Bashkimi Europian e ka kuptuar se Ballkanit Perëndimor i është mjaftuar politika hipokrite
Shkruar për Kosovo Onlajn: Zhelko Shajn, korrenspodent special i Politika në Shkup
Konsiderohet se Riçard Milhaus Nikson nga të gjithë presidentët amerikanë, përveç Teodor Ruzvelt, njihte më mirë politikën ndërkombëtare. Në ndryshim nga Uinston Çurçill dhe De Goli të cilët studionin thellësisht historinë, Nikson ishte veçanërisht i interesuar për të kaluarën e disa vendeve, por vetëm aq sa ai e konsideronte të nevojshme. Me këtë veprim, Niksoni vendosi doktrinën e njohur të politikës së jashtme, duke speguar thelbin e saj me premisën se paqja egzistonte vetëm falë ekuilibrit të forcave.
“Na duhet të kujtojmë se në historinë e botës, periudhat më të gjata të paqes egzistonin vetëm kur ekzistonte edhe ekuilibër fuqish. Rreziku i shpërthimit të luftës lind kur një vend bëhet pakrahasueshëm më i fortë se rivali i tij i mundshëm. Unë për këtë besoj se në botën ku SHBA është e fuqishme. Unë mendoj se bota do të jetë më e sigurt dhe më e mirë nëse do të egzistojë Shtetet e Bashkuara të Amerikës e fortë dhe e shëndetshme së bashku me Europën, Bashkimin Sovjetik, Kinën dhe Japoninë dhe nëse të gjitha këto vende balancojnë njëra-tjetrën" tha Nikson në intervistën për revistën amerikane “Tajm” në vitin 1972.
Ky presidenti i 37-të i SHBA përveç doktrinës së tij, dinte të përdorte edhe retorikën e njërit prej paraardhësve të tij-Vudrov Uillson i cili respektonte veçanërisht Mihajllo Pupin idvorianin tonë i cili veçanërisht i‘a detyronte SHBA punën e tij shkencore dhe falë kësaj në Konferencën e Versajës ruajti integritetin territorial dhe sovranitetin e Mbretërisë së Jugosllavisë. Në këtë dritë, duhet të mbahet mend se Nikson ishte presidenti i parë i SHBA që vizitoi Jugosllavinë në vitin 1970. Nikson shpesh vuri në dukje retorikën e Uillson duke speguar se Amerika duhej t'i jepte botës diçka më shumë sesa shembujt e vendeve të tjera.
Pra, ndërsa Uillson qëndronte për udhëheqjen shpirtërore dhe idealizmin, i cili nuk mund të arrihet me asnjë forcë fizike dhe forcën e dhunës dhe këtu për Lidhjen e Kombeve, nga e cila doli Organizata e Kombeve të Bashkuara, ndërsa Nikson i dha fund përfshirjes amerikane në Luftën e Vietnamit në vitin 1973 duke përfunduar rekrutimet, vendosi marrëdhënie diplomatike mes SHBA dhe Kinës dhe inicioi Marrëveshjen rreth Kufizimit të Sistemeve të Mbrojtjes Antiraketore me Bashkimin Sovjetik, sot SHBA nuk ndalen nga përdorimi i shumëllojshmërisë së mjeteve për të krijuar rendin e ri botëror me mënyrën e vet. Qorrohen ndaj parimeve të KB duke respektuar fakultativisht Kartën e KB. Në vend që të gjejë zgjidhje përmes Këshillit të Sigurimit të KB, Amerika i’u drejtua zgjidhjes së situatës me NATO gjë që e ndjeu RF e Jugosllavisë me sulmin e 19 anëtarëve të NATO, ndër të cilët ishte vendi që nuk lejohej t’a bënte këtë në asnjë parim as historike, as etike, as ligjore-Gjermania.
