Deportim masiv i emigrantëve nga Amerika-a është mjaftueshëm larg Kosova?

Deportacioni let
Burim: "X"/@USEmbPristina

Sipas parimit “shtëpia e tyre e bukur është larg“, autoritetet amerikane i janë drejtuar vendeve të largëta duke kërkuar prej tyre ndihmë për pranimin e emigrantëve që planifikojnë të deportohen, pavarësisht se çfarë origjine kanë. Në listën e destinacioneve në të cilën këta njerëz mund të dërgohen, sikurse shkruajnë mediat në SHBA, gjendet dhe  Kosova. Në bazë të marrëveshjes eventuale me Amerikën, Prishtina sipas vlerësimeve të bashkëbiseduesve të Kosovo onlajn, do të mund të kenë përfitime të caktuara financiare ose politike, ndoshta në formën e lidhjes me administratën aktuale republikane.

Shkruar nga: Dushica Radeka Gjorgjeviq

“Sa më larg Amerikës, aq më mirë, kështu që nuk mundesh që të kthehesh përmes kufirit”, ishin fjalët e sekretarit të Shtetit të Shteteve të Bashkuara, Marko Rubio, nga mbledhja javës së shkuar të kabinetit në të cilën tha se po kërkonin vende që do të pranonin emigrantët që ndodhen momentalisht në territorin amerikan.

Në listën e destinacioneve potenciale të emigrantëve, sipas informacioneve jozyrtare nga mediat amerikane, janë: Libia, Ruanda, Benini, Moldavia, Mongola, Angola, Guinea Ekuatoriale...si dhe Kosova.

Sipas burimeve të CNN, administrata Tramp madje ka diskutuar transferimin në Ruandë të emigrantëve që kanë dosje penale që kanë vuajtur dënimin në SHBA dhe të cilëve Ruanda do t'u ofrojë mbështetje sociale, si bursat dhe ndihma për të gjetur punë.

Krahasimisht me këtë seri informacionesh joformale, Ambasada e SHBA në Prishtinë njoftoi se javën që shkoi u realizua me sukses fluturimi deportues dhe se deportimi u mundësua falë bashkëpunimit të ngushtë mes Shërbimit Doganor dhe atij Migrator (ICE), Shërbimit të Sigurisë Diplomatike dhe Policisë së Kosovës.

Më shumë të dhëna rreth asaj sesa njerëz u deportuan me këtë rast dhe cilës origjinë i përkisnin, nuk u bë e ditur.

Pyetjes së Kosovo Onlajn dërguar Ambasadës së SHBA në Prishtinë-nëse administrata amerikane dhe Kosova kanë arritur marrëveshje për pranimin e emigrantëve që do të deportohen nga SHBA dhe nëse migrantët nga Amerika janë deportuar tashmë në Kosovë dhe nga cilat vende, nuk kemi marrë përgjigje.

“Zbatimi i ligjeve rreth emigracionit të vendit tonë është kyç për sigurinë kombëtare dhe publike të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, përfshirë dhe sigurimin e zbatimit me sukses të urdhrave përfundimtarë të zhvendosjes”, tha zëdhënësi i Ambasadës Amerikane në Prishtinë në përgjigje për Kosovo Onlajn.

Juristi nga Beogradi për të drejtat e njeriut Nikolla Kovaçeviq, thotë se nuk shikon asnjë interes tjetër përveç interesit të të hollave që do ta bënte ndonjë entitet, përfshirë Kosovën, të lidhë marrëveshje me Amerikën për marrjen e emigrantëve të deportuar nga SHBA.

“Vendet që e bëjnë këtë, e bëjnë për të holla apo për ndonjë lloj shkëmbimi gjeopolitik, por ajo çka është e sigurt, është se asnjë nga ato që përmenden nuk kanë kapacitet që vetë pa ato marrëveshje me Amerikën, Britaninë ose këdo tjetër, të kujdeset për refugjatët, azilkërkuesit dhe emigrantët. Kështu që lind pyetja, përse do ta bënin këtë më mirë në bazë të marrëveshjes me ndonjë shtet, në emër të atij shteti kur vetë nuk janë në gjendje ta bëjnë ndonëse ky është detyrimi i tyre ligjor ndërkombëtar? Kjo është më e diskutueshmja këtu. Këto janë vendet që në përgjithësi nuk kanë kapacitet për të arritur nivel të lartë respekti për të drejtat e njeriut dhe si mund të presin që këtë ta bëjnë për të holla? Paratë nuk janë garanci”, thotë Kovaçeviq për Kosovo onlajn.

