Sellakoviq: Tentativë për rishkrim të historisë dhe barazuar viktimën me xhelatin

Nikola Selaković
Burim: Kosovo Online

Ministri i Punës, Punësimit, Veteranëve dhe Çështjeve Sociale në Qeverinë e Sërbisë, Nikolla Sellakoviq, në deklaratën për Kosovo Onlajn, komentoi zhvendosjen e pllakës përkujtimore për ushtarët e rënë sërbë në Prishtinë dhe theksoi se është përpjekje e re për të rishkruar historinë në këto hapësira.

Sellakoviq theksoi se gjithçka ka ndodhur në varrezat ortodokse sërbe, ku ndodhet varri dhe për heronjtë e tjerë sërbë, monumenti i të cilëve nuk është ndërtuar në park apo në ndonjë vend tjetër publik.

“Kjo është varrezë ortodokse sërbe në Prishtinë, aty ndodhet edhe varri i heronjve sërbë që humbën jetën në luftërat ballkanike dhe në Luftën e Parë Botërore. Ata aty u varrosën, nuk u vendos asnjë pllakë përkujtimore në objekt, rrugë apo në park. Ajo është vendosur në vendin ku janë varrosur, pra është vendvarrimi i ushtarëve sërbë”, ka thënë Sellakoviq.

Siç shton ky i fundit është tronditur nga fakti se këtë e kanë bërë disa përfaqësues të huaj diplomatikë të akredituar në Prishtinë.

“Kjo tregon kush e di se sa për të sajtën herë që e ashtuquajtura Kosovë nuk është ndonjë shtet, por tërësisht marionetë e krijuar në duart e atyre sponzorëve të cilët vendin tonë para afro 25 vitesh, e bombarduan për të rrëmbyer atë që ishte më e çmueshme për popullin tonë. Dhe sot këta që bërën në vitin 1999, po tentojnë të rishkruajnë historinë. Kështu që ata zhvendosin lapidarin e ushtarëve sërbë që në varrin e ushtarëve sërbë të vendosin pllaka të tjera përkujtimore për të barazuar viktimën dhe xhelatin, në të njëjtin vend dhe të mblidhemi me rastin e Ditës së Armëpushimit kur ata që u pajtuan atëherë, e kështu sot u bashkuan për të hequr lapidarian për të vendosur tjetër. Kjo ne nuk duhet të n’a surprizojë, sado befasuese dhe tronditese, vetëm se duhet të n’a kujtojë në atë se kush na e ka marrë Kosovën e Metohinë, kush tenton të rishkruajë historinë në ato hapësira dhe për çfarë është i gatshëm për gjithçka. Ajo çka është interesante, është se këtë herë ata të huajt që morën pjesë në të, flasin hapur për këtë” theksoi ministri.

Ai theksoi se kjo është një sekuencë logjike e gjithçkaje që ka ndodhur më herët, qoftë në vitin 1999 apo gjatë pogromit të marsit të vitit 2004.

“Nuk mund të harroj atë video banale dhe përjetimin e ushtarëve të KFOR në monumentin e Millosh Obiliqit nga Obiliqi, e cila sot për fat ndodhet në Graçanicë. Pra, kjo është sekuencë logjike e asaj që ata kanë bërë deri më tani, veçse tashmë kanë kaluar tek sërbët e vdekur të cilët i bezdisin pasi janë sërbë dhe i pengon lapidari i tyre. Populli sërb gjithë këtë do t’a mbajë mend mirë. Nuk do t’a harrojmë këtë dhe besoj se do të vijë momenti që do të mundemi t'ua kthejmë monumentin ushtarëve tanë në varrezat ortodokse sërbe në Prishtinë aty ku ka qenë, ku i takon të qëndrojë e egzistojë dhe që serbët nuk janë, ashtu sikurse e tha mirë shkrimtari ynë këto ditë, as Majat dhe as Inkët, as Aztekët në Kosovë e Metohi--popull i zhdukur, kështu që sipas trashëgimisë sonë, sillen në këtë mënyrë. Nuk do më çudiste që një prej tyre të rrëmbejnë artefakte të caktuara me vlerë të madhe për popullin tonë dhe kulturën tonë sipas zakonit të tyre të mirëvjetëruar, për t’i mbajtur në muzeumet e kryeqyteteve të tyre" ka thënë Sellakoviq.

Siç përmbylli ky i fundit e gjithë kjo duhet t'i forcojë njerëzit në besim për të luftuar përditë për Kosovën e Metohinë.

“Të jemi të përkushtuar ndaj kësaj me mendimet dhe veprimet tona përditë, t'i besojmë vendit tonë dhe lidershipit të udhëhequr nga presidenti Vuçiq, që në këtë luftë të tregojmë shkallën më të lartë të mundshme të unitetit pasi vetëm kur jemi të bashkuar, atëherë jemi mjaftueshëm të fortë për të shtyrë çdo nga këto lloj luftërash dhe të sjellim mirësi sërbëve dhe grave sërbe në Kosovë e Metohi dhe Kishës sonë Ortodokse Sërbe, por edhe trashëgimisë sonë shpirtërore, kulturore dhe materiale”, theksoi ministri.