Ristiq: Tentativë e rrezikshme e diplomatit në Prishtinë që trashëgimia kulturore sërbe të paraqitet si kosovare

Dejan Ristić
Burim: Kosovo Online

Tentativa shqetësuese që trashëgimia kulturore sërbe të paraqitet si kosovare pasi këto pretendime të pabaza në histori dhe fakte, ndezin pasionet dhe prishin stabilitetin edhe ashtu të brishtë në Kosovë, paralajmëron historiani Dejan Ristiq, drejtor i Muzeut të Viktimave të Genocidit.

Me rastin e deklaratës së ambasadorit gjerman në Kosovë, Jorn Rode, se manastiri i Deçanit është “kosovar”, Ristiq ka thënë për Kosovo onlajn se diplomatët e karrierës nuk bëjnë gafa të tilla amatore dhe se këtu nuk bëhet fjalë për këtë, por për faktin se pretendime të tilla vijnë gjithnjë e më shumë nga një sërë diplomatësh, jo vetëm gjermanë, por edhe francezë e disa të tjerë.

“Me këmbëngulje punojnë në ndërtimin e një narrative antihistorike që duhet t’a transformojë zonën e Kosovës e Metohisë historikisht, identikisht dhe në çdo mënyrë tjetër nga diçka që është pjesë e territorit shtetëror dhe kombëtar të Republikës së Sërbisë dhe djepi identitar i popullit sërb, në çdo mënyrë të mundshme në diçka që do të jetë atdheu i një lloj populli të lashtë, i cili nuk është sërb, por një lloj elementi i lashtë shqiptar, etnik në këto treva dhe që në periudhën e Mesjetës, me të vërtetë sipas të dhënave dhe burimeve historike, nuk ka egzistuar në hapësirën e sotme të K&M. Këto janë deklarata që të gjithë neve duhet të n’a shqetësojnë, ato janë maja e ajsbergut sepse ato pohime pasohen me të tjerat. Kur arrijmë në fazën që dikush të bëjë deklarata të tilla në publik dhe jo në ndonjë rreth të mbyllur njerëzish, atëherë kjo do të thotë se pas kësaj pasohen veprime serioze, të cilat nuk mund të kontribuojnë por vetëm mund të kapërcejnë situatën tashmë komplekse në zonën e ​krahinës tonë jugore” thotë Ristiq.

Ky i fundit beson se nuk duhet të frikësohemi prej tentativave të "kosovarizimit" të trashëgimisë kulturore sërbe por duhet të jemi të vendosur dhe kundër të tillave pretendime, paditurisë, narrativës antihistorike duhet të luftojmë me forcë veçse me dituri. 

"Dhe me këto dituri që do të demonstrojmë në jetën tonë të përditshme, do t’i transferojmë përtej kufijve tanë gjuhësorë, do të përkthejmë sa më shumë, do të komunikojmë me komunitetin ndërkombëtar, veçanërisht me atë shkencor. Ne nuk jemi mjaftueshëm të vetëdijshëm për institucionet udhëheqëse të shkencës, kulturës, artit dhe arsimit në shumë shtete demokratike dhe sesi ato ndikojnë në formimin e opinionit publik dhe qëndrimet e caktuara të elitave të tyre politike. Kemi shumë hapësirë ​​për të punuar, shumë mundësi, pavarësisht kufizimeve dhe pengesave të shumta. Na takon të jemi aktivë, jo pasivë. Neve na takon të jemi për tryezë ku zhvillohen bisedat, negociatat, dialogu dhe kurrë të mos jemi në tryezë me objekt ndarjesh të ndryshme, thashethemeve” thekson Ristiq.

Ky i fundit tregon se aksioni mbrojtës prej tentativave të tilla për të riformësuar të vërtetën, duhet menduar, bazuar në njohuri dhe fakte.

"Dhe atëherë do të fitojmë. Jo në fushën e betejës, sepse askush nuk dëshiron dhunë dhe vuajtje, por në këtë fushë tjetër, shumë më të rëndësishme të ruajtjes dhe afirmimit të fakteve historike dhe të drejtës së një populli që të vijojë të jetojë i lirë me pjestarët e tjerë të popujve në territorin ku jeton ndër shekuj dhe që është pjesë e patjetërsueshme e integritetit shtetëror të Sërbisë” përmbyll Ristiq.