Duke folur rreth asaj se në cilat kritere SHBA zgjedhin se me kë të nënshkruajnë marrëveshje për pranimin e emigrantëve, Kovaçeviq thotë se kjo vështirë të thuhet, por që supozon se hulumtimet do të tregonin se vendet e përmendura nga media amerikane, janë më pak të zhvilluara, me krizë të sundimit të ligjit dhe pa institucione stabile dhe me gjasa në krye të 50 për nivelin e korrupsionit.

“Këto janë vendet me të cilat me gjasa mund të bëhen ‘marrëveshje të ndyra’ të tilla, sipas të cilave ata, ndoshta, për disa të holla, do të ofrojnë shërbimin e strehimit të këtyre njerëzve. Ato marrëveshje të jashtme megjithatë, deri tani nuk kanë kaluar askund dhe shpresoj se nuk do të kalojnë dhe nëse kalojnë, jam i bindur se do të provohet shumë shpejt se mbajtja e këtij problemi në kufijtë e jashtëm të disa pjesëve më të zhvilluara të botës, do të shndërrohet gjithmonë në ‘varr të të drejtave të njeriut”, bën të ditur bashkëbiseduesi ynë.

Shembujt më të mirë për këtë janë, thekson ai, kampet në Lesbos, Kos dhe Samos, të cilat u ndërtuan që aty të mbahen njerëzit që vinin nga Turqia në kufijtë e jashtëm të Unionit Europian. Gjykata Europiane e të Drejtave të Njeriut sipas fjalëve të tij, çdo javë dënon Greqinë për atë sepse këta njerëz mbahen në kushte johigjienike, ku nuk është e sigurt dhe aty midis tyre ka fëmijë të kategorive vulnerabël.

Fati i mëtejshëm i emigrantëve të deportuar tek vendet e treta, sikurse bën të ditur, varet nga ajo se cilat janë marrëveshjet e arritura.

“Në Ruandë, të themi, marrëveshja ishte që ata njerëz të shkonin aty dhe të kryhej procedura e azilit, që ata të jetojnë në kamp si azilkërkues. Shqipëria dha pjesën e vet të territorit italianëve për të kryer pritjen aty. Modelet janë të ndryshme dhe është e nevojshme të shikohet përmbajtja e marrëveshjes për të konkluduar se çfarë mund të ndodhë saktësisht”, thekson ky jurist.

Çfarë po ndodh me emigrantët nga SHBA prej momentit kur u aterruan në vendin në të cilën u deportuan, sipas vlerësimit të Gragosllav Rashetës nga Organizata Rruga e Tretë e Re, është çështje mjaft komplekse.

“Jemi të njohur me rastin e njeriut që e gjeti veten në burg në El Salvador, as fajtor dhe as në borxh. Nuk kishte dosie kriminale dhe kishte të gjitha dokumentet ligjore për qëndrim. Kështu që egzistojnë probleme të ndryshme që ushtrojnë presion mbi sistemet gjyqësore të shteteve që pranojnë emigrantë të tillë. Ata pranojnë detyrën për të kryer integrimin e tyre në shoqërinë e vet, kryesisht duke i vendosur ata në disa qytete në territorin e tyre. Por sektori joqeveritar dhe organizatat që merren me të drejtat e njeriut shpesh theksojnë se jo rrallë egziston shkelje e të drejtave themelore të njeriut kur bëhet fjalë për emigrantët", bën të ditur Rasheta për Kosovo Onlajn.

Në disa raste, sikurse thotë, të dëbuarve pas afatit kohor të përcaktuar që do të shepnzojnë në shtetin që ka nënshkruar marrëveshje me SHBA, do t’u mundësohet që të kthehen në shtetin e tyre të lindjes.

"Këtu bëhet fjalë për grupime që janë të varfëra, që nuk kanë letra të mjaftueshme dhe nuk kanë mënyrë për t'u kthyer në atdheun e tyre, ose vendet nga vijnë kryesisht nga ato nën luftë apo varfëri të jashtëzakonshme kështu që shpesh kthimi tek ta nuk është real. Kryesisht, Amerika përpiqet të sigurojë që ata të qëndrojnë për një periudhë nga një deri në dy vjet në territoret e shteteve me të cilat janë nënshkruar marrëveshje që mund të kalojnë përmes sistemit të brendshëm gjyqësor të këtij shteti në mënyrë që të mos fshihen plotësisht dhe se nuk dihet se çfarë u ndodh atyre”, thotë Rasheta.

