Sadiku: Marta Kos dhe Sllovenia i kuptojnë problemet e Ballkanit Perëndimor

Arbnor Sadiku
Burim: Kosovo Online

Politologu nga Prishtina, Arbnor Sadiku, thotë për Kosovo online se zgjedhja e politikanes sllovene Marta Kos si komisionere e re për zgjerimin e Komisionit Evropian do të jetë një lajm i mirë për Ballkanin Perëndimor sepse ajo i njeh shumë mirë problemet e rajonit.

“Mendoj se ky është një lajm i mirë. Siç dihet, Sllovenia ka qenë më parë shtet i Jugosllavisë dhe i njeh shumë mirë problemet e vendeve të Ballkanit Perëndimor. Bashkëpunimi do të jetë shumë, shumë më i lehtë nga atje, por shumë nga vendet e Ballkanit mund të ndjekin hapat e Sllovenisë para se të anëtarësohej në Bashkimin Evropian”, thotë Sadiku.


Ai shton se fakti që Bashkimi Evropian vendosi që komisioneri për zgjerim të vijë nga Ballkani Perëndimor tregon se ata janë të interesuar për këtë rajon.

“Me vendimin për ndarjen e portofolit të zgjerimit Sllovenisë, BE-ja ka sinjalizuar se po i kushton vëmendje Ballkanit Perëndimor dhe perspektivës së këtyre vendeve për thellimin e vlerave të përbashkëta në perspektivën e integrimit evropian”, tha Sadiku.