Sellakoviq: Detyra më e rëndësishme, të vërtetojmë trashëgiminë kulturore sërbe në Kosovë dhe t’ia rrëfejmë mbarë botës
Ministri i kulturës së Sërbisë Nikolla Sellakoviq ka thënë sot se detyra më e rëndësishme është që të vërtetën e trashëgimisë kulturoro-historike sërbe, t’a përcjellim mbarë botën dhe pikërisht kjo, shtoi ai, është synimi i ekspozitës e cila u çel në nëntor në selinë e UNESKO në Paris ndërsa i kushtohet të mirave kulturore sërbe që janë të regjistruara në Listën e Trashëgimisë Botërore nën Rrezik.
“Ajo që lidh pazgjidhshmërisht Sërbinë dhe sërbët me Kosovën dhe Metohinë, nuk është vetëm betimi dhe historia kosovare, por ajo çka është gjallë dhe e jona në K&M. Këta janë njerëzit tanë, populli ynë, sërbët dhe sërbet, por dhe vendet tona të shenjta, që datojnë prej shekullit XII mes të cilave dhe katër perlat që janë nën mbrojtjen e UNESKO-Manastiri i Deçanit, Patriarkana e Pejës, Graçanica dhe Virgjëresha e Levishkës” ka thënë Sellakoviq për RTS.
Ky i fundit tha se aq sa ndodhet në vështirësi populli, po kaq ndodhen dhe vendet e shenjta, pasi ato njerëzit i mbajnë gjallë që besimtarët të vijnë dhe të luten, ashtu dhe murgjit që jetojnë në to ku i’a kanë përkushtuar jetën Zotit.
“Detyra jonë më e rëndësishme është që ato të jenë të ruajtura që jo vetëm t’i përkasin të mirave kulturore, por dhe të jenë të siguruara sikurse u takojnë” ka thënë Sellakoviq.
Ky i fundit përmendi se fakti që katër objekte të shenjta ndodhen nën mbrojtjen e UNESKO pasi janë të rrezikuara, flet mjaftueshëm se në çfarë gjendje ndodhen.
Ai shtoi se institucionet e Sërbisë që janë përgjegjëse për ruajtjen e monumenteve të kulturës, kujdesen sa më shumë për objektet e shenjta.
“Detyra jonë më e rëndësishme është që të rrëfejmë të vërtetën rreth trashëgimisë sonë kulturoro-historike në Kosovë e Metohi” ka thënë Sellakoviq.
Ndaj, shtoi ai, Ministria e Kulturës në nëntor nisi fushatën dhe kjo pikërisht në UNESKO, me ekspozitën me temë për monumentet sërbe të mesjetës që ndodhen në rrezik.
“Jam i bindur se gjatë 2025 në sa më shumë vende se kurrë ndonjëherë, në kryeqytetet e vendeve tona miqësore, të bëjmë ekspozita të ngjashme që t'u tregojmë të gjithëve të vërtetën rreth trashëgiminë sonë kulturore në K&M” ka thënë Sellakoviq.
0 komentet