Nëse marrëveshja mes Kosovës dhe Amerikës arrihet, ai nuk beson se një numër i madh i të deportuarve do të qëndrojnë në territorin e Kosovës në një të ardhme të largët. Nëse kanë mundësinë të vijnë në disa shtete të Europës Perëndimore, sikurse vlerëson, do të jetë e vështirë t'i mbajë, megjithëse, zakonisht bëhet fjalë për familje të varfëra që nuk kanë as mjete dhe as fonde për të zgjedhur për jetën në ndonjë shtet të Europës Perëndimore apo të kthehen pas në atdheun e tyre.

Rasheta beson se nëse administrata amerikane në Prishtinë nënshkruan marrëveshje për pranimin e emigrantëve të deportuar nga SHBA, Kosova nga kjo marrëveshje mund të ketë përfitime të natyrës financiare apo mund të bëhet fjalë për përfitime të caktuara politike.

“Pavarësisht asaj se Kosova tradicionalisht është afër demokratëve sesa administratës amerikane të republikanëve, në këtë temë mund të kërkohet sesi do të arrihet balancimi dhe për të rivendosur lidhje të fortë mes Uashingtonit dhe Prishtinës”, thotë ai.

Nëse Kosova do të merrte kompensim monetar, kjo do të ishte e ngjashme me rastin e marrëveshjes që Kosova ka me Danimarkën për strehimin e të burgosurve të saj në territorin e Kosovës, prej të cilës do të ketë të ardhura prej rreth 210 milionë eurosh në periudhën prej dhjetë vitesh.

Rasheta bën të ditur se Amerika për rastin e marrjes së emigrantëve, u ka përcjellë propozime shteteve në Ballkanin Perëndimor, Lindjen e Mesme dhe Afrikën e Veriut dhe mes tyre, përveç Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut, janë edhe Shqipëria, Libia, Esvatinia...

Marrëveshje të tilla, thotë ai, nuk janë të pazakonta për administratën amerikane duke pasur parasysh se format i ngjashëm u përdor gjatë tërheqjes amerikane nga Afganistani, kur u llogarit të gjendej strehim për sa më shumë refugjatë nga ai vend që bashkëpunuan me autoritetet në Kabul dhe me administratën amerikane.

Dhe Kosova, kujtojmë në 2021 priti refugjatë nga Afganistani  të cilët, sikurse atëherë njoftoi Qeveria e Kosovës në vendin e tyre punuan me forcat e SHBA dhe NATO apo me organizata të tjera ndërkombëtare. Atyre i’u sigurua strehim i përkohshëm në kamp jo shumë larg bazës amerikane Bondstil. Kampi u mbyll pas dy vitesh, kur numri më i madh i refugjatëve u largua nga Kosova për në një nga vendet e NATO dhe një numër i vogël i tyre mbetën në Kosovë.

Tani, kur spekulohet se do të ishte e mundur të negociohej me Kosovën për të negociuar për pranimin e emigrantëve nga Amerika, profesori universitar Mazllëm Baraliu beson se Prishtina nuk do të merrte asgjë në këmbim, sepse, sikurse thotë, asgjë nuk është fituar në 20 vitet e fundit as në kuadër të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve me Sërbinë dhe as në procesin e integrimit në Unionin Europian.

“Dorrëzuam kërkesë për anëtarësi në Këshillin e Europës, nuk na pranuan. Dhe në Unionin Europian egziston kërkesë e qeverisë sonë, por që nuk është bërë asnjë hap ndërsa duhej të ishin bërë shumë hapa” ka thënë Baraliu për Kosovo Onlajn.

I pyetur nëse Kosova duhet të pranojë emigrantët nga Amerika duke organizuar kthimin e tyre në vendin e orgjinës, Baraliu thotë se kjo duhet të shikohet ne aspektin ligjor dhe njëkohësisht kujton marrëveshjen mes Italisë dhe Shqipërisë për të cilën Shqipëria pranoi emigrantët që dërgoi Italia ku sikurse thotë, të gjitha detyrimet ndërkombëtare i mori qeveria italiane ndërsa Shqipëria mori përsipër që strehimi i tyre të ishte dinjitoz.

Çdo vend që ka nënshkruar marrëveshje me Amerikën për pranimin e emigrantëve nga SHBA, thotë Baraliu, duhet të jetë pothuajse i gatshëm që të tregojë dhe humanizëm për çështjen e kushteve “për njerëz që janë në hall”.