Bilçik: Me ardhjen e Kurtit në pushtet negociatat nuk shkojnë në drejtim të gjetjes së zgjidhjes

Vladimir Bilčik
Burim: Evropski parlament

Të dyja palët (Serbia dhe Kosova) kanë një përgjegjësi të madhe për t'u kthyer në dialog, deklaroi për Guardian raportuesi i Parlamentit Evropian për Serbinë, Vlladimir Bilçik.

Bilçik tha se situata si në Beograd ashtu edhe në Prishtinë duhet të shikohet me kujdes.

“Fatkeqësisht, me ardhjen e Albin Kurtit në pushtet (në Kosovë), negociatat vërtet po vonohen dhe nuk po shkojnë në drejtim të gjetjes së zgjidhjes, dhe këtë e them si dikush që është shumë i hapur ndaj kritikave ndaj palës serbe”, tha Bilçik.

Ai i ka vlerësuar si “absolutisht të papranueshme” të shtënat e fundit në veri të Kosovës.

“Kjo është me të vërtetë një situatë jashtëzakonisht e rrezikshme që tregon se gjërat mund të dalin vërtet jashtë kontrollit. Është e rëndësishme që të ketë një de-përshkallëzimi, që të ketë një hetim të plotë. Është një karotë e madhe – dhe karota është anëtarësimi në BE”, tha Bilçik.

Nëse dialogu nuk ecën përpara, siç tha ai, “do të shohim më shumë konflikte, më shumë nacionalizëm, më shumë tërheqje nga bota”.