liderëve, por tani e njëjta gjë po u ndodh atyre. Ky do të jetë zhgënjim i madh për votuesit në Kosovë, sepse shpresonin tek përparimi i ri i epokës së re. epokës së re të liderëve, ndërsa tashmë kjo atyre po u kthen tek lojërat politike mediokre që kemi parë në 25 vitet e fundit”, përmbylli Muhaxhiri.
Analisti i Qendrës për stabilitet shoqëror Ognjen Karanoviq beson se konflikti mes Kurtit dhe Osmanit erdhi për atë çka Kurti dëshiron pozitën e presidentit dhe se tashmë shqyrton nëse Osmani është e nevojshme për pushtetin e ri prishtinas pas zgjedhjeve.
Karanoviq thekson se partitë në Kosovë nuk kanë autonomi në marrjen e vendimeve të rëndësishme pasi politika strategjike e të gjitha partive politike është e orjentuar nga vendet perëndimore.
Sikurse shton partia Guxo të cilën e formoi Osmani, nuk ka domethënie politike dhe për këtë arsye presidentja e Kosovës sërish është përafruar me qëndrimet e LDK, anëtare e të cilës ka qenë.
"Të mos mendojmë se ata po konfliktohen rreth çështjeve themelore. Absolutisht jo. A bëhet fjalë për Vetvendosjen apo Guxo, apo është fjala për LDK apo PDK, ata kanë politikë strategjike të hartuar nga vendet perëndimore. Ata nuk kanë autonomi të veçantë në procesin e vendimmarrjes. Por duhet të jemi të vetëdijshëm se në shkurt të vitit të ardhshëm do të mbahen zgjedhjet e përgjithshme. Aty do të ketë pozicionim të ri, pra krijimi i plejadës së re marrëdhëniesh politike. Guxo është në fakt grupim i ndarë forcash politike, të cilat u ndanë nga LDK. Vihet re se Osmani sërish po i afrohet pozicioneve të LDK sepse Guxo është partner i parëndësishëm për Vetëvendosjen, nuk ka forcë politike. Ajo nuk mbështetje në organin zgjedhor, forca e saj politike është minore dhe ata do të dalin keq në zgjedhje” ka theksuar Karanoviq.
Ky i fundit beson se Kurti "ëndërron" pozitën e presidentit të Kosovës.
“Duke qenë se bëhet fjalë rreth një profili politik manjak, ai me siguri tani po ëndërron për pozitën e presidentit të të ashtuquajturës Kosovë, ëndërron edhe pozitën e udhëheqësit të të gjithë shqiptarëve, do të zëvendësonte edhe Edi Ramën” shton ai.
Edhe pse Presidenca dhe Qeveria e Kosovës kanë paraqitur detaje teknike si arsye për ngecjen e marrëdhënieve, thekson Karanoviq, thelbi i konfliktit mes Kurtit dhe Osmanit nuk qëndron tek BKS, por ai konflikt është i natyrës së brendshme.
"Osmani tenton të pozicionohet dhe në nomenklaturën diplomatike amerikane si faktor i rëndësishëm politik, madje amerikanët treguan se ajo është garantuese i stabilitetit të së ashtuquajturës Kosovë. Nuk është kjo arsyeja thelbësore. As Osmani dhe as Kurti nuk dëshirojnë BKS, dhe në thelb Perëndimi politik nuk e dëshiron këtë. Mos gënjejmë veten se Kurti është ndonjë faktor i rëndësishëm politik që mund t'i rezistojë vullnetit të mentorëve të vet që e krijuan. Bëhet fjalë për konfliktin e tyre të brendshëm se kush do të jetë në pushtet dhe nëse Osmani i duhet apo jo në atë pushtet pas shkurtit të 2025” konkludoi Karanoviq.
0 komentet