Savkoviq: Pranimi i emigranatëve do të ndikojë në Ballkanin Perëndimor në masën në të cilën eventualisht do tentojë në integrimin e tyre
Marko Savkoviq nga Fondi ISAK vlerëson se rangimet e ndryshme mbi bazën e të cilave vendet e Ballkanit Perëndimor pranojnë të qasin emigrantë nga shtete të tjera, do të kenë ndikim sigurie dhe shoqërore në këtë rajon në atë masë në të cilën këta njerëz të mbeten në vendet ku dërgohen dhe në masën që eventualisht të tentohet integrimi i tyre dhe që mund dhe të dështojë.
"Gjithçka varet dhe prej numrave, nëse janë të mëdhenj apo mbeten të kufizuar. Në këtë moment ato nuk janë kaq të mëdhenj ndërsa do të shikojmë sesi do të zhvillohen më tej", tha Savkoviq për Kosovo Onlajn.
Një pjesë e problemit në situata të tilla, sikurse thotë, është ajo çka është mungesa e përgatitjes publike, ku nuk ka fushatë të fortë dhe spegim konstant të qytetarëve se përse bëhet kjo, por egziston përshtypja se arsyeja është-për të përfituar diçka.
"Vështirë të sqarosh saktësisht se çfarë interesi kombëtar mund të plotësosh duke pranuar persona që 'nuk kaluan' në anën tjetër, të cilët nuk u pranuan si migrantë, sepse konsiderohen emigrantë ilegalë. Ky është një problem i zvarritur që me siguri do të ngarkojë shoqërinë prej të cilës vijnë", thekson Savkoviq.
Ai kujton përvojën që pati shoqëria kosovare me pranimin e njerëzve që braktisën Afganistanin pas përfundimit të ndërhyrjes perëndimore në vitin 2021, ku në Kosovë u strehuan përkohësisht dhe kryesisht në kampe.
"Nuk ndodhi ndonjë integrim i thellë në shoqërinë kosovare dhe ata më pas gjetën një shtëpi tjetër. Të gjitha këto janë proçese ku më duket se Ballkani Perëndimor përfaqëson vetëm stacion radhe, por që koha do t’a tregojë", thotë bashkëbiseduesi ynë.
0 komentet