Ricudis: Kosova i përket Serbisë Ortodokse, piratët po shkatërrojnë kulturën dhe sendet e shenjtë

Martinos Ricudis
Burim: TheSrpskaTimes

Ish-kapiteni i marinës greke, Marinos Ricudis, tha se Kosova i përket Serbisë Ortodokse dhe se piratët janë ata që po shkatërrojnë kulturën dhe sendet e shenjtë, jo njerëzit e civilizuar.

Këtë ai e ka shkruar në profilin e tij në Facebook, duke komentuar një video ku shihen shqiptarët në Kosovë duke shkatërruar manastiret serbe dhe përdhosin sendet e shenjtë ortodokse.

"Ata po shkatërrohen nga armiqtë, të cilët nuk kanë lidhje me rrënjët e këtij qytetërimi. Ata po shkatërrohen, sepse nuk kanë pasur kurrë një qytetërim në jetën e tyre", tha Ricudis.

Ai përfundoi se zemërimi dhe urrejtja e tyre shkatërruese “e lanë botën në gjak”.