Deri në çfarë mase janë përfshirë marrëdhëniet SHBA-NATO në kriteret amerikane për angazhimin në botë që Nikson shpalli në nëntor 1969 dhe në shkurt të vitit 1970, e më pas e sqaroi në fjalimin e tij të parë presidencial rreth raportit për politikë të jashtme, e ka analizuar Henri Kisinxher në librin e tij “Diplomacia”. Ky lajm, siç bën të ditur Kisinxher, u pa në tre pikat e mëposhtme: 1) SHBA do të respektojë detyrimet e veta kontraktuale; 2) SHBA do të sigurojë mburojë nëse një fuqi bërthamore kërcënon lirinë e një vendi aleat ose të një vendi mbijetesa e të cilit SHBA e konsideron thelbësore për të ardhmen e vet 3) SHBA pret prej vendeve të rrezikuara në mënyrë direkte që vetë të sigurojë trupat për mbrojtje.
Doktrina e Niksonit lindi gjatë kohës së Luftës së Ftohtë, e cila u shua me rënien e Murit të Berlinit. Megjithatë, nëse shikojmë thelbin e përmbajtjes së paqes sot, do të vërrejmë se kjo doktrinë ende funksionon në fushën e Ukrainës, Sërbisë dhe Izraelit. Bota po përballet me tragjedi të pamatshme, lajmet që vijnë nga territoret e Ukrainës dhe Izraelit janë të frikshme, si dhe ato që dëgjuam për vendin tonë dhe bombardimet e tij dhe sot kemi frikë nga zhvillimi i situatës në Kosovë dhe Metohi.
Pas Luftës së Ftohtë, "Uillsonizimi" të cilën e mbështeste Niksoni-ngadalë po merr formën, por ende mungojnë politikat konkrete të kufijve multikombëtarë. Iniciativa rajonale "Ballkani i Hapur" tregoi forcën e vet jo vetëm në forcimin e perspektivave ekonomike, por edhe në ruajtjen e paqes në këto hapësira. Marrëveshja e Brukselit për normalizimin e marrëdhënieve mes Beogradit dhe Prishtinës mori rëndësi implementimi duke zgjuar iniciativën e Berlinit në Tiranë, pas së cilës vendet e Ballkanit Perëndimor presin bisedime konstruktive me presidenten e Komisionit Europian, Ursula von der Lajen. Gjithashtu në Forumin e Tretë Ndërkombëtar “Rripi dhe rruga” në Pekin, Sërbia nënshkroi marrëveshje të rëndësishme me Kinën, mes të cilave dhe Marrëveshjen e tregtisë së lirë, ndërsa Pekini gjithashtu ndau mbështetje të konsiderueshme financiare për projektet në Sërbi, veçanërisht projektet infrastrukturore, të cilat lidhin vendet e Bashkimit Europian. Kjo e fundit këtë hap kurrë nuk e ka bërë dhe me këtë iniciativën e Berlinit po tenton të zbusë dështimin e saj, sepse ka mbajtur Maqedoninë e Veriut dhe të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor për 30 vjet rresht mes të cilave dhe Sërbinë i cili është i vetmi vend me politikë ushtarake neutrale, në dhomën e pritjes në dallim me vendet e tjera të cilat rrethohen apo janë anëtare të Aleancës Veriatlantike, ku SHBA dhe Turqia janë liderët më të fortë.
Bashkimi Europian me sa duket është kthjelluar duke kuptuar se sa shumë mund të dobësohen hapat e veta në territorin e Ballkanit Perëndimor, i cili është mjaftuar me politikë hipokrite dhe mund të anohet lehtësisht drejt Lindjes. Gjithashtu, marrëveshjet e Minskut tregojnë pragmatikisht se çdo implementim i dështuar që kthehet në luftë, është pikërisht humbje territoriale për Perëndimin. Kisinxher vuri në dukje këtë se Ukraina do të duhet të përballet me humbjen e territorit. Çështja është se çfarë do të ndodhë dhe me Kosovën, si dhe sa dhe si do t’a pranojnë Perëndimi dhe NATO Palestinën, e cila është shtet vëzhgues në KB.
Pas gjithë këtyre paralajmërimeve për BE, Ursula fon der Lajen nga sot po viziton vendet e Ballkanit Perëndimor, ku konstruktivisht do të bisedojë me krerët shtetërorë të Maqedonisë së Veriut, me pothuajse shtetin e Kosovës, Malin e Zi, Sërbinë, B&H duke tentuar të avancojë pritjen integruese të vendeve të Ballkanit Perëndimor sesi ato të kalojnë pragun e BE dhe të shmangin skenarin e kthimit të tyre drejt Lindjes.
0 komentet